Konferenca e Ballkanit në Vjenë, e cila u mbajt pa zinxhirin e parë dhe as të fundit të itinerarit ballkanik në Vjenë, pra pa Greqinë dhe Gjermaninë, tregon para së gjithash: BE ka dështuar në krizën e refugjatëve. Çdo shtet i BE-së mendon vetëm për interesat vetjake dhe përpiqet të trembë refugjatët dhe migrantët.
“Zgjidhja evropiane” e kancelares Angela Merkel, për të cilën fantazonte kancelarja Merkel para pak ditësh nuk është më ekzistente. Dhe një zgjidhje të tillë nuk do ta kemi as më 7 mars, në samitin e ri të BE-së me Turqinë. Do duhej të ndodhte një mrekulli, pra që Turqia të mbyllë kufirin me Greqinë dhe të dojë t’i mbajë vetë refugjatët dhe migrantët.
Shtetet e Ballkanit në itinerarin e njohur ashtu si edhe Austria nuk po presin më për deklarata apo ndryshim të politikës së Berlinit, ato po veprojnë. Kufiri mes Maqedonisë dhe Greqisë është i hapur vetëm për refugjatë që vërtet vijnë nga Siria dhe Iraku. Të gjithë të tjerët kthehen. Shtetet e Ballkanit e shohin veten si vende tranziti, si bënë të ditur edhe ministrat e brendshëm në Vjenë. Austria i nis drejt Gjermanisë, të gjithë – përjashtuar 80 vetë në ditë që lejohen të shtrojnë një kërkesë azili. Me këtë logjikë Austria kërkon deklarimin e një kufiri maksimal edhe nga Gjermania, me qëllim që në kufijtë e Ballkanit të dihet se sa vetë do lejohet të kalojnë. Qeveria gjermane e prekur nga veprimet e njëanshme të austriakëve, qëndron kokëfortë dhe shpreson të fitojë kohë e shpreson. Shpresë për çfarë?
Nuk është e nevojshme të shpresohet në shpërndarjen e refugjatëve nga Greqia dhe Turqia. Këtë e kanë bërë të qartë takimet evropiane. Tani shtetet evropiane po shohin vetëm si të mbrojnë kufijtë. Barra shkarkohet në Greqi. Vendi i goditur nga kriza ekonomike dhe i drejtuar nga një qeveri e paaftë dhe e pavullnetshme e të majtëve me radikalët e djathtë nuk mund t’ia dalë i vetëm me mijëra refugjatë e migrantë. Koalicioni Austri-Ballkan dhe pjesa e mbetur e BE-së rrezikojnë me këtë një falimentim të plotë në Greqi dhe një katastrofë të mundshme për refugjatët dhe migrantët.
Pas kësaj fshihet një strategji e mirëmenduar, si u kuptua që para disa javësh nga ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner. Greqia nuk mundet dhe nuk do t’i mbajë refugjatët. Prandaj de facto ky vend përjashtohet nga regjimi i kufijve të BE-së. Kufiri i ri i jashtëm i BE-së tani kalon mes Greqisë dhe Maqedonisë, si edhe mes Greqisë e Bullgarisë. Mjaftojnë pamjet e refugjatëve dhe migrantëve të dëshpëruar e pa strehë në Greqi për t’i trembur ata, mendon me sa duket Mikl-Leitner. Pas disa javësh nuk kanë për të ardhur më afrikano-veriorët, afganët, ndoshta edhe irakianët apo sirianët, sepse e dinë se nuk kanë asnjë shans të kalojnë kufirin për në veriun e Evropës.
Kjo është strategjia cinike dhe e thjeshtë njëkohësisht. Tani ajo u vu në veprim në Vjenë. Greqia vazhdon të kërcënojë me bllokimin me veto të anëtarësimit të Serbisë e Malit të Zi. Sigurisht kjo nuk e përmirëson gjendjen në rajon dhe e izolon Athinën edhe më tej. Gjendja është dramatike dhe e futur në qorrsokak. Viktimat janë refugjatët që ngrenë kampe tani në rrugët e Idomenit dhe Athinës. Të futur në grackë, sepse tani ata nuk kthehen dot as në Turqi.
Çfarë mund të ndodhë me gjasë? Po qe se itinerari ballkanik mbyllet, fluksi i njerëzve mund të kalojë nga Greqia përmes Shqipërisë e më tej drejt Italisë? Nga Libia në Egjipt drejt Italisë? Apo nga Turqia në Bullgari. “Mbylljet e njëanshme të kufijve nuk janë zgjidhje”, këtë e thotë vetë kreu i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, Kufitare Frontex. Por ai thotë edhe më shumë se kaq: Megjithë politikën e bllokimit dhe kufijtë maksimalë në itinerarin ballkanik këtë vit do të kalojnë më shumë se 1 milionë refugjatë.
Ministrat e mbledhur në Vjenë kanë vendosur të kufizojnë në maksimum fluksin e refugjatëve – pavarësisht nëse Greqia sakrifikohet për këtë. Evropa ndryshe do të shpërbëhej, thotë ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Në fakt ajo po shpërbëhet. Sepse politika e migracionit tani ka vetëm një moto: Të gjithë kundër njëri-tjetrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit