Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri – Kosovë është ende në nivele të ulëta, pavarësisht se deri më tani dy qeveritë kanë realizuar dy mbledhje të përbashkëta dhe kanë firmosur marrëveshje pwr gati çdo fushë.
Të këtij mendimi janë ekonomistët në Tiranë, ndërsa bazohen edhe në të dhënat zyrtare të numrit të bizneseve që operojnë sa në Shqipëri dhe në Kosovë, ku 300 biznese kosovare janë të regjistruara në Shqipëri dhe 500 biznese shqiptare janë të regjistruara në Kosovë.
Besart Kadia, ekonomist dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike thotë për KosovaPress se shkëmbimet tregtare janë të ulëta edhe pse potenciali është i madh.
“Qeveria shqiptare dhe qeveria e Kosovës, duhet të kuptojnë se shkëmbimi ekonomik midis dy shteteve, ka potencial të madh, por gjasat janë që të mos jenë të rëndësishme për të dyja shtetet në të ardhmen, për vetë faktin se lloji i produktit apo shkëmbimit tregtar që kanë është shumë i ngjashëm me njëri-tjetrin. Të dhënat e fundit në Shqipëri tregojnë se ka afërsisht 300 biznese mikro nga Kosova ndërkohë nga Shqipëria drejt Kosovës janë 500 biznese të regjistruara me origjinë shqiptare që tregon një nivel të ulët edhe të shkëmbimit ekonomik”, tha Besart Kadia.
Sistemi i ndryshëm i taksimit krijon po ashtu probleme dhe pengesa në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. “Nga ana tjetër qeveria shqiptare ka ndryshuar sistemin e taksimit, duke implementuar taksën progresive, që në një farë mënyre për çdo biznes nga Kosova që do të operojë në Shqipëri i ka bërë jo konkurrues dhe jo të njëjta. Pra, ideja është që çdo ndryshim taksash apo çdo ndryshim tarifash doganore apo çdo lloj strategjie tjetër e tregtisë me jashtë duhet të ndërmerret nga të dyja qeveritë njëkohësisht”, thekson eksperti Kadia.
Ai shton se nuk është e rëndësishme që të konkurrojmë Serbinë apo dikë tjetër, por ne si Shqipëri dhe Kosovë të prodhojmë dhe të specializohemi në ato fusha ku jemi të afta për të prodhuar, dhe për të cilat tregu ka nevojë.
Në dy mbledhjet e përbashkëta të qeverive Shqipëri-Kosovë janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, sidomos në sektorin ekonomik, por implementimi i tyre po has vështirësi. Shumë biznese ankohen se paguajnë tarifa të larta në doganë apo kanë pengesa të tjera tregtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë