Këtë shkrim dëshiroj ta filloj më një thënie të pazakontë të një shkrimtari të madh: "Mos besoni kur të ju thonë se kafshët dhe njerëzit kanë interesa të përbashkëta, se mirëqenia e njërit është mirëqenie edhe për tjetrin. Të gjitha këto janë mashtrime. Njeriu nuk i bënë shërbim asnjë lloj interesi, veç përfitimit të tij. Dhe le të mbretërojë midis nesh, kafshëve, një unitet i plotë mendimi e veprimi, një shoqëri e vërtetë në betejën e përbashkët. Të gjithë njerëzit janë armiq, të gjitha kafshët janë shokë…" (George Orwell).
Akoma pa u caktuar data e zgjedhjeve, kanë filluar marrëveshjet dhe kalkulimet e subjekteve politike për zgjedhjet nacionale, duke mos përfillur vullnetin e elektoratit dhe dëshirën e qytetarëve të vendit.
Po ndodhë kështu sepse liderëve politikë (partiakë) ju mungon përgjegjësia morale, kultura politike e respekti ndaj qytetarëve. Janë shndërruar në mashtrues e zhvatës të mëdhenj, në shkelës dhe uzurpatorë të lirisë e demokracisë, në shkatërrues të së tashmes e së ardhmes së vendit të tyre. Korrupsioni i ka mbuluar të gjitha institucionet e shtetit dhe partitë politike. Liderët e korruptuar janë shkaktar për fundosjen e shpresave të dy gjeneratave të shoqërisë sonë.
Gjendja katastrofale e krijuar në vend, si pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm ka bërë që populli të mos ju besojë më. Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi rënie drastike të numrit të votuesve në zgjedhje. Sepse qytetarët nuk kanë më për kë të votojnë.
Në mendjen dhe vetëdijen e popullit është krijuar bindja se kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merren me politikë janë mashtrues e intrigantë, janë hajna… të shndërruar në kusarë politik.
Pas 15 viteve pritje… shpresat e qytetarëve u kthyen në iluzione. Në vend të zhvillimit ekonomik, të prosperitetit e mirëqenies, popullit të Kosovës i erdhi zhgënjimi e thyerja e madhe shpirtërore nga denigrimi kulturor e social që shkaktoi humbjen e të gjitha shpresave tek popullata për një të ardhme në vendin e vet.
Ketë gjendje të rëndë shpirtërore të qytetarëve të Kosovës duhet ndryshuar sa më parë. Por, si të arrihet deri të kjo? Tani për tani duket se është e vështirë, por jo edhe e pa mundur!
Opozitës së çakorduar i duhet akoma shumë kohë për të arritur unitetin e nevojshëm, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Përkundër dëshirave të popullatës dhe nevojës imediate për ndryshim, akoma jemi larg arritjes së qëllimit të përbashkët.
Janë grupe të shumta interesi në Kosovë që ju shkon për shtati gjendja aktuale. Janë aferat korruptive, bizneset dhe interesat klanore që i bëjnë bashkë pozitën dhe opozitën në Kosovë. Liderët e shantazhuar dhe te korruptuar, ditën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe para mediave nuk e kursejnë njëri-tjetrin me sharje dhe fyerje sa për të mashtruar opinionin, përderisa natën bëjnë marrëveshje dhe pazare politike të fshehta për ndarjen e pushtetit dhe shtrirjen e sferave të interesit në Kosovën e lodhur dhe të rraskapitur nga varfëria dhe denigrimi social i vlerave njerëzore!
Kudo që shkon sheh fytyra të thyera dhe te ngrysura nga humbja e të gjitha shpresave për të jetuar në këtë vend; me secilin që bisedon, një përgjigje e gjen: zhgënjim dhe humbje shprese për të jetuar në këtë tokë dhe në këtë vend; një dëshirë dhe një synim të përbashkët: ikjen dhe largimin nga vendlindja e tyre e dashur! Po ndodhë kështu si pasojë e një klasë të pandërgjegjshme politike e cila ua ka fikë të gjitha dritat e shpresës popullatës shqiptare të këtij vendi.
E vetmja shpresë reale për ndryshime pozitive ka mbetur diaspora. Një armatë intelektualësh dhe veprimtarësh të dëshmuar të viteve të ’90-ta, të rinj të specializuar në fusha të ndryshme, munden dhe duhet të mobilizohen për çlirimin e vendit nga uzurpatorët e lirisë sonë!
Ndryshimin mund ta bëjnë vetëm ata që janë të gatshëm në mënyrë vullnetare të vihen edhe një herë në shërbim të popullit e Atdheut për ta shpëtuar Kosovën nga zbrazja e ç’kombëtarizimi, nga krimi e korrupsioni të shkaktuara nga keq-qeverisja e kastës aktuale politike.
Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive jo vetëm që ekziston, po thërret si kushtrim në ndërgjegjen e atdhetarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të çështjes kombëtare.
Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazuar në vlera kombëtare, në atdhedashuri e moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keqqeverisjes në Kosovë. Secili mund të japim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës, shtetin e së ardhmes për fëmijët tanë. Secili me takatin e me zanatin e vet, mund ta bëjmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit e shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar nëpër shekuj.
Diaspora me kapacitetet e saj mund të instalojë një formë të re të demokracisë euro-perëndimore, që në qendër e ka qytetarin e jo liderin, që politikën ta vejë në shërbim të qytetarëve e jo të liderëve e grupeve të caktuara siç po ndodhë tani. Kosovës i duhen lider të së ardhmes, që demokracinë e zhvillojnë nga poshtë-lartë. Qytetarët duhet të dinë nga ju vijnë e nga ju shkojnë paratë e tyre. Çdo lëvizje financiare duhet të bëhet publike.
Me ndryshimin pozitiv që Kosovës do t’i sjellë diaspora, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për programe dhe ide konkrete, e jo më për "emra" apo "fytyra" si deri më tani. Diaspora, së bashku me një lëvizje qytetare do të bëjnë që në ulëset e Parlamentit të Republikës së Kosovës të ketë: intelektualë, veprimtarë, punëtorë, ekspertë të fushave të ndryshme, afaristë e biznesmenë… një përfshirje të gjerë, pa dallime ideologjike, fetare apo rajonale.
Më ndryshimet e ardhshme kushtetuese, Kosovës duhet t’i kthehet referendumi popullor, që është shprehja më e lartë e demokracisë dhe lirisë së një vendi, dhe rregullimin e të drejtave më Kushtetutë për të gjithë qytetarët, e jo për të drejtat e një grupi të caktuar siç është sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania