LAJMI I FUNDIT:

Shikimi i televizorit, rrezik për zemër

Shikimi i televizorit, rrezik për zemër

Qëndrimi disaorësh para televizorit, nuk është vetëm ‘topitës’ por edhe i pashëndetshëm, sidomos për zemrën tuaj- thonë ekspertët.

Një studimi i realizuar nga Medical Research Council në Britani të Madhe, tregon se rreth 8% më pak njerëz do të vdisnin nga sëmundjet e zemrës nëse do të shikonin sa më pak televizor (një orë në ditë).

Ky studim, në të cilin janë përcjellë 13.197 meshkuj, ka treguar se shikimi i televizorit dukshëm kishte rritur rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

“Trupi ynë nuk është i ndërtuar që të qëndrojë ulur për periudha të gjata kohore dhe duhet të dimë se shikimi i televizorit, rrit shanset për t’u sëmurë nga ndonjë sëmundje e zemrës”, thonë autorët e studimit. /Telegrafi/