Kryeministri Edi Rama humbi tri herë në fushë asnjanëse ndaj Presidentit Ilir Meta.
Pas dy akteve shtetare të Presidentit, dy dekreteve lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore, Kryeministri ngriti një komision parlamentar për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit. Me opozitën e larguar nga Kuvendi dhe bedelët e dalë nga fundi i listave së saj, Kryeministri ishte i sigurt se në seancën plenare i kishte më shumë se 94 votat e domosdoshme për vendimin propozues të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit.
Por, sipas Kushtetutës, Kuvendi merr vendim propozues, të paekzekutueshëm deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila ka kompetencën ekskluzive për shkarkimin e Presidentit kur ajo vërteton fajësinë e Tij “për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë”, gjithashtu.
Me togën e vet të deputetëve rilindas dhe bedelët e listave, Kryeministri nuk kishte e nuk ka asnjë problem të formulojë çfarëdo lloj akuze për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe shkelje të rëndë të ligjit nga Presidenti, ta mbështesë me çdo lloj arsyetimi a interpretimi ligjor, qoftë ky edhe absurd, e ta votojë me shumicë mbi 94 vota në këtë farë Kuvendi. Por, e gjitha kjo përpjekje nuk vlen pa Gjykatën Kushtetuese. Piji lëngun!
Gjykata Kushtetuese, si pasojë e një (anti)reforme në drejtësi, u shpartallua së bashku me Gjykatën e Lartë. Vendi vijon të jetë pa këto dy gjykata themelore, me gjykata të shkallës së parë e të dytë të hallakatura nën veting e, së bashku me Prokurorinë, të gjunjëzuara e në shërbim të turpshëm të Kryeministrit.
Për këtë (anti)reformë, që në janar 2014 kur ende nuk flitej ndonjë gjë konkrete, kam shkruar artikullin me titull “Reforma në drejtësi kryqëzate kundër saj” në gazetën “Panorama”. Nga vetë titulli kuptohet përmbajtja ndaj nuk, po zgjatem në këtë çështje.
Kryeministri i gëzohet pushtetit të vet të pabalancuar e të pakontrolluar me këtë derexhe gjyqësori dhe opozitën jashtë institucioneve, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese ia pamundëson shkarkimin e Presidentit ndaj i duhet një Gjykatë Kushtetuese e kontrolluar me dorë të hekurt në të paktën gjysmën e anëtarëve të saj, pra minimalisht pesë vetë. Kontrolli i hekurt i Gjykatës Kushtetuese i duhet jo vetëm për të shkarkuar Presidentin, por edhe për të mbrojtur antikushtetutshmërinë e plot ligjeve e vendimeve të ndërmarra këto vite që qeveris i vetëm.
Ndaj u kurdis i gjithë ai proces hileqar i seleksionimit dhe imponimit të kandidaturave për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, për ta vënë Presidentin përpara një liste të filtruar kandidatësh me detyrim përcaktim nga e cila Presidenti ose të zgjidhte me dorën e vet ekzekutorët e vet të ardhshëm ose të hiqte dore dhe kualifikimi i gjykatësve të pëlqyeshëm nga Kryeministri të rridhte vetiu nga radhitja arbitrare e servirur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe ky një organ i kontrolluar nga Kryeministri.
Presidenti, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kompetencave të veta, veproi me inteligjencë ligjore dhe e shmangu planin Kryeministror. Por, Kryeministri nuk hoqi dorë. Atë që nuk e arriti me skemën e akteve administrative të emërimit, e tentoi me ndryshimet ligjore në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, përfshirë bërjen e betimit tek noteri në rast se kjo nuk ndodhte tek Presidenti.
Për çështjen e zgjedhjeve vendore, Kuvendi iu drejtua me nismën e vet Komisionit të Venecias dhe i shtroi pyetjen nëse Presidenti kishte shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin, ndërsa lidhur me çështjen e emërimit të gjykatësve kushtetues dhe amendimet ligjore, këtij komisioni iu drejtuan edhe Kuvendi edhe Presidenti.
Në ndërkohë, Kryeministri kishte hartuar edhe disa amendime në ligjin për mediet, amendime që kërcënonin lirinë e tyre. Nën kërcënim të veçantë ishin mediet elektronike që kane lindur së fundmi, “balli i kazanit”, një pjesë e të cilave janë jashtë diktatit kryeministror dhe në opozitë të fortë me këtë regjim. Amendimet nuk u dekretuan nga Presidenti dhe u kthyen mbrapsht prej tij si antikushtetuese. Kaq të mbrapshta ishin këto amendime sa detyruan vetë Këshillin e Evropës t’i drejtohej Komisionit të Venecias kundër Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë – ngjarje kjo tepër, tepër e rrallë.
Për çështjen e parë, Komisioni i Venecias nuk gjeti asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe as të rëndë të ligjit që të justifikonte shkarkimin e Presidentit. Përkundrazi, Komisioni i Venecias vlerësoi pozitivisht shqetësimin dhe përpjekjet e Presidentit për të krijuar kushtet dhe mjedisin për gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve përmes instrumentit të vetëm të tij në një rast të këtillë e që është dekretimi i datës së zgjedhjeve.
Ndershmërisht, në këtë moment Komisioni Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit duhej të ishte shkrirë dhe Kuvendi e Kryeministri duhej t’i kërkonin ndjesë publike Presidentit, shqiptarëve gjithashtu, pasi bënë që Shqipëria të linte nam ndërkombëtarisht të keq në Venecia. Natyrisht që kjo nuk ndodhi se e gjitha nuk ishte gabim pa dashje.
Për çështjen e dytë, ajo e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias u shpreh qartë e shkoqur se Presidenti veproi drejt e se ishte Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që veproi shtrembër, bashkë me të edhe Kuvendi, duke rrezikuar kështu ngritjen e shtrembëruar të këtij institucioni themelor të shtetit.
Ndershmërisht, në këtë moment edhe Komisioni Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit, edhe Komisioni i Ligjeve në Kuvend, edhe vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhej të ishin vetëshkrirë me dorëheqje se u turpëruan dhe na turpëruan për të dytën herë ndërkombëtarisht në Venecia. Natyrisht që kjo nuk ndodhi se e gjitha nuk ishte gabim pa dashje.
Për çështjen e tretë, teksa Presidenti e ktheu ligjin amendues me arsyetim shterues për shkelje kushtetuese të lirisë së medies, të shprehjes e të informimit, Komisioni i Venecias, me një arsyetim të ngjashëm si dy pika uji, e shpartalloi ligjin e qeverisë.
Ndershmërisht, në këtë moment edhe Parlamenti duhej të ishte vetëshpërndarë dhe Kryeministri duhej të ishte dorëhequr se u turpëruan dhe prej tyre u turpëruam për të tretën herë në Venecia, këtë radhe të akuzuar drejtpërdrejt nga vetë Këshilli i Evropës – ngjarje e paparë. Natyrisht që kjo nuk ndodhi se e gjitha nuk ishte gabim pa dashje.
Ndaj vlejnë edhe më shumë tre fitoret e Presidentit në Venecia kundër Kryeministrit, sepse bindën edhe botën se çfarë regjimi po sundon në Tiranë dhe përballë çfarë rreziku ndodhet Shqipëria dhe shqiptarët nëse ky regjim do të lejohet të hedhë rrënjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite