LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Vlorë: Ende asnjë i dyshuar

Shpërthimi në Vlorë: Ende asnjë i dyshuar

Policia e Vlorës shoqëroi të mërkurën të paktën 35 persona pas shpërthimit me tritol të makinës në Skelë të Vlorës, që shkaktoi vdekjen e shoferit dhe plagosjen e katër personave, mes tyre një fëmijë.

Sipas të dhënave të para po hetohet në disa pista, pasi viktima Renato Abazi njihej si person me precedentë penale, megjithatë deri tani nuk ka asnjë të ndaluar.

38-vjeçarit, administrator i një pike bastesh në zonën ku ndodhi shpërthimi, i është dhënë lamtumira e fundit në mesdite. Ndërsa të plagosurit e tjerë Meklaud Dani me të birin 6-vjeçar si dhe dy kalimtaret Genci Sulejmani dhe Galitano Zguro janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, tifozët e ekipit Flamurtari, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, shtynë protestuan para zyrave të FSHF-së në Tiranë, pasi viktima ishte një nga mbështetësit e kuq e zinjve./Telegrafi/