LAJMI I FUNDIT:

Shijak, atentat të rinjve, dy vdesin e dy plagosen

Shijak, atentat të rinjve, dy vdesin  e dy plagosen

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në qytetin e Shijakut. Një makine, në të cilën udhëtonin katër persona, i është zënë pritë dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi në orën 22:50 të së mërkurës, në vendin e quajtur "Katër Rrugët e Shijakut" dhe sipas policisë, objekt i atentatit me kallashnikov ka qënë automjeti me të cilin udhëtonin katër të rinjtë nga Shijaku.

Si pasojë e breshërive të automatikut, kanë gjetur vdekjen 20-vjeçari Maringlen Abdullai dhe 23-vjeçari Blerim Kërtalli. Ndërsa 29-vjeçari Altin Abdyli dhe 33-vjeçari Altin Ibrahimi, janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin kirurgjik të Durrësit.

Dyshohet se atentati është bërë nga një person i vetëm që i ka zënë pritë automjetit dhe pista kryesore është larje hesapesh. Policia e Durrësit po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori