LAJMI I FUNDIT:

Shtatori absurd në Maqedoni

Politika s’është asgjë tjetër, pos mjeshtëri e rrenës në çastin e duhur. Kjo thënie volteriane, të cilën mezi po e lexoja nga pluhuri që këto ditë më ka mbuluar sytë, më duket domethënëse në fundin e shtatorit, që filloi me “branitellat” dhe përfundoi me “shkatrimtellat”. Të parët – qyqet më të zeza në kapërcyell të shekullit XX dhe të këtij fillimshekulli; të dytët – veglat e tyre qorre! Në mes tyre, shqiptarët!

Shtatori nuk do të ishte i tillë, nëse ngjarjet e renditura si në shirit filmi, nuk do të ishin absurde. Fillimi i vitit shkollorë për shqiptarët e Maqedonisë ishte përjashtues – paramendojeni, në shekullin XXI t’ua mohojë shkollimin; vrasësi i dy të rinjve shqiptarë të Gostivarit nuk nxirret para drejtësisë – paramendojeni, për shkak sigurisë në qytetin ku nuk lëviz asgjë, përveç të rinjve të papunë; interpretimi i himnit të shqiptarëve në një institucion arsimorë shqiptar USHT – paramendojeni, shqyrtohet mundësia e ngritjes së procedurës gjyqësore; vazhdimi i financimit të projekteve joproduktive – paramendojeni në kohërat kur ekonomia e vendit ndodhet zyrtarisht në recesion; protestat e mjekëve – paramendojeni ndalimin e tyre me aktvendime gjyqësore; deklarimi për të qenë anëtarë në NATO dhe BE – paramendojeni me politikat anti-Bruksel etj.

Ndodhi absurde në një vend absurd, ku politika është me temperaturë të lartë në çdo stinë. Temperatura e lartë në këtë vend është bërë e padurueshme për njerëzit, sidomos për shqiptarët, pasi përfaqësuesit e tyre politikë nuk janë në gjendje të zgjidhin problemet e tyre reale.


Politikat paralele të bëjnë të kuptosh se ata janë pjesëtarë memecë në Qeveri dhe udhëheqës të institucioneve memece. Memece në Maqedoni është edhe opozita dhe shoqëria civile që nuk drejtojnë gishtin kah e keqja që shkatërron çdo institucion të pavarur, duke u mundësuar pushtetarëve pushtetin ta përshtatin sipas terezisë së vet.

Shtatori përfundoi. Shqiptarëve u mbetet të shohin e të mësojnë më shumë për zhvillimet “politike”, “patriotike” e “diplomatike” të “prijësve” të tyre. Shqiptarët duhet të shohin dhe t’ju japin fund atyre të cilët ua mohojnë shkollimin e fëmijëve të tyre; shqiptarët duhet ta dinë se kush janë ata të cilët mbrojnë policin vrasës të Gostivarit; shqiptarët duhet ta shohin dhe ta dinë se nuk i kanë pasur punët mirë në këtë shtator; shqiptarët duhet të shohin e t’i njohin ata që po shkatërrojnë e plaçkitin gjithçka që u vjen dore; shqiptarët duhet të shohin e të dinë gjithçka që po u punohet pas shpine.

E drejtë e shqiptarëve, e garantuar me të gjitha të drejtat ndërkombëtare, është që të vendosin për fatin e vet dhe për fatin e fëmijëve të tyre! Ndoshta pluhuri i objektit që po shkatërrohet në Gostivar, në ditën e zgjedhjeve, përveç syve nuk do t’ua mbulojë edhe mendjen!

Në trend

Më shumë
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Magazina
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Magazina
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Magazina
Kalo në kategori