Shpella e Yokos dhe frika nga e kaluara
Mendimet e njerëzimit për të ecur përpara pa frikë nga e kaluara duke ndërtuar shkallët e ardhmërisë së përbashkët në mënyrë të sigurt do të thoshte një veprim i mençur dhe i përgjegjshëm e para se gjithash do të thoshte një kulturë e lartë e njeriut politik. Veprimet politike ndikojnë drejtpërsëdrejti në qenësinë e popullit i cili mbështet vullnetin e tij në të zgjedhurit e tij për të ndërtuar ardhmërinë e tyre duke qenë të sigurt dhe pa frikë ndaj saj. Ndërsa një shtyllë e paqëndrueshme është një frikë e lëkundjes së peshës së vullnetit dhe të atij institucioni shtetëror- politik i cili krijon më shumë frikë se siguri për ardhmërinë e popullit të tij.
Një institucion i cili nuk ndërmerr hapa të qartë dhe të sigurt për t’i siguruar një hapësirë të veprimit të vullnetit qytetar brenda demokracisë reale dhe praktike, është e detyruar të bjerë nën lëkurën e një diktature demokratike e llojit të kohës moderne e cila do e shpaloste veten si një leviatan i çuditshëm i demokracisë fillestare sidomos në shtetet e sapolindura siç është Kosova dhe institucionet e saj.
Vende të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre të konsiderueshëm në lidhje me shtetndërtimin dhe arritjen e pjekjes së demokracisë duke shtrirë atë në të gjitha kapilarët e pushtetit dhe të jetës qytetare. Sot pikërisht këto vende me traditë të demokracisë janë pjesë e zhvillimeve moderne dhe e arritjeve të mëdha në sferat e jetës ekonomike dhe politike të saj ,dhe normalisht se tani edhe janë pjesë e proceseve të përbashkëta të zhvillimeve ndërkombëtare .
Jo çdo komb ka të drejtë të lavdërohet me ndonjë gjë apo me ndonjë arritje sepse jo të gjithë kombet kanë bërë historinë apo janë pjesë e historisë, ngase, kemi kombe që nuk figurojnë si pjesë e historisë botërore dhe që nuk kanë me që të lavdërohen edhe nëse lavdërohen, lavdërohen me procese të cilat kanë dalë nga modelet alternative dhe jo nga ajo që buron thellë në rrënjët e traditës së saj kombëtare dhe shtetërore.
Problemet e vendeve të Siujdhesës Ballkanike janë të thella dhe të cilat kanë bërë lëmsh procesin e daljes dhe zgjidhjes së këtyre problemeve që në vete përmbajnë elemente etnonacionaliste dhe të karakterit ideologjik dhe doktrinar.
Sot shetet e dala nga ai ishull i cili i kishte lënë skllav të mentaliteteve të tipit gërryes nacionalist dhe të doktrinave rrënuese, kanë arritur vetëm ta ndryshojnë qasjen e tyre institucionale por jo edhe ta zhdukin atë traditë të keqe gërryese nacionaliste e primitive duke bërë kështu ngecje ne demokraci, në shtetndërtim dhe në zhvillime tjera të gjithmbarshme dhe bashkëkohore.
Mënyra e veprimit të kombeve brenda këtij ishulli sidomos gjatë shekujve XVIII e XIX, dhe së fundi shekullin XX e XXI, shkonte në drejtim të gabuar jo shëruese, jo restauruese e rrugës së përbashkët, por vazhdimisht drejtë lënies në vendin e nisur të atyre problemeve që bartnin në krahë me shekuj, edhe pas divorcimit të vendeve brenda këtij ishulli ata nuk gjetën hapësirën e duhur për të dalë në vendin që historia kishte përgaditur para dhe pas ngjarjeve komplekse të këtyre vendeve.
Ata nuk arritën që ta kapnin demokracinë, civilizim dhe zhvillimet moderne por mbetën të lidhura fortë pas asaj praktike “përçaj e sundo” dhe të kërkesave absurde që historia i kishte vjellë që nga koha e krijimit të kombeve dhe popujve.
Çlirimi dhe dalja në dritë e së vërtetës së kombeve sidomos atyre më traditë dhe histori e kulturë të lartë më shekuj ishte një ndër problemet më të mëdha të rikthimit në histori dhe në skenën e një botë që ka brenda vetes identitetin e saj të “Uni kombëtar” dhe të një “Uni Individual”.
Megjithëkëtë, sot pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pas vendosjes së popujve që dolën nga kjo ndërtesë e krisur që nga rrënjët ,në skenën e e shteteve “demokratike” por jo të një demokracie që ata e bënë pjesë të jetës politike dhe qytetare e shtetërore, por duke e lënë atë nëpër arkiva të historisë që e kaluara, e tanishmja ose e ardhmja t’i shfletonte faqet dhe mësimet e së ardhmes së tranzicionit, mësimit të demokracisë së vërtetë si dhe shtetndërtimit.
Mbijetesa e dhe e ardhmja e këtij ishulli varet nga zhvillimet e brendshme politike, kulturore, ekonomike, sociale etj., kështu duke ndërtuar shtete demokratike dhe moderne e ligjore dhe me një zhvillim të suksesshëm politik, ekonomik e kulturor do mund të arrihet drejtë proceseve të reja integruese dhe të faktorizimit të tërë këtij ishulli.
Në lidhje me simbolikën e këtij “ishulli ballkanik” më duhet të marrë si shembull Shpellën e Yoko-s, një ish-ushtar i Luftës së Dytë Botërore i forcave japoneze kishte jetuar plotë 28 vjet në Ishullin Guam të Oqeanit Paqësor, duke menduar se lufta ende nuk kishte përfunduar dhe se frika që ai kishte përjetuar nga e kaluara bënë që ai të mos e ndiente paqen dhe të mos e shihte fare anën tjetër të botës e cila po rimëkëmbej nga lufta, dhe po ndërtonte një rrugë të përbashkët evropiane.
Jeta, mënyra e veprimeve në atë ishull, nuk ishte ndryshe veç si një lloj kafshe që gjendet e vetme dhe që shpella në të cilën jeton i duket e bukur edhe përkundër pamundësisë së realizimit dhe heqjes nga pjesa e jetës frikën dhe mungesën e vetëdijes së botës tjetër që ai nuk e shihte apo nuk dëshironte ta shihte nga frika e së kaluarës. Mirëpo kjo vetmi dhe kjo mbijetesë e rëndë në këtë ishull e ish-ushtarit japonez zgjati deri në momentin kur disa gjurmues arritën që ta zbulojnë atë në vitin 1972, dhe sot ky ishull dhe ajo shpellë ku ka jetuar Yoko janë vende muze me vlerë historike, dhe po ky ish-ushtar është hero kombëtar i shtetit japonez.
Këtë shembull e po e lidhë për dy arsye tepër të rëndësishme për kombet dhe popujt e Siujdhesës Ballkanike;
– Heqja e pengesave dhe e frikës të së kaluarës historike me plotë urrejtje, nacionalizma, pastaj heqja e paçavureve, heqja e pengesave që pengojnë shtetëndërtimin, rritjen e demokracisë dhe të shtetit juridik,
– Proceset e integrimit euro-atlantik që do të thoshte daljen nga shpella dhe ishulli i këtyre kombeve dhe popujve dhe shikimi i ardhmërisë së përbashkët evropiane.
Dhe krejt në fund, meqë kohëve të fundit disa vende në këtë ishull do të përfitojnë në procesin e liberalizimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian, disa të tjera do të mbesin pjesë e këtij ishulli deri sa të plotësojnë kushtet dhe të heqin qafe problemet e brendshme dhe të përcaktohen qartë në rrugën e demokracisë, zhvillimeve dhe të integrimeve në sistemin e Unionit Evropian.
Kjo do të thotë se, ky ishull një ditë ose do ta habisë Evropën për të mirë, ose do ta mbetet një ishull i mjerë dhe problematik e i veçuar nga bota demokratike dhe në zhvillim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles