Fondacioni "Heritage" e renditi Shqipërinë në vendin e 62 në botë për sa u përket lirive ekonomike, duke e cilësuar si "vend relativisht të lirë" me një përmirësim të lehtë kundrejt vitit të kaluar. Problemet kryesore të Shqipërisë vlerësohen pengesat jotarifore nëpër dogana, mosrespektimi i titujve të pronësisë dhe niveli shumë i lartë i korrupsionit. Megjithatë, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, shqiptarët konsiderohen se janë shumë më të lirë nga pikëpamja ekonomike. Sipas raportit të publikuar dje, të gjitha vendet e rajonit tonë me përjashtim të Bullgarisë, janë më dobët se ne. Shqipëria është edhe më mirë se sa Italia e Greqia në këtë drejtim.
Indeksi
Treguesi i lirive ekonomikë është zhvilluar në vitin 1995 bazuar në teorinë dyshekullore të Adam Smith, i cili pati thënë se "institucionet bazë që mbrojnë lirinë e individëve për të ndjekur interesin e vet ekonomik sjellin mirëqenie më të madhe për të gjithë shoqërinë". Hartuesit e indeksit analizojnë pengesat ligjore apo praktike që hasin individët në vende të ndryshme për të matur nivelin e lirive ekonomike. Korrupsioni, mungesa e gjykatave të ndershme apo pengesat burokratike faktike, e ulin aftësinë e njerëzve për të ndjekur interesat e veta ekonomike pa kufizime. Kritikët si Jeffrey Sachs hedhin poshtë idenë se lidhja mes lirisë ekonomike dhe zhvillimit është kaq përcaktuese. Sipas Sachs, shembulli i Kinës, vendi që nuk respekton liritë themelore të njeriut por ka rritje ekonomike marramendëse, e hedh poshtë këtë teori.
Shqipëria
"Shqipëria renditet më mirë se sa vendet e tjera të rajonit si Kroacia apo Maqedonia. Liria fiskale, liria për të investuar apo liria financiare janë më të larta se vende në të njëjtin nivel zhvillimi. Shqipëria ka vendosur një taksë të sheshtë prej 10 për qind për të ardhurat e korporatave apo të individëve dhe qeveria synon zhvillimin e vendit përmes sektorit privat. Megjithatë, vlerësimi i Shqipërisë është shumë i dobët, për shkak të të drejtave të dobëta të pronësisë dhe korrupsionit tepër të përhapur. Pastrimi i parave është një problem i madh", thotë raporti i këtij viti. "Pikët e pakta në të drejtat e pronësisë janë gjerësisht pasojë e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, gjë që sjell zbatimin rakitik të ligjeve", vijon më tej raporti.
"Pavarësisht disa përmirësimeve, liria e të bërit biznes në Shqipëri mbetet e bllokuar nga ngarkesa të mëdha rregullatore. Të nisësh një biznes kërkon vetëm tetë ditë, në krahasim me mesataren botërore që është 38 ditë, por të marrësh një licencë biznesi kërkon 24 procedura dhe 325 ditë, shumë më tepër se sa mesatarja botërore", thuhet në raport, duke iu referuar lejeve të ndërtimit.
Renditja më e keqe e Shqipërisë është te të drejtat e pronësisë dhe liria nga korrupsioni. Në këta tregues, Shqipëria renditet me të vërtetë në fund të botës, në të njëjtin nivel me vende ku shteti nuk ekziston apo ku sundojnë despotët. "Sistemi i drejtësisë në Shqipëri i zbaton ligjet shumë dobët dhe është një nga institucionet më të kalbura në vend. Gjykatësit janë shpesh të emëruar posaçërisht për arsye politike dhe mund të jenë të korruptuar. Krimi i organizuar është një pengesë e rëndësishme për administrimin efikas të drejtësisë. Gjykatësit janë pre e frikësimeve, presioneve e ryshfeteve, ndërsa reforma në drejtësi mbetet shumë e ngadaltë. Mbrojtja e të drejtave intelektuale është e dobët dhe dhunimi i të drejtave të autorit e markave është e zakonshme. Të drejtat e pronësisë nuk janë të qarta, veçanërisht në zonat bregdetare, ku 70 për qind e të gjitha gjyqeve bëhen për prona". /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama