Mbi 1.5 milion euro është vlera e konfiskimit të parave gjatë vitit që lamë pas, për veprat penale, krim të organizuar, prostitucion dhe pastrim të parave, thonë udhëheqës të Njësisë së Inteligjencës Financiare.
Dardan Nuhiu, drejtor i kësaj njësie, madje ka thënë se kjo nuk mund të jetë e vetmja vlerë, por që deri më tani nuk ka ndonjë informacion tjetër zyrtar.
Në një përgjigje përmes postës elektronike, Dardan Nuhiu ka thënë se dukuria e pastrimit të parave është e pranishme në Kosovë, mirëpo shkalla e prezencës së saj nuk është e matshme për shkak të natyrës së kësaj vepre penale.
Por, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se vlera prej 1.5 milion euro, është vlera minimale e konfiskimit të parave nga aktivitete e dyshimta në Kosovë.
Artan Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se shpëlarja e parasë në Kosovë, fillimisht ka ndodhur me procesin e privatizimit dhe më pas ka dyshime se pastrimi i parave realizohet nga projekte të ndryshme të organizatave joqeveritare dhe organizatave bamirëse që veprojnë në Kosovë. “Një kohë të gjatë, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit dhe tashmë Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë qenë ‘lavatriçe’ të parave të pista, që nga jashtë kanë hyrë në Kosovë, kanë privatizuar ndërmarrje dhe tashmë në një mënyrë janë bërë para të ligjshme” thotë ai.
Demhasaj, tregon se nga cilat aktivitete zhvillohet pastrimi i parave në Kosovë. “Konsideroj se kjo ka lidhje me korrupsionin për shkak se në Kosovë ka individë që posedojnë milionat dhe asnjëherë nuk e dimë se nga i kanë fituar këto miliona. Kjo tregon se këto para janë marrë përmes korrupsionit ose shpëlarjes se parave që kanë mundur ti marrin qoftë nga substancat narkotike, prostitucioni, trafikimi me qenie njerëzore ose më armë. Këto para që vijnë nga këto vepra penale pastaj në Kosovë paraqiten si para të ligjshme sepse askush nuk kërkon prejardhjen e tyre”, thotë Demhasaj.
Se Kosova është terren i përshtatshëm për shtrirjen e aktivitetit të pastrimit të parave, thonë edhe ekspertë për çështje ekonomike.
Profesori i Ekonomisë Musa Limani, ka thënë se paratë e fituara me aktivitete të dyshimta po legalizohen përmes investimeve në ndërtimin e objekteve shoqërore dhe ekonomike.
“Problemi kryesor qëndron që bankat komerciale që veprojnë në Kosovë nuk kërkojnë burimin e mjeteve ose kapitalit. Prandaj edhe moskontrolli dhe përcjellja e tyre paraqitet interes shumë i volitshëm që njerëzit të bëjnë spastrimin e këtyre mjeteve, pikërisht përmes ndërtimit të objekteve ekonomike, shoqërore apo edhe banesore”, ka thënë Limani.
Ndryshe, Njësia e Inteligjencës Financiare ka kryesisht rolin primar në parandalimin e pastrimit të parasë, ndërsa institucionet tjera të sundimit të ligjit si dhe prokuroria dhe gjykata ushtrojnë rol kyç në luftimin e kësaj vepre penale. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës