LAJMI I FUNDIT:

Shokuese! Ardiani jashtë!

Ein Schock! Ardian ist raus! (Shokuese! Ardiani jashtë!)
Kështu shkroi Ardian Bujupi në statusin e tij në Facebook, disa minuta pas eliminimit nga gjysmëfinalja e shout gjerman të talenteve të muzikës, DSDS.

Vërtet e papritur, sidomos tani në fund të garës kur diferenca ishte bërë, pikërisht kur kualiteti i vokalit dhe performancave të Ardian Bujupit ishin bukur më të dallueshme nga ato të konkurrentëve të tjerë.

Si të ndodhte ndryshe?! Të gjitha shou-programet që kërkojnë talente të reja, kudo në botë, vazhdimisht janë nën llupën e kritikave të opinionit të gjerë, sepse në mos zakonisht, shumë shpesh ndodh që më të mirët të s’kualifikohen pak para se të prekin ëndrrën e tyre të madhe. Fitoren. Nënshkrimin e kontratës.


As DSDS 2011 si duket nuk shpëtoi dot nga skema tashmë e njohur gjithandej. Favoriti numër një për fitore, në të gjitha sondazhet dhe parashikimet e bëra në Gjermani deri më tani ishte padiskutim Ardian Bujupi. Forumet dhe sondazhet e favorizonin atë me mbi katërdhjetë përqind nga totali, kundrejt konkurrentëve të tij, njëjtë sikur më parë Editën nga X-Factor. Edita fitoi, por për Ardianin kësaj radhe gjërat morën kahje tjetër. Ai u eliminua.

Shqiptarët vs gjermanët

A duhet parë largimi i Ardianit nga gara si rrjedhojë e ndonjë prapaskene të mundshme të organizatorëve, të cilët në fund të fundit nuk përballuan dot që dy shqiptarë të jenë fitues të njëpasnjëshëm të garave muzikore në Gjermani? Të rinjtë shqiptarë që po eklipsojnë të rinjtë gjermanë aq të shumtë në vendin e tyre. Apo që vërtet publiku ishte ai që vendosi të largonte Ardianin nga gara?

Po të ishte vendim i publikut, atëherë rezulton që të gjitha sondazhet e klasifikimet e bëra në internet të jenë të kota e të pavlera. Kjo, e kundërta me rastin e Editës. Ndërsa në rastin e Ardianit, votimet online bie në kundërshti të plotë me votat telefonike. Paradoksale. Në një kohë kur interneti është ai që e thotë fjalën e fundit, për suksesin apo dështimin e një artisti, që dikton suksesin e çdo shou muzikor, si dhe të vetë televizioneve që i organizojnë ato.

Sigurisht shokuese dhe zhgënjyese në një mënyrë. Dhe kundërproduktive. Që tejkalon pritshmërinë e shikuesit, se vërtetësia e krijimit të këtij formati është e padiskutueshme, dhe se talentet e vërteta ngadhënjejnë. Punë e kryer. Jo gjithmonë. E paparashikuara fshihet prapa dyerve të misterit. Dhe se gjithmonë nuk është në pyetje vetëm talenti. Ka edhe përllogaritje të tjera. Matematikën nuk e bën vetëm publiku, por e bën më shumë se çdokush, vetë organizatori. E anëtarët e jurisë që punojnë pafund, dhe që njohin talentin e vërtetë, dalin të jenë kukulla televizive dhe asgjë më tepër. Është e papranueshme kur sheh edhe vetë ata duke pritur në ankth votimin e publikut, duke mos patur asgjë në dorë.

Pikërisht juria që njeh më së miri tregun e shoubizit, e që në të vërtetë do duhej të kurorëzonte yllin e ri. A po paguhet kjo juri vetëm për konsum mediatik e për kakofoni televizive? Duket fare e qartë. Kjo sigurisht që bie ndesh me qëllimin e spektaklit. Sepse qëllimi i vërtetë i spektaklit na del të jetë tjetër. Kundërthënia. Se kundërthënia sot bën lajmin, jo vetëm në politikë, por edhe në art. Pikërisht aty ku gjërat janë të qarta, ku vlerat mund të preken, ku nuk ka nevojë për përmbysje sondazhesh. E në tërë këtë, lajmi mbi përmbysjen e parashikimeve përbën thashethemet, dhe rritjen e reagimit të masës e shikueshmërisë së spektaklit. Fitues mbetet, organizatori.

Edita dhe Ardiani

Edita muaj më parë e “vodhi” shoun. Ajo ishte e pakapshme për garuesit e tjerë. Juria, votuesit në internet, votuesit nga telefonatat dhe organizatorët ishin të gjithë në të njëjtat frekuenca. Edita fitoi. Një herë ndodhi. Pastaj, menjëherë pas saj vjen një supertalent tjetër. Pse të mos ndodhte sërish? E kishte kaq të vështirë një Gjermani tetëdhjetëmilionëshe të gëlltiste faktin se shqiptarët më në fund po shfaqen. Në art?! Se është e tepërt po të fitonte sërish, një shqiptar?! Për më tepër një talent i padiskutueshëm. Pyetje që mbase kurrë s’do t’ia dimë përgjigjen. Tani ka pak rëndësi.

Me rëndësi mbetet fakti që timbri artistik i shqiptarëve po kalon kufijtë e Ballkanit dhe mbase ata evropianë. Ardian Bujupi mbetet njëri prej tyre. Një paket-talent. Që nga cilësia moderne e vokalit, prezenca në skenë, atraktiviteti dhe paraqitja. Aura e tij skenike do të mbahet mend gjatëkohë. E që të gjithë e dinë se, ai ishte më i miri që pati kjo garë talentesh. Ndërsa ne si publik qofshim në Gjermani apo jashtë saj, presim të shijojmë më pak art e më shumë përmbysje rezultatesh, sondazhesh. Vlerash të vërteta. Qoftë edhe përkohësisht.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori