LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile – opozita e vërtetë në Shqipëri

Shoqëria civile – opozita e vërtetë në Shqipëri

Gëzim Alpion

Protestat popullore kundër shkatërrimit e armëve kimike nga Siria po dëshmojnë forcën e shpërfillur të demosit si dhe afirmimin e shoqërisë civile si opozita e vërtetë në Shqipëri.

Zemërimi popullor është një favor që po i bëhet z. Rama në fillim të mandatit të tij, si dhe një paralajmërim për këdo që lakmon drejtimin e vendit në të ardhmen, se pazarllëqet në kurriz të interesave të vendit nuk do të tolerohen më.


Përsa i përket Partisë Demokratike, fatkeqësisht, kjo forcë politike akoma nuk po e kupton se, më shumë se zgjedhjet, ajo ka humbur kredibilitetin për aq kohë sa do të dirigjohet nga z. Berisha i cili nuk pati kurajon që të largohet përgjithmonë nga politika pas mësimit që i dha elektorati më 23 qershor.

Z. Basha ngelet një figurë e mjergullt në politikën shqiptare për disa arsye, por veçanërisht për aq kohë sa nuk është sqaruar roli i tij në ngjarjet e 21 janarit 2011. Për një ish-kryeministër dhe ish-ministër të punëve të brendshme, gjatë mandatit të të cilëve dikush dha urdhër të qëllohej ndaj demonstruesve, vendimi për tu futur mes protestuesve më 14 nëntor 2013, më tepër se budallallëk, është një maskarallëk dhe akt sadist.

Shqipërisë i duhet sa më shpejt një opozitë e shëndoshë. Jam i sigurt se një pjesë e mirë e brezit të ri të anëtarëve të Partisë Demokratike e kuptojnë se sa e rëndësishme është që të dëshmojnë me vepra se partia e tyre e meriton të quhet “demokratike” për të mirën e popullit tonë që aspiron për më shumë se dy dekada për një shtet demokratik funksional në të cilin askush, përfshirë politikanët, nuk është mbi ligjin.

Fëmijëve, dhëndurëve, nipërve dhe mbesave të pronarëve të partive politike, të cilët me sa duket e konsiderojnë atdheun si çiflikun e tyre, do t’ju këshilloja të qëndrojnë jashtë politikës pasi edhe një ‘mbret’ që patëm ja mbathi kur Shqipëria ishte në pikë të hallit.

Uroj që lajmi që po qarkullon se armët kimike të Sirisë tani mund të dërgohen në Kosovë nuk është i vërtetë. Po qe se kjo gjë konfirmohet, jam i bindur se populli i Kosovës do të dijë t’ia shkulë veshin z. Thaçi sa nuk është vonë po qe se ai akoma nuk ka mësuar se gjuha shqipe ka edhe fjalën JO, të cilën politikanët shqiptarë, kur është në të mirën e atdheut, duhet ta përdorin me shpesh me miqtë, kushdo qofshin ata.

Në trend

Më shumë

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori