Të nderuar lexues, Ju njoftojmë se teksti “Niksicko Pivo, nuk asgjësohet por shitet në Kosovë”, është botuar gabimisht në faqen tonë www.telegrafi.com, respektivisht është botuar materiali që ishte planifikuar të shfrytëzohej për një tjetër tekst të plotë.
Teksti i botuar në ueb-faqen e Telegrafit, është një shkrim i vjetër i përkthyer nga Dnevne Vijesti me disa të dhëna të kohëve të fundit – të cilat është dashur të shfrytëzohen për një temë rreth shitjes, cilësisë, dhe tregut të birrave në Kosovë- të cilën ishte duke e realizuar Telegrafi.
Për shkak të një keqkuptimi teknik, teksti është edituar online – jo i plotë, me të dhëna të moçme dhe si i tillë mund të ketë shkaktuar huti në mesin e lexuesve, ose edhe mund t’i ketë shkaktuar dëme prodhuesit të apostrofuar të birrës.
As njëra prej këtyre nuk ishte qëllim i Telegrafit.
Edhe një herë kërkojmë falje nga Ju, sikur edhe nga birraria “Niksicko Pivo” për këtë gabim të paqëllimshëm.
Redaksia e Telegrafit
(Më poshtë është teksti i gabuar i botuar në Telegrafi.com)
Niksicko Pivo, nuk asgjësohet por shitet në Kosovë
Shoqata e ish-punëtorëve dhe aksionarëve të birrarisë “Trebjesa” në Nikshiq e cila prodhon birrën “Niksicko Pivo” në Nikshiq të Malit të Zi, ka mbajtur një takim me gazetarë lidhur me “derdhjen” gjegjësisht asgjesimin e birrës Nikshiqko në lumin Bistrica shkaku i kualitetit të keq të birrës.
Kryetari i i kësaj shoqate Radovan Gojkoviq, ka thënë para mediave se atë ditë janë asgjesuar 4,800 hektolitra gjegjësisht 480,000 litra birrë, përderisa një sasi është shëndruar në kanaqe dhe pastaj afërsisht 60,000 kanaqe janë shkatërruar dhe hudhur në vrimat nëntokësore të Rigjanit në afërsi të Nikshiqit.
Gjithashtu, atë ditë janë asgjësuar edhe afërsisht 26 mijë shishe “Stela Artois” të prodhuara në Belgjikë.
Shoqata e aksionarëve ka paraqitur gjithashtu shqetësimin pse “Niksicko Pivo” që prodhohet në Mal të Zi nuk i nënshtrohet kontrolleve nga institucionet e atjeshme si “Instituti i Republikës për mbrojtjen e shëndetit” në Podgoricë ose “Istituti Toksikologjik”, por fabrika jap shpjegim se “analizat bëhen në Belgjikë”.
“Ne mendojmë” vazhdon Gojkovic, se receptura dhe teknologjia e prodhimit është ndryshuar , dhe se në prodhim përdoret acid sulfurik në sektorin e zierjes dhe në bodrume. Acidi sulfurik shkakton tek njeriu efekte negative në traktin digjestiv duke shkaktuar vjellje, dhimbje koke dhe diare, ndërsa përdorimi i vazhdueshëm shkakton kancer në fyt, traktin digjestiv dhe në lukth.
Që nga viti 2000 deri me sot tri herë ka ndodhur që të prishet birra dhe të ipet urdhër për asgjësim. Pas lajmit për asgjësim, ka pasur deklarata nga po e njëjta shoqatë që birra nuk është asgjësuar por është dërguar për tregun Kosovar dhe se është shitur në Kosovë.
Kosovarët vazhdojnë të konsumojnë ende produkte të kualiteteve të dyshimta dhe institucionet përgjegjëse për kontrollimin e kualitetit të produkteve që hyn në Kosovë, nuk janë duke kontrolluar sa duhet hyrjen e këtyre mallrave që rrezikojnë shëndetit e qytetarëve.
Kosova fatkeqësisht vazhdon të jetë një shtet ku shtetet tjera i shesin produktet që duhet të hidhen dhe asgjësohen, përderisa edhe qytetarët nuk e stimulojnë produktin vendor por konsumojnë produkte të huaja të cilat kanë origjinë dhe kualitet të rrezikshëm për shëndet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuper zbritje në Skechers – Gjithçka me -40%!
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
A mund të zbresë euro nën dollarin amerikan në vitin 2025?
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania