Shqiptarët përsëri kurban?
Po qe se i hedhim një vështrim zhvillimeve të fillimshekullit të kaluar, gjegjësisht luftërave dhe konferencave ballkanike, lehtë mund të vërehet se atëbotë, për hir të stabilitetit të rajonit, Ballkanit pra, fuqitë e mëdha të Evropës sakrifikuan gjithë luftën, angazhimin, djersën dhe gjakun që dhanë shqiptarët për liri dhe pavarësi në shekuj. Fuqitë e mëdha evropiane dje, për hir të stabilitetit dhe nën trysninë e vazhdueshme të propagandës hegjemoniste serbo-greko-ruse, copëtuan tokat shqiptare duke i lënë këta banorë më të hershëm të vetë Evropës të shpërndarë si zogjtë e qyqes në disa shtete e duke ngulfatur gati deri në mbytje gjithë këtë popull autokton. Është e ditur tashmë se edhe atëherë, kur vizatoheshin hartat e Ballkanit, ishin ShBA-të që mezi arritën të lënë ca vija në hartën e madhe ballkanike, që tregonin se brenda atyre vijave jetonin shqiptarët, duke ia ndalur kështu turrin hegjemonisë serbo-ruse që të mos i hidhte në det “këta fshatarë malokë”.
Po qe se analizojmë periudhën e viteve 1900 deri 1924 me atë të sotmen, apo thënë më mirë po të shihet dhe krahasohet ajo periudhë me zhvillimet e fillimshekullit të tanishëm dhe qëndrimi i atëhershëm i fuqive të mëdha me qëndrimin e tanishëm ndaj shqiptarëve, posaçërisht qëndrimi i ShBA-ve, mund të vërehet shumë pak dallim. Vetëm se nuk thuhet haptazi prej disave se, “Kosova është thjeshtë një shprehje gjeografike”, ashtu siç u tha për Shqipërinë kur ishte duke u shndërruar në Newborn.
Historikisht është e njohur se me shkatërrimin-rënien e perandorive kanë lindur shtete të reja. Globalisht njëjtë ndodhi edhe me rënien e perandorisë komuniste, njëjtë ndodhi edhe me rënien e federatës “perandorisë” jugosllave. Në përmasa globale nuk pati luftëra të popujve për t’u “çliruar” nga okupatori, përveç luftërave që shkaktoi Serbia me sllovenët (pak ditë zgjati kjo betejë se Sllovenia prekte drejtpërdrejt muret e Evropës së Re), boshnjakët, kroatët dhe me shqiptarët, edhe pse këta të fundit ishin nismëtarët e shkatërrimit të perandorisë federative jugosllave (kujto ngjarjet e ’81-shit në Kosovë dhe zhvillimet e mëvonshme rreth saj) kishin mbetur të fundit për t’u çliruar nga okupatori fashist serb. Sepse kështu kishin dashur udhëheqësit e vetëshpallur popullor, gjithandej troshave të tokave shqiptare, sepse kështu ishin këshilluar nga miqtë perëndimorë, që kërkonin ruajtjen e stabilitetit dhe të qetësisë në rajon. Përfunduan luftërat në ish-Jugosllavi me një konferencë ndërkombëtare në Dejton të ShBA-ve gjithnjë në favor të Serbisë e të Kroacisë, në dëm të boshnjakëve, sepse në Bosnjë, edhe pse Serbia ishte agresore e drejtpërdrejtë, u themelua një identitet i ri serb, nga i cili B&H mbeti dhe do të mbetet gjithnjë peng i përhershëm i zhvillimit dhe i prosperimit. Në vend që të ndëshkohej agresori, ai u shpërblye.
U krijua një komoditet komfor në Ballkan sa fitohej përshtypja se gjithçka ecte si është më së miri. Politika e Shqipërisë, gjegjësisht politikanët e saj, ishin në siklet se kush kë do të shaj me fjalorin më të ndytë për të fituar më shumë “kokrra” në “demokraci” dhe nuk çanin kokën për gjysmën e kombit që lëngonte nën makinerinë vrastare serbo-maqedonase, duke mos lënë anash edhe Malin e Zi. Mjaftonte që Saloja të furnizonte me naftë makinerinë vrastare të Millosheviqit përmes Liqenit të Shkodrës, deri sa ajo ishte në embargo nga “bota demokratike”, e të mbushte llogaritë e tij bankare, vetëm e vetëm që të kishte para për fushata zgjedhore e me çdo çmim t’i fitonte zgjedhjet kundër “të kuqve” të konvertuar në parti të re. Mjaftonte që ata, të mëdhenjtë, të zgjedhurit e popullit, të mos i prekte pushtuesi, paçka se populli shtypej nën ingranazhet e diktaturës millosheviqiane në Kosovë, mjaftonte që populli , që i kishte zgjedhur, të hynte diku tjetër në borxh vetëm të paguante tre përqindëshin, që të zgjedhurit e popullit të mbanin gjallë arsimin e bodrumeve, të kishin para për të paguar telefonin e presidentit, që shpesh kryeministri në ekzil nuk e paguante, të kishte së paku ngapak uiski e më shumë cigare të shtrenjta, sa për të lagur fytin se ishin në siklet të madh për hallet e popullit këta dhe sa për një biletë autobusi për të shkuar deri në Beograd me Shën Exhidion te vëllai i madh.
Në emër të stabilitetit të rajonit sakrifikohej një popull i tërë. U dash të lindë UÇK-ja, që përbrenda vetes prodhonte guxim dhe sakrificë deri në vetëflijim në emër të lirisë, për të zgjuar ndërgjegjen e fjetur të demokracive botërore, kurse klasa politike e vendit assesi të kthjellohej edhe pas golgotës mbarëkombëtare.
Sot, kur kanë kaluar gati 13 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, Serbia, edhe pse shtet gjenocidial, pa përmbushur kriteret themelore të përcaktuara nga aktet normative të BE-së (Në kushtetutën e këtij shteti Kosova vazhdon gjithnjë të konsiderohet si pjesë përbërëse e saj, financiarisht e politikisht mbështetë strukturat paralele në Kosovë etj), me bekimin dhe ndihmesën e madhe të politikës vendore të vetë Kosovës dhe të Shqipërisë, Serbia do të merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. E ku mbetën shqiptarët, që thirreshin vazhdimisht në paqe, në dialog, në joviolencë, et, etj.? Në bisht të sorrës, do të thosha. Fuqitë e mëdha evropiane copëtuan tokat shqiptare dikur për ruajtje të stabilitetit të rajonit, të njëjtat fuqi flijojnë shqiptarët sot, në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e kudo tjetër për të ruajtur stabilitetin në rajon. Arritja e marrëveshjes së fundit në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është konsideruar nga politikbërësit perëndimorë, si e arritur e veçantë e tyre për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë, sepse Serbia qenka ajo së cilës nëse nuk i plotësohen kërkesat do ta destabilizoj rajonin dhe mbarë botën, jo si para 10-12 viteve, por edhe më tmerrshëm.
Shqiptarët, si dikur ashtu edhe sot po bëhen me vetëdije, vullnetshëm, me ndonjë cingërimë celulari prej lart që e vetëkonsiderojnë presion diplomatik, kurban i interesave të fuqive të mëdha në emër të ruajtjes së stabilitetit të rajonit.
Por mos harroni: SËRISH VJEN MARSI!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht