Shteti nudo
Në kohën sa Kosova ishte nën okupimin serb, me gjithë dhunën dhe represionin që ushtrohej mbi popullatën shqiptare, me fanatizëm ruanim gjithçka që ishte identitet kombëtar. Madje vetëdija dhe uni jonë kombëtarë rritej proporcionalisht (ose dhe më shumë) me rritjen e dhunës së pushtuesit mbi ne.
Paslufte, megjithëse të lirë, krahasuar me periudhën kur çdo e drejtë fundamenatle e jona shtypej e cungohej në tërësi, ne filluam t’i zhvlerësonim shumë elemente kombëtare të cilat ishin frymëzimi kryesor i shumë gjeneratave për ta luftuar pushtuesin, tiparet që dikur na mbanin gjallë e të bashkuar, filluan të na ndanin më shumë se kurrë, filluam të ndërtonim e thurnim ide të ndryshme (atëherë kur diversiteti i ideve cenon ose vret tiparin unifkues, nuk do e cilësoja si pasuri mendimesh). Por kjo, sipas një opinioni të përgjithshëm të imponuar nga politikanët, arsyetohej me faktin se ne administroheshim nga Misioni i Kombeve të Bashkuara të cilët në shumicën e rasteve ishin arbitri kryesor.
Kronologji e shkurtër e zhveshjes
• Në vitin 2003, UNMIK-u dha shkëndijën e parë që pushteti i vendit duhej reformuar, dhe vendet që dikur cilësoheshin si pjesë e komunave të mëdha, do duhej të formësoheshin, sa për të kënaqur apetitet e komunitetit pakicë serb (u dha paralajmërimi që do falnim disa mijëra hektarë), gjoja do krijoheshin komuna të reja, për të përafruar pushtetin më afër qytetarëve. Pas negociatave për statusin përfundimtar të ndërmjetësuara nga Presidenti Ahtisaari u propozua decentralizimi i mëtejshëm i qeverisjes lokale në Kosovë duke përfshirë themelimin e 6 (5+1) komunave të reja ku komuniteti serb do të ishte shumicë. Sot vazhdojnë problemet, dhe kontestimet për të (mos) pranuar pushtetin e Prishtinës në to. Ku mbetet Mitrovica ?!
• Në vitin 2004 kur brendësia e objektit të parlamentit ishte rinovuar, ne muralet e saj ishin vendos dy piktura të mëdha, të cilat kishin karakter historik dhe ku paraqitej heroi kombëtar Skënderbeu. Udhëheqësi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kishte reaguar duke potencuar se pikturat duhej të largoheshin sepse kishin karakter një etnik.
• Plani i Ahtisarit obligonte parlamentin që të miratonte simbolet shtetërore të cilat nuk duhej të kishin kurrfarë përmbajtje kombëtare, ai gjithashtu kushtëzonte shtetin e ri që gjatë hartimit të ligjeve të kishte kujdes në përdorimin e terminologjisë (duke parandaluar definimet që mund t’i “lëndonin” pakicën serbe)…dhe shumë e shumë kushtëzime të tjera.
• Ministri i Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer gjatë një vizite në Kosovë kishte kërkuar që të largohen paragrafët nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet historike të këtij vendi. Ndërkohë që ministri i arsimit të Kosovës ishte pajtuar që të korrigjoheshin kapitujt e historisë ku flitet për perandorinë Osmane dhe popullin turk.
• Një tjetër rast kur identiteti kombëtar ishte atakuar drejtpërdrejtë ishte rasti i komunës së Prizrenit. Pasi që ishte miratuar logoja e Komunës në përmbajtjen e së cilës kishte të vendosur në mes shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit dhe vitin 1878, kishin reaguar komuniteti turk të cilët e kishin iniciuar këtë lëndë në Gjykatën Kushtetuese, dhe vendimi i kushtetueses ishte në favor të tyre pasi që e konsideroj këtë logo si antikushtetuese per shkak të përmbajtjes jo shumetnike.
• Megjithëse 28 nëntori konsiderohet si data më e rëndësishme kombëtare për shqiptarët, ajo nuk figuron në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës. Dhe përderisa nuk festohet ajo do të harrohet me kalimin e kohës, dhe gjeneratave të ardhshme nuk do t’u asociojë në asgjë ajo datë.
• Dhe në fund fare kur kemi mbetur pothuajse tërësisht të zhveshur, duhej ta ndryshonim edhe emrin. Nuk do të ketë më Republikë (për këtë fjalë më është bërë shpina më butë se barku dikur, dikur kur së bashku me dy gishta lartë thërrisja REPUBLIKË!)
Mbase një ditë do të na thonë se emri Kosovë nuk është i përshtatshëm dhe se duhet ta ndryshojmë… e ku me dit se çka do të na kërkojnë? E “lum” na për lojalitetin që kemi, prandaj të tjerët janë të lirë të kërkojnë çdo gjë nga ne, edhe zhvlerësimin e vetës sonë!
Hamendësim (shpresoj të mbetet joreal)!
Nëse supozojmë se Kosova do të anëtarësohet në BE pas 10 – 15 vitesh, në rrugëtimin tonë kaq të gjatë, edhe sa kompromise duhet të bëjmë, a do mbesë ndonjë element, apo nudizmi/imoraliteti/lakuriqësia do mbesin vetëm shenjë e dënimit për atë që nuk e ruajtëm dot?!
Çfarë identiteti kombëtar kemi ne sot, cili element kombëtar ka mbetur sot në ne, çfarë do të ndjejë fëmija im për kombin e tij, çfarë lidhje emocionale do të ketë ai me kombin e tij, ose a do të ketë fare komb për të?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht