LAJMI I FUNDIT:

Shopingu i mirë për shëndet

Shopingu i mirë për shëndet

Shopingu ndoshta nuk është i mirë për kuletën tuaj, mirëpo është i mirë për shëndetin- sugjeron një studim i ri.

Sipas rezultateve të studimit, shkuarja nëpër dyqane dhe bartja e qeseve të rënda, është aktivitet fizik gjatë të cilit shpenzohen 385 kalori në javë.

Mesatarisht, një femër duke bërë shoping, brenda vitit ec afër 240 kilometra, që paraqet një formë të mirë të ushtrimit trupor.

Rezultatet e studimit janë të bazuara nga të dhënat e grumbulluar nga 2.000 femra pjesëmarrëse në studim. /Telegrafi/