LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si helikopteri luftarak sulmon në Ankara (Video)

Shikoni se si helikopteri luftarak sulmon në Ankara (Video)

Aeroplanë luftarakë dhe helikopterë janë parë duke fluturuar ulët mbi Ankara, si pasojë e disa të shtënave me armë që janë dëgjuar në kryeqytetin turk, raporton Reuters.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, ka bërë të ditur se udhëheqësit e vendit janë arrestuar, transmeton Telegrafi.

Russia Today ka transmetuar deklaratat e dëshmitarëve, të cilët në rrjetin social Twitter kanë bërë të ditur se autoritetet kanë bllokuar dy urat në Stamboll, ku edhe janë parë duke fluturuar aeroplanë luftarak dhe helikopterë.


Kryeministri turk Binali Yildirim, ka bërë të ditur se një pjesë e ushtrisë turke është duke u përpjekur të kryej grushtet.

Ai ka shtuar duke thënë, se forcat e sigurisë janë duke bërë gjithçka që të zgjedhin problemin e krijuar.

Në rrjete sociale është shfaqur edhe një video ku shihet një helikopter ushtarak duke sulmuar në Ankara. /Telegrafi/