LAJMI I FUNDIT:

Shprehi meshkujsh që çmendin femrat

Shprehi meshkujsh që çmendin femrat

I dashuri yt nuk i përgjigjet asnjëherë mesazheve. Harron qumështin jashtë frigoriferit çdo ditë? Nuk I gjen asnjëherë çorapet në vendin e tyre? Për të pjatat lahen vetë si me magji? Ja 15 shprehi që na bëjnë të luajmë mendsh

Nga: Jonida Levonja

Nuk i përgjigjet asnjëherë mesazheve
Nuk ndihesh ndonjëherë si e çmendur duke kontrolluar celularin vazhdimisht në pritje të një mesazh? S’je e vetmja!
Kur meshkujt mendojnë se kanë fituar zemrën tuaj, në këtë moment disa gjëra fillojnë të ndryshojnë. Nuk ka më kohë për ty, ai është i vetmi që punon, që bën, që thotë dhe në fund asgjë. Ka ndryshuar ajo që ai bënte në muajt e parë.

Është gjithmonë shumë i zënë për të folur në telefon
Meshkujt kanë një raport të çuditshëm me telefonin. E vetmja mënyrë komunikim që dinë është ajo ballë-për-ballë dhe përveç kësaj, pjesët e tjera të komunikimit për ta janë inekzistente. E ta mendosh që jemi ne që përpiqemi të kuptojnë fiksimin e tyre për video-lojëra.
E nëse ne na duhet t’i kuptojmë këto gjëra, pse ata e kanë kaq të vështirë të marrin telefonin dhe të bëjnë një telefonatë?


“Nuk jam gati”
Vërtet? Mos ju dukemi gjë sikur s’kuptojmë? E gjeni gjithmonë një justifikim: ish-i, puna, shtëpia, etj . A thua ne nuk kemi 100 probleme, edhe prapë e gjejmë mundësinë për të kaluar pengesat në çift.
Nëse vërtet ju do, do ta gjejë kohën. Kaq!

Ju lë dhe pendohet të nesërmen
Shumë prej nesh janë ‘viktima’ të kësaj sjelljeje. “Më mungon”, “Nuk duhet të kisha lënë, ka qenë gabimi më i madh në jetën time”, “Derisa të jemi prapë bashkë, nuk i humb shpresat”- shprehje tipike.
Çfarë? Po luajmë? Apo, pasi hiqni dorë nga ne, jeni gati të na hapni zemrën…

Të mos ngresh kapakun e WC-së
Ndoshta evolucioni s’ka përfunduar akoma? Ndoshta një mashkull që s’ngre kapakun para se të përdorë tualetin duhet akoma ta zbulojë këtë gjest kaq të komplikuar dhe të lodhshëm? Na bëni një nder: Nëse ngritja e kapakur të WC-së ju acaron, atëherë më mirë bëjeni ulur. Do t’ju ishim mirënjohëse, vërtet!

Nerva të këqija
Vërtet, të dashur meshkuj, keni kurajo të gjeni arsyen përse nervozoheni kaq shumë? Sa përvjetorë keni harruar, sa dreka e darka me miqtë dhe kolegët? Nëse truri juaj nuk i mban mend gjithë këto informacione atëherë shkruani GJITHÇKA!
Jo për gjë po s’kemi arritur asnjëherë të kuptojnë, nëse nuk na dëgjoni apo nëse truri juaj nuk është i programuar për këto gjëra. Çfarë nervash na duhen…

“Mendojnë vetëm për paratë”
Shpesh femrat akuzohen se janë në kërkim të meshkujve të pasur? Ne femrat nuk jemi kaq të varura ndaj parave sa mendojnë meshkujt. Ajo që më shumti kërkojmë ne është një lidhje dhe një raport i sinqertë.

Na konsiderojnë si ‘pronë’
Sa herë jeni ndjerë të përjashtuara nga jeta e partnerit tuaj? Me siguri që kjo ka ndodhur të paktën një herë. Ja pra, është e nevojshme për tu mësuar atyre se ne nuk jemi ‘goma rezervë’ e askujt.
Metoda më e mirë? Mos u bë e gjallë disa ditë. Funksionon!

Kur rruajnë mjekrën
I pëlqejmë meshkujt me mjekër, e në fakt tashmë vështirë të gjesh mashkull pa një të tillë. Por nëse ka diçka që na nxjerr jashtë orbite janë qimet e mjekrës! Çdo herë që rruajnë apo shkurtojnë mjekrën, qimet janë kudo.
A thua pastrimin e bëjnë ata!

Lënë ushqimin jashtë frigoriferit
Ndoshta, kur jetonin me mamin dhe babin ushqimet që ishin në frigorifer, pas konsumimit ktheheshin vetë në vendin e tyre si me magji!?

Keni agjendë? Edhe…kujt po i intereson!
Sa herë keni kërkuar të organizoni diçka për të, por në fund jeni zhgënjyer? Ndoshta disa herë!
Gjëra të tipit “Uhh, harrova”, “Nuk ndihem mirë” ose bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë dhe sikur nuk u intereson.
Ju duket situatë familjare kjo? S’kishim dyshime!

Rrobat në dysheme, ose më mirë të thuash kudo!
Çorape, mbathje, pantallona, këmisha kur i duhet të merret partnerit tuaj, me gjasa do të gjeni një pirg me gjëra. Pse është kaq e vështirë të zgjedhësh çfarë duhet hedhur në kosh dhe çfarë mund të vishet sërish.
Mblidhini ato dreq çorapesh!

Flirtimi me femra të tjera
Është e vërtetë, shumë femra kanë aftësinë të manipulojnë dhe të bëjnë çfarë duan me mashkullin e tyre. Por ndonjëherë ndodhë që partnerit i pëlqen të flirtojë me femra të tjera pa menduar pasojat. Mjaft!

Fiksimi për pornot
Shoqëria jonë e cilëson pornon si diçka të gabuar dhe ndoshta do të duhet shumë kohë derisa femrat të mund t’i shohin këto lloj filmash si diçka normale. Kjo nuk do të thotë që duhet të jemi dakort me çfarë tregohet aty.
Pornoja i ofron meshkujve pritshmëri të kota. Ajo çfarë bëjnë është të shohin një femër aktore duke kryer akte seksuale me një mashkull e duke dhënë kështu një imazh jo-real të seksit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Intimitet dhe Pasion
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

A e dini se...
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Tri shenjat e zodiakut me të cilat personat e shenjës së Luanit me siguri do të pendohen që u ndanë

Tri shenjat e zodiakut me të cilat personat e shenjës së Luanit me siguri do të pendohen që u ndanë

Kalo në kategori