LAJMI I FUNDIT:

Shitje e dobët e XOOM

Shitje e dobët e XOOM

Shitja e kompjuterit tablet XOOM të Motorolas nuk është edhe aq spektakolare, nëse mund t’i besohet analizave të Deutsche Bank. Sipas të dhënave të tyre, që nga paraqitja e XOOM (dy muaj më parë) e deri më sot Motorola ka shitur gjithsej 100.000 tabletë, dukshëm më pak sesa parashikimet fillestare të kompanive Morgan Stanley e RBC.

Pritjet fillestare flisnin për 3 deri në 5 milionë pajisje të shitura gjatë këtij viti, një shifër të cilën Motorola me tempon e tanishme vështirë se do t’ia arrijë. Kompania madje edhe vet e ka zvogëluar prodhimin e tabletëve, për të vlerësuar edhe një herë kërkesën e tregjeve.

Në mesin e mangësive më të mëdha të XOOM theksohet çmimi i lartë, hardueri jofunksional, kualiteti i dobët i përpunimin dhe softueri i papërpunuar mirë, që ka të bëjë me sistemin operativ Android 3.0 si dhe vet aplikacionet. Sa për krahasim, Apple ka shitur 300.000 tabletë iPad 2 në ditën e parë të lansimit të këtij produkti në treg. /Telegrafi/