Kosova në të kaluarën kishte një sistem të pastër patrilineal të bartjes së trashëgimisë tek pasardhësit, që do të thotë se tradicionalisht prona bartej vetëm tek pasardhësit burra. Ky zakon është bartur me inercion edhe në kohën e sotme për shkak të paternalizimit të vlerave nga burrat.Duke qenë se në të kaluarën bartja e trashëgimisë bëhej vetëm tek pasardhësit burra dhe duke qenë se kryesisht prona fitohej si rrjedhojë e trashëgimisë, kjo ka ndikuar që si pasojë të kemi një numër të vogël të grave që kanë pronë.
Mirëpo, sipas studimeve të bëra së fundi nga USAID-i në Kosovë , rezulton se qëndrimet dhe praktikat rreth të drejtës së grave në pronëpo ndërrojnë dhe se zakoni i bartjes së trashëgimisë vetëm tek burrat ka filluar të humbas popullaritetin në shoqëri.
Më saktësisht, gjetjet nga këto hulumtime tregojnë për gati një dyfishim të numrit të grave që trashëgojnë pronë, brenda një periudhe prej dy vitesh. Nga vetëm 3.8 përqind të grave që kishin pronë të trashëguar në vitin 2015, ky numër është rritur në 7.5 përqind në vitin 2017.
Sipas po të njëjtit studim, ndryshimi kryesisht vjen si rrjedhojë e fushatës informuese të udhëhequr nga Programi i USAID-it për të Drejta Pronësore,si dhe diskutimeve publike për ndryshim të infrastrukturës ligjore në favor të barazisë në këtë fushë. Si rezultati fushatës së bërë nga ky Program i USAID-it, fushatë kjo e cila ka pasur shtrirje tek 76 përqind e ekonomive familjare në Kosovë, përqindja e njerëzve që kanë deklaruar se i përkrahin të drejtat e barabarta në pronë për gratë dhe burrat është rritur nga 64 për qind sa ishte në vitin 2015, në 73 përqind në vitin 2017. Ka pasur po ashtu një rritje të përqindjes së njerëzve që tashmë kanë njohuri mbi të drejtat e tyre pronësore prej 27 përqind në vitin 2015, në 51 përqind në vitin 2017, e në veçanti, 23 përqind më shumë e grave tanimë kanë njohuri mbi të drejtat e tyre pronësore.
Në parim, njohuritë mbi një çështje ndikojnë që të braktiset mendimi stereotipizues dhe të krijohen parakushte për mendimin e mbështetur në fakte.Nga faktet më bindëse për rrëzimin e stereotipeve mbi relacionin grua –pronë mund të jetë se 9 përqind e grave kanë arritur që të blejnë pronë. Kështu, numri i grave me një apo më shumë prona në emrin e tyre është rritur nga 18 përqind në vitin 2015 në 20 përqind në vitin 2017.
Ndryshimi i zakoneve dhe praktikave kulturore është një proces i natyrshëm dhe i pashmanghëm për çdo shoqëri. Qëndrimet, besimet, idetë, zakonet, dhe praktikat kulturore janë të gjitha produkt i mendjes së njeriut, pra janë konstrukte sociale. Zakonet burojnë nga nevoja e shoqërisë për të rregulluar ndërveprimin midis njerëzve dhe për të krijuar stabilitet social. Por, në procesin e zhvillimit të çdo shoqërie disa zakone dhe praktika kulturore e humbin funksionin e mëparshëm dhe rrjedhimisht duhet të zëvendësohen. Nuk ka asnjë dyshim se tanimë zakoni i bartjes së trashëgimisë vetëm tek burrat është një zakon që ka humbur çfarëdo funksioni që mund të ketë pasur në të kaluarën. Çfarëdo përpjekje për ruajtjen e një zakoni të tillë, në kontekstin e sotëm social, shpie te fenomeni i njohur si “ndërgjegje e dyfishtë”, që nënkupton se një individ njëkohësisht ka besime dhe qëndrime që janë kontradiktore mes vete.
Së fundi, hulumtimet e Programit të USAID-it për të Drejtat Pronësore japin indikacione të bazuara se numri i grave që do të kenë pronë në emrin e tyre do të rritet me një ritëm të shpejtuar. Brenda dy viteve të fundit ka pasur një rritje domethënëse të numrit të grave që kanë paraqitur kërkesa për shqyrtim të trashëgimisë, nga vetëm 0.3 përqind në vitin 2015 në 3.0 përqind në vitin 2017. Po ashtu, ka pasur një rritje të numrit të grave që janë bërë pronare të pronës së përbashkët nga 6 përqind në vitin 2015 në 9 përqind në vitin 2017. Të dyja këto të dhëna japin indikacione se me progresin që mund të bëhet në drejtim të formalizimit të të drejtave pronësore, numri i grave që do të kenë pronë të regjistruar në emrin e tyre do të rritet.
Me një trend të tillë do të krijohet terreni i përshtatshëm social që barazia në pronë e burrave dhe grave të shndërrohet në vlerë dhe zakon.
Driton Zeqiri, Specialist për Monitorim dhe Vlerësim tek Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë