Shkodra “rrëzon” Sali Berishën!
Shkodra, kryeqendra e veriut dhe një ndër bastionet kryesore të Partisë Demokratike, e cila që në fillim të demokracisë shfaqet haptazi edhe si kryeqendra e antikomunizmit dhe e rezistencës popullore. Shkodra, një ndër qytetet më të bukura, por edhe ndër më të vjetrit të Shqipërisë i jep vetes sot ngjyrat e “zisë”, me një varfëri “migjeniane”.
Specialistë të ekonomisë shqiptare konstatojnë se si pasojë e kushteve të vështira ekonomike, që po kalon vendi edhe si ndikim i krizës ekonomike, të cilën qeveria shqiptare e mohon çdo ditë mediatikisht, numri i familjeve shqiptare që marrin ndihmë ekonomike nga buxheti i shtetit është rritur. Normalisht, kjo rritje e numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike është edhe tregues i ecurisë së përgjithshme të ekonomisë së vendit tonë. Ndihma ekonomike (asistenca, në gjuhën e popullit) u jepet nga shteti atyre familjeve të varfra, të cilat nuk plotësojnë minimumin jetik dhe personat e aftë fizikisht ndodhen papunë. Kjo ndihmë varion nga shuma 23 apo 24 euro – 29 euro në muaj për familje.
Në vitin 1999, numri i përfituesve të asistencës ekonomike ishte afro 20%, rreth 149 mijë familje. Në vitin 2008 ajo bie ndjeshëm dhe Banka Botërore raporton për shifra deri në 94 mijë familje. Në vitin 2009 dhe 2010 do të kemi rreth 97 mijë, ndërsa në vend që të synohet të shkohet drejt përmirësimit të gjendjes, ndodh e kundërta. Në tremujorin e parë të këtij viti numërohen rreth 98 mijë familje, ku qeveria shqiptare shpenzon mesatarisht rreth 352 milionë lekë çdo muaj për ndihmën ekonomike. Gjithashtu duhet theksuar se Banka Botërore ka deklaruar se kjo shumë që qeveria shqiptare derdh për këto familje të varfra, nuk i nxjerr këto të fundit nga minimumi jetik, i cili në vendin tonë është vlerësuar 5.900 lekë në muaj për frymë.
Si për ironi të fatit dhe për habinë e të gjithëve, Shkodra e cila për 20 vite me radhë në mënyrë masive jep votën për Partinë Demokratike, e cila ka gjashtë vite që po qeverisë vendin, renditet e para në rang kombëtar në përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike me rreth 16% të të varfërve, e ndjekur nga Dibra me 15% dhe Elbasani me 13.6%. Duhet theksuar që veriu i vendit ndodhet në një situatë më të rënduar dhe mjerane.
Shkodra ku në vitet 90’ dha kontributet më të vyera… Shkodra ku më 2 prill 1991 dha jetën e katër djemve të saj për demokraci (Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka); Shkodra, e cila gjatë protestave masive “Nano ik” renditej e para dhe drejtuesit e djathtë kryeqendrën e protestave e kishin në sheshin “2 Prilli”; Shkodra, ku me fanatizëm nxirrte edhe me 9 apo 11 deputetë të djathtë dhe asnjë të majtë; Shkodra, ku plot 20 vite qeveriset nga e djathta në pushtet lokal; Shkodra, e cila me votat e saj solli PD-në në pushtet në vitin 2005; Shkodra, e cila për shumë vite ndalonte shumë drejtues të majtë të vinin e të organizonin mitingje, manifestime apo protesta…
Shkodra, e cila në vitin 2011 i dha Berishës aq deputetë sa asnjë Qark tjetër në Republikën e Shqipërisë. Mbi të gjitha, Shkodra që për hir të idealeve të veta edhe ndërtimin e çdo impianti bërthamor do ta lejonte sikur të thoshte Sali Berisha. A thua Shkodra e meriton një gjë të tillë?! A thua Shkodra që e solli dhe e ngriti në pushtet Sali Berishën dhe PD, ajo vetë nga varfëria këmbëkryq mund ta rrëzojë?!
(Autori është Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin