Shteti grindavec i Ballkanit
“… kjo mënyrë e përqasjes së kësaj akademie ndaj shqiptarëve është pasojë e krizës së identitetit të popullit të cilin përfaqëson ajo. Por është mëse e qartë se duke sulmuar, nënçmuar dhe përvetësuar historinë e të tjerëve, nuk mbrohet identiteti dhe nuk krijohet historia e një populli. Kjo, vetëm thellon hendekun mes dy popujve, e bën më të vështirë bashkëjetesën dhe nxit e legjitimon lëvizjet ekstreme në rajon”.
Është për t’u habitur dhe po aq e vështirë për t’i dhënë një sqarim logjik gjithë asaj që ndodh në Maqedoni. Në kohën kur edhe popujt që kanë luftuar me shekuj me njëri-tjetrin, arrijnë të lënë anash gjithçka që ka ndodhur dhe vendosin të jetojnë në paqe, Maqedonia çdo ditë nxjerr nga një çështje që mund të rrezikojë seriozisht sigurinë jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Dhe më interesantja, problemet nuk i nxjerrin të tjerët, siç thotë populli, ”ata vet kruhen”.
Kam menduar dhe jam lodhur shumë për t’i gjetur diagnozën sëmundjes që ka kapluar Maqedoninë dhe maqedonasit. Edhe fëmijës kur i bërtet dikush, edhe nëse ka të drejtë dhe nuk i pëlqen, ul kokën. Maqedonia, me njëmijë e njëqind halle që ka; një veto e “hëngri”, tjetrën e ka te dera, ndërsa ajo nuk përton të hap fronte reja “lufte”.
Janë me dhjetëra çështjet e këtij lloji, e parafundit ishte çështja e ndërtimit të kishës në qendër të Shkupit, ndërsa tani, kjo çështja e enciklopedisë ose thënë më mirë falsiklopedisë së promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Ta kishte bërë dikush tjetër, ndonjë organizatë joqeveritare apo ndonjë individ, do të ishte shumë më ndryshe, por ta bëjë Akademia e Shkencave dhe të financohet nga qeveria është një precedent dhe një gabim i pafalshëm i radhës.
Në fakt, gjëra të këtilla edhe priten nga ky institucion i cili s’ka bërë ndonjë gjë të hajrit deri më sot, pasi ishte po ky institucion që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, propozim ky që u refuzua nga shqiptarët. Si duket, Akademia e Shkencave të Maqedonisë, ka marrë si shembull rolin dhe misionin e Akademisë së Shkencave Serbe, e cila me politikat dhe strategjitë e saja arriti ta bëjë “lëmsh” Serbinë dhe ta sjellë në gjendjen që gjendet sot. Kështu që, po vazhdoj kështu, një Zot e di se si do të përfundojë ky muhabet.
Për të mos e zgjatur shumë, unë nuk jam historian dhe nuk kam ndërmend ti futem historisë dhe t’i bind maqedonasit se ato që janë shkruar nuk janë të vërteta por thjesht, në mënyrë modeste dua t’i paralajmëroj për rrezikun që i pret.
Për mua, kjo mënyrë e përqasjes së kësaj akademie ndaj shqiptarëve është pasojë e krizës së identitetit të popullit të cilin përfaqëson ajo. Por është mëse e qartë se duke sulmuar, nënçmuar dhe përvetësuar historinë e të tjerëve, nuk mbrohet identiteti dhe nuk krijohet historia e një populli. Kjo, vetëm thellon hendekun mes dy popujve, e bën më të vështirë bashkëjetesën dhe nxit e legjitimon lëvizjet ekstreme në rajon.
(Autori është kryeredaktor i Albeu.com)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe