Konceptet demagogjike ndaj shtetit dhe te drejtës sjellin deri te një kuptim i gabuar i raporteve mes qytetarit dhe shtetit. Përderisa kemi përqafuar sistemin demokratik/republikan të rregullimit shtetëror, atëherë duhet ta kuptojmë se i tërë pushteti buron nga populli. Ky pushtet drejtohet në pajtim me vullnetin e shumicës së popullsisë. Ajo shumicë formohet përmes zgjedhjeve të lira dhe materializohet përmes konstituimit të Parlamentit të Republikës. Nga ky organ burojnë të gjitha institucionet e shtetit. Ky pastaj zgjedhë të gjithë bartësit e pushtetit të cilët autorizimet shtetërore duhet t’i shfrytëzojnë me përgjegjësi dhe llogaridhënie transparente ndaj zgjedhësve (popullit).
Në kuptim të këtij zinxhiri i cili në teorinë dhe praktikën kushtetuese identifikohet si “zinxhiri i legjitimitetit Kushtetues”, zgjedhja e bartësve të funksioneve shtetërore duhet të i përgjigjet proporcionalisht vullnetit popullor i cili paraqet bazën e tij.
Me pak fjalë, vullneti i shumicës pasqyrohet proporcionalisht në organet e përfaqësimit, në organet të cilat janë të legjitimuara nga populli dhe vetëm ata të cilët në kuptim të këtij procesi legal janë zgjedhur, janë të autorizuar të flasin në emër të popullit.
Neve mund të mos na pëlqejnë ata që i ka votuar shumica, por ndryshimi i pushtetit mbi baza legale, mund të arrihet vetëm kur të ndryshojë orientimi i shumicës së popullsisë dhe jo mbi bazën e veprimeve të dhunshme.
Arsyetimi i veprimeve të dhunshme dhe përleshjeve mes nesh (qoftë civil apo polic) duke përdorur shembuj nga shtetet tjera, se edhe atje po ndodhkan këto përleshje, janë të papranueshme. Shoqëria kosovare ka importuar në vazhdimësi këto 15 vitet e pasluftës dukuri të cilat nuk përkojnë me moralin, dinjitetin dhe traditat tona.
Pavarësisht që pakënaqësia me gjendjen ekonomike dhe sociale në vendin tonë ka arritur kulmin, nuk janë këto metoda të zgjidhjes së problemeve. Përderisa ne ende kemi kurajo që të ulemi dhe bisedojmë me ata të cilët kemi luftuar, pse të mos kemi gatishmëri që të bisedojmë mes vete? Fundja, në gjuhën shqipe mund të flasim! Ndoshta kjo është një lehtësi më e madhe? Nuk kemi nevojë për ndërmjetësues dhe përkthyes.
Mirëpo, si çdoherë në këtë vend, konceptet negative mbi politikën dhe partitë politike i gjejmë në ekstremin më të skajshëm të mundshëm. Përderisa mundohemi të pasqyrojmë konceptet se në politikë nuk ka parime dhe se qëllimi i vetëm i ekzistimit të partive politike mbetet marrja e pushtetit, padyshim se mund të ja shtojmë edhe pasusin se në këtë proces nuk duhet kursyer asnjërin nga mjetet në dispozicion. Pasi në këtë kuptim “qëllimi i tyre e arsyeton mjetin”.
Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kuptojnë se opsionet aktuale të cilat i kemi para nesh janë në brendësi të njëjta, por me paketime të ndryshme. Qytetarët e Kosovës janë të detyruar që të zgjedhin mes njerëzve me dosje, sepse e tillë është përbërja e të gjitha partive politike në Kosovë. Dhe po, deri në marrjen e një vendimi të gjithë pandehin se janë të pafajshëm pasi drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën përfundimtare. Por, ata të partisë tjetër janë fajtorë, ndonëse parimet e njëjta zbatohen edhe ndaj tyre, mirëpo në konceptet e rivalitetit këto parime i zbatojnë vetëm ndaj vetvetes. Ne jemi të detyruar të zgjedhim mes njerëzve që frymëzimin për tu marrë me politikë e gjejnë në ata udhëheqës totalitarë që tiranizuan popullin e tyre. Të tillët si Enverin, Lenin, Stalinin apo Kastron dhe në këtë frymë e kanë kuptuar shtetin dhe pushtetin.
Ne duhet ta kuptojmë se ndryshimi i situatës ekonomike dhe sociale duhet të burojë nga populli dhe nuk mund të importohet. Këtij procesi duhet t’i prijnë njerëz model, me veprime që japin shembuj dhe rezultate praktike. Sepse, pavarësisht se në dorën e kujt do të jetë pushteti (tani), përfitues nga ai do të jenë vetëm të afërmit e tij, militantë dhe aktivistë të asaj partie të cilët do të punësohen në institucionet shtetërore. Sepse, ky është koncepti që kemi krijuar mbi shtetin, ta shfrytëzojmë maksimalisht për aq kohë sa mundemi.
Kjo është përçarja që kemi mbjellë përmes pluralizmit politik i cili po të mos ekzistonte nuk do të kishim këto probleme. Sepse, shqiptarët nuk arriti t’i përçaj asnjë faktor tjetër përveç partive politike. Jo pse pluralizmi ndoshta është i dëmshëm, por ndarjet tek ne shqiptarët gjithmonë kanë qenë të dhimbshme (sidomos kur preket xhepi apo në këso raste thesi). Mjafton të përmendim se tek ne ende gjen zbatim thënia “nuk mund të thotë vëllai se është nda me vëlla nëse aty nuk ka kërcit tulla”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit