LAJMI I FUNDIT:

Shkodër, dy në pranga për armëmbajtje pa leje

Shkodër, dy në pranga për armëmbajtje pa leje

Policia e Shkodrës arrestoi mesditën e së shtunës dy persona, të cilët akuzohen për veprën penale të ‘armëmbajtjes pa leje’.

Të arrestuarit janë 36-vjeçari Fran Koçeku dhe 19-vjeçari Elidon Kurtaj, të cilëve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një pistoletë kalibër 9 mm, një krehër me shtatë fishekë dhe një armë zjarri pistolete model 54, me një krehër me tre fishekë.

Policia e Shkodrës po punon për zbardhjen e veprimtarisë kriminale të shtetasit Elidon Kurtaj, pasi dyshohet se i ai është autor i një sërë vjedhjesh të kryera në rrethin e Malësi e Madhe./Telegrafi/