LAJMI I FUNDIT:

Shteti i idealeve të korruptuara

– Me rastin e 29 vjetorit të demonstratave të ’81-shit –

Me 11 mars mbushen plot 29 vjet që nga fillimi i demonstratave të Pranverës se Madhe të 81-shit, e cila filloi gërmimin dhe shembjen e themeleve të ish-Federatës Jugosllave, që kjo federatë ishte për shqiptaret një burg që ua mohonte lirinë kombëtare dhe shtet-formuese. Që nga ajo kohë e deri në kohën e sotme, pjesërisht janë përmbushur idealet e asaj gjenerate atdhetare e cila me kurajën e saj prej militantesh dhe patriotesh në varganin kombëtar pasuruan historinë tonë duke e themeluar më vonë UÇK-në, si arritjen më të mëdha të një organizimi ushtarak të popullit tonë.

Pranvera e Madhe e 81-shit, e inspiruar nga demonstratat e vitit 68, dhe e motivuar nga padrejtësitë e sistemit vetadministrues jugosllav, sidomos për pozitën jo te barabartë te shqiptareve ne ish Jugosllavi, (ishte populli i tretë përkrah madhësia, pas serbëve dhe kroatëve), ishin faktorët qe ndikuan qe kjo Pranverë e Madhe të fillojë rrugëtimin e gjatë drejt fitores historike; Krijimin e shtetit të Kosovës, (me sovranitet të cenuar). Çmimi për këtë fitore ishte i madh. Mijëra vjet burgje, derdhje gjaku e sakrifice sublime për liri.


Gjenerata e kësaj Pranvere te Madhe pjesërisht ka arritur që t’i sendërtojë idealet e veta duke krijuar shtetin e Kosovës në kufijtë e ish autonomisë se atëhershme. Por idealet e asaj gjenerate që si kërkesë fondamentale kishin që të gjitha territoret me shumicë shqiptare në ish-Jugosllavi të futeshin nën ombrellën e Republikës se Kosovës. Kjo kishte pas qenë punë e vështirë dhe ky ideal çaloi. Ky çalim nuk është tek faji i kësaj gjenerate, sepse territoret e ndara të shqiptarëve ishin të ndara kaherë dhe ishim para një fakti të kryer. Dhe si popull i vonuar që jemi, mundësitë për t’u rregulluar ‘faktet e kryera’, ishin tejet të vogla.

Njëzet e nëntë vjet pas këtyre ngjarjeve Kosova është e pavarur. Shumë protagonistë të atëhershëm, pro Republikës së Kosovës, po edhe pak të atillë që ishin kundër saj, janë në skenën politike të Kosovës dhe mbajnë poste të rëndësishme shoqërore dhe politike. Ndërsa një pjesë tjetër e atyre protagonistëve që nuk janë në pushtet, përballën me tjera rropatje jetësore, ashtu si shumica dërmuese e popullatës; si papunësia, skamja, sëmundjet dhe varfëria. Pra, nga ky kënd, pozita e sotme shikohet nga dy prizma. Nga këndi i pushtetit, pjesa e te cilit janë “pjesëtaret”e Pranverës se Madhe dhe këndi i zhgënjimit i gjithë atyre që sot duke pritur miratimin e një projektligji nga institucionet e shtetit te Kosovës mëtojnë të dalin nga gjendja e rendë ekonomike.

Me duhet të them se sot me shokët te cilët dikur ndanim qelitë e burgjeve serbe, sikur u kanë humbur elanin dhe idealin për ta luftuar të keqen. Ishin të pamposhtur para torturave të armikut, por sot sillen çuditshëm para shefave partiakë, apo shtetëror. Ky korruptim i idealeve me dhemb shumë mua dhe shumë shokëve. Dikur si idealist që ishim edhe në qelitë dhe dhomat e burgut debatonim për drejtësinë sociale, por jo për korrupsionin. Të jemi të sinqertë se ne atë kohë populli ynë luftonte për lirinë e vet nga e cila ishte i privuar. Ndërsa përmasat e korrupsionit, në raport me sot, ishin pakrahasueshëm shumë më të vogla dhe ndoshta ishin te parëndësishme të debatoje për këtë fenomen.
Sot kjo punë qëndron ndryshe. Madje shumë ndryshe. Nuk ka të atillë që sot do ti thoshte shefit te vet: “O zotëri, pa na trego kah e more gjithë këtë pasuri. Deri dje ishe rrip e shkuar rripi”.

Privilegji që ofron kolltuku jo pak figurave gjatë historisë ua ka topitur ndjenjat dhe idealet e tyre. Kjo nuk bën përjashtim as tek ne. U takon atyre që sot e gëzojnë pushtetin, që të luftojnë që qeveritaret të mos gënjejnë popullin, të mos vjedhin nëse kanë disa ideale, se pushteti pa ideale të caktuara mund të jetë abuzues, përfitues e hajn, por jo ndërtues dhe prosperues. Pra, nuk është çudi qe një shkrimtar yni i njohur nuk e merr çmimin qe i dedikohet për vepër jetësore, me arsyetimin se kjo qeveri është nënshtruese e te huajve dhe gënjeshtare e popullit te vet. Të tillë ka plot në institucione tona.

Për te mos u zgjatur kjo histori, me duhet të them se këto ditë e thirra shokun tim të burgut (Sh.V.) për te pyetur për një ish të burgosur politik që dikur ndanim qelinë së bashku në burgun e Pozharevcit. Sot ai dergjet nga kanceri në një shtëpi kasolle, jo ma shumë se njëmijë metra në vijë ajrore larg nga ndërtesa e qeverisë së Kosovës. Dhe ata që sot janë në atë ndërtesë, janë falë kontributit modest të kësaj kategorie, duke mos përjashtuar edhe kategoritë tjera, që pjesën më të mirë e lanë në burgjet serbe.

Ata që kanë kapur pushtetin, hajna, banditë të përzier me patriotë naivë, e gjithfarësh që kanë ndërtuar me mijëra metra katror shtëpi, ndërtesa dhe pasuri marramendëse për të cilën pasuri do duhej që të punonin se paku ka njëqind vjet dhe me kusht që të mos hanin fare nëse rroga e tyre nuk kalon njëmijë euro në muaj.

Shoku ynë, për te cilin e pata fjalën, si trim e i paepur që ishte, sot me sëmundje të rëndë i është dorëzuar i tëri realitetit mizerabël dhe të pashpresë për një të ardhme më të mire. Bile të familjes së vet. Ai sot është i dobët fizikisht i shtrirë në shtrat. Edhepse për idealet e sotme ai kishte mbajtur shumë vite burg. Madje vdekja për këto ideale ia kishte marrë edhe vëllanë e tij në moshën më të mirë.

Sëmundja ndoshta edhe do ta shkatërrojë dhe ky do ti dorëzohet vdekjes, por ndërgjegje për një moskujdesje institucionale nga qeveria a thua për këtë kategori shoqërore do ta zgjojë ndokënd?

(Autori është sekretar i Shoqatës të ish të burgosurve politikë në Podujevë)

Në trend

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin  te rruga

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

Rajoni i Prishtinës
Kalo në kategori