Çelësi i lumturisë bashkëshortore nuk është në ndjenjat e përhershme të dashurisë fëmijërore, por është në shprehitë e thjeshta të cilat mund t’i bëni që të forconi dashurinë me partnerin tuaj.
Verifikoni këshillat e ekspertëve në mënyrë që të keni martesë apo lidhje të lumtur.
Ata lënë çdo gjë për njëri-tjetrin
Nëse partneri juaj ka nevojë për ju, flakni çdo gjë tjetër dhe jini aty për atë. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa nevoja e partnerit tuaj për ju. Ky është një tipar i një çifti të lumtur. Në fakt çiftet shumë të lumtura shkojnë një hap më tej. Ata caktojnë një moment të përditshme për njëri-tjetrin dhe lënë çdo gjë tjetër për atë moment.
Ata ndalojnë për tu puthur
Të gjithë çiftet e lumtura puthin të dashurin/ren e tyre teksa nxitojnë për në punë apo për diku tjetër. Por, çiftet më të lumtura ndalojnë, marrin disa sekonda nga orari i tyre i zënë dhe puthen mjaftueshëm për ta ndjerë vërtetë atë. Nëse po mendoni se si ndihmon kjo, thjesht provojeni njëherë. Do të habiteni kur të shihni ndryshimin që bën ky moment!
Ata ‘kontrollojnë’ njëri-tjetrin
Qëndrimi deri vonë në zyrë ose thjesht të pyeturit e partnerit/res nëse mundi të hajë drekën në kohë, janë disa zakone të vogla që çdo çift i lumtur i bën në rutinën e tyre të përditshme. Po, është një ide e mirë të kontrollosh gjysmën tënde më të mirë, në çdo kohë dhe vazhdimisht. Këto gjeste të vogla mund të tregojnë sesa kujdesesh dhe sesa i përqendruar je për partneren/rin tënde. Kështu që, bërja e një telefonate të shkurtër ose e një mesazhi të vogël, është gjithmonë një mënyrë e mirë për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin, qoftë edhe duke thënë thjesht "Ç’kemi" apo "Më mungon".
Ata dëgjojnë
Çiftet e lumtura i kushtojnë shumë rëndësi të dëgjuarit të njëri-tjetrit çdo ditë. Ata i japin njëri-tjetrit shansin për të folur. Në një marrëdhënie, të dëgjuarit është shpesh më e rëndësishme se të komunikuarit. Ata bëjnë pyetje për t’u siguruar që kanë kuptuar ndjesitë e partnerit. Vetëm kur çiftet dëgjojnë njëri-tjetrin ata mund të kuptojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin.
Ata vlerësojnë
Vlerësimi është një emocion i fortë e pozitiv. Çiftet e lumtura nuk ngurojnë të shprehin vlerësimin e tyre për njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të vlerësosh njëri-tjetrin për gjërat e duhura, ndryshe shprehja e saj humbet rëndësinë e vërtetë. Për shembull, nëse partneri juaj bën një kafe vërtetë të shijshme, vlerësojeni atë. Gjëra të tilla sado të vogla ndërtojnë një lidhje të fortë mes jush dhe gjysmës suaj më të mirë.
Ata përqafohen
Një përqafim nënkupton miliona emocione në një lëvizje të thjeshtë: dhe çiftet e lumtura e kuptojnë rëndësinë e kësaj forme të të shprehurit. Përqafojeni atë në çdo moment dhe kudo. Ndonjëherë kur i/e dashuri/a juaj po kalon disa momente jo të mira, si një ditë e keqe në punë ose kur nuk ndihet mirë- një përqafim nga ju mund të bëj gjithë diferencën.
Ata thonë "Të Dua"
Ti e di që partneri të do. Partneri juaj e di që ju e doni atë. Por është e rëndësishme ta shprehni këtë ndjenjë dhe të thoni "Të Dua"… çdo ditë, shkruan Anabel. Këto fjalë vërtetë ju qetësojnë shpirtin dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë. Çiftet e lumtura e nisin dhe e përfundojnë ditën duke thënë "Të dua" madje edhe gjatë saj, qoftë edhe përmes një mesazhi të thjeshtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Çfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Katër këshilla praktike për të përballuar çdo bisedë të vështirë në marrëdhënie
Hera e parë në Stamboll: Çfarë të vizitoni, çfarë të shmangni e ku të qëndroni (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand