LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë që na bëjnë të dukemi më të vjetër

Shprehitë që na bëjnë të dukemi më të vjetër

Për shkak të shprehive jo të shëndetshme jetësore, dukemi sikur t’i kishim 12 vjet më shumë- thotë një studim i ri britanik.

Krahas kësaj, kombinimi i katër shprehive të pashëndetshme- si duhanpirja, ushqimi jo i mirë, mungesa e ushtrimeve dhe alkooli i tepërt- shton rrezikun për vdekje të mëhershme.

Gjatë studimit janë përcjellë 5.000 pjesëmarrës në një periudhë 20 vjeçare, ndërsa është vërejtur se mënyra e pashëndetshme jetësore, shton rrezikun e vdekjes për 85%.

Ndërsa vdekshmëria më e madhe te këto raste vjen si pasojë e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. /Telegrafi/