“Shkurorëzimi” i Retkocerit…
Gjyqtari Rrahman Retkoceri "fluturoi" nga puna. E suspenduan, që nga 8 tetori i këtij viti, për shkak "të shkeljes së etikës", dhënies së fshehtësisë, bërjes publike të procedurës së votimit në procesin ndaj njeriut të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Llap, tash deputet, Rrustem Mustafës – Remit, gjeneralit Latif Gashit dhe Nazif Mehmetit.
Retkocerit i quan “selamin”, i thanë: "Go home" ("Shko në shtëpi"). Vendimin për suspendim nuk ia dërguan në anglishte, por në dy gjuhë, në shqipe dhe serbishte. Pse në serbishte?! Ku rrojnë ata që i hynë kësaj loje, në Serbi, apo në Kosovë?!
Sajuesit e vendimit të përpiluar në gjuhën serbishte, i cili iu dërgua gjykatësit shqiptar, i dinë ligjet, apo këtë "lojë nervash" e bënë me prapavijë politike, e bënë që të diskreditojnë sistemin tonë juridik?!
"Më dërguan dy vendime për suspendim nga puna, njëri në serbishte e tjetri në shqipe, të nënshkruara nga Zhivojin Jokanoviqi", shprehu habinë gjykatësi Retkoceri në një emision të RTK-së, të premten (9 tetor). Ndërkaq, të nesërmen, po ashtu në RTK, tërhoqi vëmendjen se ka qenë i kërcënuar me likuidim përmes telefonit nëse nuk e bën të ditur votimin e tij, më 2 tetor, pas shpalljes së aktgjykimit, ndonëse, siç pohoi " me kohë ka qenë e informuar policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it".
Retkoceri e mori "kartonin e kuq" nga Komisioni Gjyqësor Disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Sipas kësaj logjike, Jokanoviqi qenka anëtar, përkatësisht kryetar i Komisionit në fjalë. Do të ishte normale, veprim ligjor, sikur vendimi në fjalë i përpiluar në serbishte t’i ishte dërguar ndonjë gjyqtari serb. Por, dërgimi i kësaj "hajmalie", të shkruar në serbishte, gjykatësit shqiptar, kjo paraqet non sens.
Kush është Zhivojin Jokanoviqi? Ky është një avokat prishtinas, të cilin e thërrisnin Zhika. Ai para e pas luftës i mbrojti edhe shqiptarët, por jo për veprat penale të natyrës politike. Se Retkocerit i është dërguar vendimi për suspendim në gjuhën serbishte, kjo u dëshmua nga kamera e RTK-së, që paraqiti faksimilën e kësaj shkrese të Komisionit në fjalë.
Hollë e tjerrën drejtësinë tek gjyqtari Retkoceri, e qitën "në aut" për dhënien e fshehtësisë së procedurës së votimit. Por, a do të tirret drejtësia për atë që dha urdhër të përpilohet vendimi në gjuhën serbishte dhe si i këtillë t’i dërgohet Retkocerit? A s’është ky paradoks, që bie ndesh edhe me Kushtetutën, që shqiptarit t’i dërgohet shkresa në gjuhën serbishte?! Ky veprim, s’do mend, është shkelje e ligjit, e për shkelje të ligjit ka edhe sanksione. Ndoshta, ndokush këtë mund ta merr si "çikërrimë", e që s’është kështu. Njerëzit edhe për "çikërrima" bartin përgjegjësinë ligjore. Ligji i "kap" të gjithë njësoj, askush s’është mbi ligjin. Për këtë "lapsus" kush do të "fluturoi" nga posti?
Kjo çka i ndodhi Retkocerit më kujton kohën e komunistëve. Nëse ndokush i "luante kokrrat", njerëzit e komiteteve, me "dorëza të bardha", jepnin diktatin: Ky apo ai duhet hequr menjëherë nga posti, është i papërshtatshëm moralo politikisht. Urdhri i tyre ishte i prerë:"Menjëherë…".
Si reporter i gjyqit kam ndjekur proceset gjyqësore para e pas luftës, por nuk mbaj në mend që ndonjë gjyqtar të ketë "fluturuar" për shkak të dhënies së fshehtësisë së procedurës së votimit. Retkoceri është i pari që e "theu akullin", mbase do të hyjë në analet e gjyqësisë.
Sipas Kodit të procedurës penale të Kosovës, i cili hyri në fuqi më 6 prill 2004, për ndonjë çështje penale, pavarësisht e çfarë natyre është, gjykojnë dy trupa, njëri "i vogël" e tjetri "i madh". Në të "voglin" fjalën kryesore e ka gjyqtari profesionist, si kryetar i trupit gjykues, i shoqëruar me dy porotë.. Ndërkaq, trupin "e madh" e përbëjnë dy gjyqtarë profesionistë dhe tre të tjerë porotë. Porotët, mund edhe t’i mbivotojnë gjyqtarët profesionistë. Porotët merren si element "i popullit", janë gërshetim i "shtetit dhe popullit". Tek procesi i Remit dhe të tjerëve, gjyqin e bëri treshja, gjyqtarët profesionistë!
Dy gjyqtarët e EULEX-it, kryetari i trupit gjykues Francessco Flori dhe kolegu i tij ishin për atë që Remi të dënohet me 4 vjet, Latif Gashi 6, dhe Nazif Mehmeti 3 vjet. Retkoceri nuk u dakordua, shprehu votën kundër, por u mbivotua. Kësaj i thonë "gjimnastika" gjyqësore.
Në komentin tim për fundin e këtij procesi kam theksuar se të akuzuarve iu shqiptuan gjithsej 13 vjet burg, se numri 13, sipas një besëtytnie, është numër fatkeq, kam parashikuar se do të ndodhë diçka e papritur. Jo rastësisht nuk e kam thënë në titull të komentit "Dënohet Remi, kush e ka radhën" ?!, kam aluduar se edhe ndokë tjetër do ta "kap" paragrafi. Paragrafi kësaj radhe e "kapi" gjykatësin Retkoceri. Megjithëkëtë, mbeti enigma kush iu kërcënua atij me likuidim?!
Po ashtu, kam tërhequr vëmendjen se gjyqtarët merren si "njerëz të shtetit", por nuk do të thotë të jenë edhe "të popullit". Andaj, sipas asaj që deklaroi në media se ishte kundër dënimit të Remit dhe dy të akuzuarve të tjerë, Retkoceri doli të jetë "i popullit".
Para e pas luftës, në gjykimin e ndonjë çështjeje penale, në trup gjykues janë futur edhe gjyqtarët civilistë, sa për ‘ tu përmbushur ana ligjore ". Dy gjyqtarëve të Eulex-it iu bashkëngjit zotëri Rrahman Retkoceri. Iu bashkëngjit këtij trupi me vullnet, apo ishte i shtyrë nga dikush tjetër. Megjithëkëtë, Retkoceri sqaroi për RTK-në, se ka qenë i caktuar të përfshihet në trupin gjykues nga kryetari i Gjykatës, Anton Nokaj". Retkoceri s’ia prishi shefit!
Zotëri Retkoceri në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë punoi si civilist, kishte punë me ata që ishin ndarë nga shtrati dhe tryeza e përbashkët, me zgjidhjen e martesave, shkurorëzimin e bashkëshortëve. Por, ja ndodhi, edhe vetë u "shkurorëzua" nga Gjykata.
Në historinë e proceseve janë të njohura "gjimnastikat" gjyqësore. Me një votë kundër, i akuzuari i ka shpëtuar gijotinës, varjes, pushkatimit… "Gjimnastika" ndodhi edhe në procesin e dashnores së presidentit francez Felix Faure, zonjës Marguerite Steinheil, e njohur si "Meg". Zonja "Meg", në kohën e aferës së Alfred Drajfusit, ishte e akuzuar për vrasjen e të shoqit, piktorit Adolph Steinheil dhe të ëmës së saj, zonjës Japy.
Janë mbajtur shumë seanca. Më 13 nëntor 1909, në orën shtatëmbëdhjetë është tërhequr trupi gjykues për të votuar. Bukuroshja "Megi" i ka thënë një gardiani të burgut që t’i lus gjyqtarët të mos e shpallin aktgjykimin para mesnate, por pas mesnate, ngase qelia e parë ku është mbajtur e ka pasur numrin 13, hetimet ndaj saj kanë përfunduar më të 13-tin… Hetimet kanë zgjatën 13 muaj. Kishte aversion ajo ndaj numrit 13. Ashtu edhe ndodhi, iu plotësua dëshira "Megit". Ajo u lirua nga akuza me të vetmen votë në favor të saj.
Historinë e këtij procesi që ngriti në këmbë Parisin e përshkroi në mënyrë plastike publicisti gjerman Hans Habe në librin e tij "Zotërinj porotë".
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht