LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët përballë propozimit malazez për Ballkanin

Sot në mediat ballanike po diskutohet rreth projektit të formuluar nga qeveria e Malit të Zi për krijimin e një organizate ballkanike, me shtetet e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë. Ky model, pavarësisht se akoma nuk është bërë i qartë në detaje se çfarë projekte do të përmbajë, nga vetë emri i tij do të jetë i ngjashëm me Bashkimin Evropian. Tani lind pyetja që, nëse Bashkimin Evropian e kemi pranë, pse duhet të jetë i nevojshëm një projekt i tillë?

Përgjigjja ime është se ky model është i mbështetur nga qeveritë sllave vetëm për një qellim: “Që qeveritë sllave të mos bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”. Pavarësisht se në Evropë kemi histori 3000-vjeçare, shohim se historia vetëm sa përsërit veten e saj. Historikisht, populli sllav dhe evropianët i kanë pasur marrëdhëniet të brishta.

Shqetësues është fakti se çfarë roli do të luajnë shqiptarët në këtë projekt që synon të realizohet? Të tilla bashkime janë bërë edhe në luftërat ballkanike, ku shqiptarët kanë qëndruar në hije dhe me Jugosllavinë që shqiptarët i humbën të drejtat e tyre. Prandaj, nëse ky projekt miratohet, shqiptarët duhet të mësojnë nga e kaluara dhe këtë herë të jenë faktori ndikues në këtë bashkim.


Sot jetojmë në një botë globaliste dhe duke pranuar këtë fakt, nëse pranohet të themelohet një bashkim i tillë do të jetë normale për botën. Atëherë shqiptarët, veçanërisht shqiptarët që jetojnë në Perëndim, duhet të themelojnë shoqata dhe organizata në drejtime të ndryshme dhe të bëhen projekte se si shtetet shqiptare të kenë rolin kryesor në këtë bashkim. Nëse ky projekt miratohet nga Bashkimi Evropian, atëherë përfaqësuesit e këtij subjekti do të jenë shqiptarët. Për këtë arsye, ky projekt edhe mund të realizohet, sepse vetëm në këtë mënyrë Bashkimi Evropian do të ketë mundësi më të mirë për të kontrolluar politikën sllave.

Por, këtë përfaqësim shqiptarët duhet ta bëjnë në mënyrë dinjitoze dhe të kenë kujdes nga sllavët. Gjithashtu, ky projekt mund të mbështetet edhe nga Turqia, sepse në këtë mënyrë Ballkani nuk hyn tërësisht në sferën evropiane. Por edhe përfaqësuesit e Turqisë do të jenë shqiptarët, sepse historikisht Shqipëria dhe Turqia kanë patur marrëdhënie të mira. Në këtë mënyrë shqiptarët përsëri bëhen “urë lidhëse” ndërmjet kulturave të ndryshme.

Por, kjo nuk do të thotë që duhet të na shkelin. Shqiptarët me popullsi të ulët duhet të fokusohen më shumë te teknologjia dhe në këtë mënyrë mund të arrijnë shtetet evropiane në aspektin ekonomik.

(Marrë nga: Shekulli)

Në trend

Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Kalo në kategori