Shkrirja, proces i natyrshëm
Përfaqësuesit e zgjedhur e kthejnë në veprim politik atë që është synim i votuesit.
Vetëm në ditët e fundit, me dhjetëra aktivistë politikë, simpatizantë të shumtë e votues të LDK-së më janë drejtuar duke më pyetur: “Kur do të ribashkoheni me LDD-në”? Meqë ata më drejtoheshin në cilësinë e përfaqësuesit politik, unë të shumtën u jepja këtë përgjigje: “Varet nga shtysa që do të na jepni ju”. Natyrisht, unë mund t’u jepja një përgjigje tjetër, më tërheqëse për pritjet e tyre, duke u mbështetur në ato që janë orientime tona strategjike, ose në veprimin konkret politik tonin! Kjo do ta zbuste kërshërinë e tyre, mbase, por kjo do t’i privonte ata nga mundësia e krijimit të ndjenjës se ata janë pjesë e një procesi vendimtar për të ardhmen politike të elektoratit të djathtë politik në vend dhe po kështu do t’i privonte ata nga artikulimi i vetëdijes se përfaqësuesit politikë janë artikulues të konceptit të përbashkët politik dhe jo strukturë e centralizuar e vendimmarrjes e cila e shtyn votuesin drejt dilemës: të pranojë ose ikë!
Dhe kjo, konsideroj unë, është thelbi i veprimit të pritshëm politik, këtu dhe kudo, tani dhe përherë, përsa do të ketë një sistem demokratik të përqafuar nga bota e qytetëruar. Prandaj, unë dëshiroj të ndikojnë pjesëmarrjen politike të qytetarit në vendimmarrje, sepse kjo e rrit dyfish cilësinë e demokracisë së brendshme përmes pjesëmarrjes politike të qytetarit të Kosovës, dhe atë dyfish: duke ndikuar në krijimin dhe kultivimin e mëtejmë të një vetëdijeje politike, si dhe në instalimin e një kulture të re të vendimmarrjes.
Pse e mora këtë shembull?
Sepse përmes tij dua të prek një segment të politikës shqiptare përgjithësisht: kulturën politike e cila e institucionalizon ose jo në vendimmarrjen vullnetin politik të qytetarit dhe përfaqësuesin politik si artikulues politik të tij.
Unë gjithnjë kam besuar se lidershipi i një partie ose lidershipi i vendit ka për obligim të ndikojë në kulturën e qeverisjes, e cila vendimmarrjen e sheh të ndërlidhur ngushtë me rolin e individit dhe përfaqësuesit e zgjedhur si njerëz të cilët e kthejnë në veprim politik atë që është synim i votuesit shqiptar. Prandaj, debati i fundit për ribashkimin e natyrshëm të elektoratit rugovian, të njerëzve me ide dhe koncept të qartë politik, të atyre që procesin e pavarësimit të vendit e kishin shndërruar në remisë jetësore dhe, së fundi të atyre që janë dëshmuar në një betejë të stërmadhe për lirinë personale e kolektive, është i natyrshëm. Por, mënyra se si është hedhur dhe si po zhvillohet mund të diskutohet. Ta zëmë, profesor Ramosaj i cili mori bajrakun e idesë për ribashkim, duke e hedhur idenë për një marrëveshje xhentëlmenësh si hap të parë, tregon kurajën e një politikani për t’u paraprirë proceseve politike dhe për të inkurajuar strukturat politike për të marrë vendime të cilat, sado mund të prekin sedrën e dikujt, janë interes i subjektit politik, janë interes i skenës politike dhe i qytetarëve të Kosovës të cilët besojnë në një koncept dhe në një filozofi politike. Ai mori guximin për t’u “kryqëzuar” për idenë e tij dhe ky veprim është për respekt. Mirëpo, mënyra e rrufeshme se si u kryqëzua ai nga një pjesë e lidershipit partiak, të cilën e ka themeluar vetë, tregon se përllogaritjet e z. Ramosaj kishin paraparë strategjinë, por kishin harruar një premisë inicialë: ai duhej të artikulonte idenë e tij duke u mbështetur në thirrjet e shumta të votuesve dhe strukturave të LDD-së dhe të dilte si kërkesë e cila, mbështetur në kualitetet e reja të kulturës politike, e njeh vullnetin e qytetarit si faktor themelor në vendimmarrjen politike, dhe ta bartte të artikuluar këtë vullnet të elektoratit. Shembuj kishte dhe ka sa të duash.
Unë nuk besoj se egocentrizmi mund ta sfidojë çdo herë racionalitetin e individit ose të strukturave të përbashkëta, sikur që ma ha mendja se deklaratat e sojit “Ne i kemi dyert e hapura” nuk mund të jenë krejtësisht të favorshme për idenë e votuesit. Ky është një proces i natyrshëm i ribashkimit, prandaj intenca për të dominuar vullnetin qytetar nga një pozitë vendimmarrëse mund të ndikojë në modelin politik të cilin ne e zgjedhim për përfaqësim. Unë besoj se matja e opinionit publik duhet tu paraprijë proceseve politike. Të dyja partitë duhet të bëjnë hulumtime të brendshme jo vetëm në nivelin politik por edhe profesional për artikulimin e qëndrimeve politike. Ata duhet të kenë sigurinë për vete dhe për veprimet e tyre politike. Ata duhet të jenë të bindur dhe bindës se ajo çfarë propozohet është derivat i kërkesave të artikuluara dhe i qëllimit që të shndërrohet në kërkesë politike të cilën përfaqësuesit e zgjedhur politikë do ta bartin në institucionin politik. Pa këtë masë vendimet mund të jenë të vagullta, kurse efekti i tyre ndonjëherë i paplanifikuar. “Kryqëzimi”, sikur para dymijë vjetësh, sikur tani, megjithatë i ka shërbyer njerëzimit dhe zbritja në hënë, 40-vjetorin e të cilit po e kremton bota, shënoi pikërisht atë për të cilën fliste Nill Amstrongu: një hap të vogël për njeriun, por një hap të madh për njerëzimin!a
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania