LAJMI I FUNDIT:

Shpargujt me veti afrodiziake

Shpargujt me veti afrodiziake

Shpargujt gjithnjë e më shpesh po shfaqen në meny të tryezave familjare. Është fat, sepse ato të gjelbrit janë përplot minerale (kalium, fosfor, kalcium, magnez) dhe me vitamina (me folat, tiaminë dhe me vitaminat C dhe 86).

Përbërja e këtillë shpargujt i bën si ushqim shumë të shëndoshë, ndërsa thuhet se kanë veçori afrodiziake. Shpargujt e mbirë vetë, fillojnë të vilen në muajin mars dhe në tregjet e Mediteranit mund të blihen deri në qershor, ndërsa shpargujt e kultivuar shiten gjatë gjithë vitit.

Në treg gjenden edhe shparguj të bardhë, që kultivohen të mbrojtur nga rrezet e dritës, prandaj te ta nuk ka klorofil. /Telegrafi/