Që disa vjet fshati Toraja në Indonezi ka zgjuar kureshtjen e një pjese të shoqërisë së civilizuar. Atje jeton një fis që i trajton të vdekurit në mënyrë të veçantë, duke i mbajtur kufomat mbi dhé për muaj të tërë. Ata që janë të pasur, të afërmeve u bëjnë varre të hapura në gurë dhe kufomat ua lënë të ekspozuara në natyrë.
Ky rit është i njohur edhe zyrtarisht nga qeveria indoneziane pasi, konsiderohet si “mënyrë e të parëve” që kanë pasur bindjen se të vdekurit jetojnë në zemrat dhe mendjet e tyre.
Një rit i pazakontë me të vdekurit ka filluar të praktikohet edhe në Kosovë.
Është hera e dytë brenda tre muajve që kortezhe të gjata njerëzish shëtisin eshtra e bartin kufoma para se të vijë akti i mbulimit me dhé i të vdekurve.
Një shtet i tërë u mobilizua për ceremoninë e rivarrimit të heroit të kombit, Isa Boletini.
Eshtrat e atdhetarit të cilët edhe ashtu kishin qëndruan në thasë najloni për 14 vjet, përgjatë një jave qershori, u bartën me makina të ushtrisë, sa në një qytet – në tjetrin, sa te një varr – te tjetri, derisa erdhi çasti kur ata u shtrinë në stadium të qytetit të Mitrovicës, për t’u rrethuar nga turma të mëdha të qytetarëve, intelektualëve e politikanëve nga Kosova e Shqipëria.
Ngarendje për të marrë pjesë në një akt historik dhe histeri me eshtrat e një atdhetari që nuk mund të kërkonte nder më të madh sesa të lihej të prehej i qetë një orë e më parë.
Pa i mbushur tre muaj nga varrimi i eshtrave të Isa Boletinit, u nda nga jeta akademik Mark Krasniqi. Trupi i 95-vjeçarit u varros në ditën e katërt nga momenti kur zemra e tij pushoi së rrahuri.
Zvarritja e ceremonisë së varrimit nuk u bë për shkak se mjekoligjorët donin të dinin shkaktarin e vdekjes, duke bërë obduksion në trupin e tij, por për shkak të akademikëve dhe organizatorëve që kishin marrë përsipër ceremoninë e varrimit të të ndjerit.
Ditën e lamtumirës, ata e morën me vete kufomën por nuk u nisën drejt varrezave.
Arkivoli u shëtit nëpër Prishtinë. Kortezhi që përcillte të ndjerin i bëri tri ndalesa: të parën te lapidari i presidentit Ibrahim Rugova, të dytën te përmendorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe të tretën te shtatorja e nobelistes Nënë Tereza.
Akademiku, njëjtë si atdhetari Boletini, u varros në prani të një numri jo të madh të qytetarëve, krahasuar me numrin e atyre që i bënë nderime rrugës për në “banesën e fundit”.
Ai në fakt kishte lënë amanet që në varrimin e tij të mos lejoheshin armiqtë që i kishte pasur në të gjallë, por, kush mund ta çonte këtë amanet në vend.
Nëse trupi i pajetë i një intelektuali apo bashkëveprimtari në lëvizjen paqësore është dashur patjetër të dërgohet për t’u “përshëndetur” me shtatoren apo edhe me varrin e ish-presidentit Rugova para se të dërgohet në varreza, nesër do të dalë dikush me propozimin që edhe trupi i një luftëtari të vdekur të mos dërgohet në varr pa u dërguar njëherë në Prekaz te varri i Adem Jasharit.
Kështu do të bëhet klasifikimi i të vdekurve sipas orientimit për paqe e luftë. Ata që nuk do të barten deri në Velani apo në Prekaz, nuk do të konsiderohen se kanë qenë faktorë në të gjallë.
Dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë, secili që e ndjen veten njeri me ndikim në këtë botë, para se të japë shpirt, mund ta lërë amanet që t’i bartet kufoma nëpër vendet e preferuara dhe simbolike.
Në traditën shqiptare, nuk është praktikuar endja e eshtrave dhe trupave të pajetë.
Si fëmijë më kujtohen se kur vdiste dikush, puna e parë ishte angazhimi i lajmëtarëve të mortit.
Djem të rinj merrnin për mision që t’i njoftonin fqinjët, pastaj miqtë e dashamirët e të ndjerit duke ua treguar edhe orën e varrimit.
Rastet më të ndjeshme, ishin ato kur i vdekuri e kishte dikë në kurbet. Asnjëherë nuk shtrohej pyetja nëse duhej pritur mërgimtari, por gjithmonë shtrohej mëdyshja nëse ai do të mund ta mbërrinte në kohë varrimin.
Esenca ishte që i vdekuri të mos lihej më shumë se një natë mbi dhé. Këtë rregull e kanë ndjekur si shqiptarët e besimit mysliman, ashtu edhe ata të besimit katolik.
Prandaj, ideja e intelektualëve se duke ua endur trupat dhe eshtrat u bëjmë nder atyre që kanë ndërruar jetë, nuk mund të jetë e qëlluar, as në aspektin fetar e as kombëtar.
Të mëdhenjtë i bëjnë të pavdekshëm veprat që kanë lënë pas. Respekti ndaj tyre si në të gjallë ashtu edhe në të vdekur mjafton të jetë i sinqertë.
Histeria pas të vdekurve është primitivizëm. Nëse nuk është primitivizëm, ajo, në të shumtën e rasteve, është e dhunshme. Vetëm në komunizëm, qytetarët “çirren e zhgërryhen” nëpër tokë kur u vdes lideri.
Ne e kemi kaluar regjimin komunist, prandaj histeria me trupat e vdekur s’na hyn në punë. Përkundrazi na bën rast për trajtim nga bota e civilizuar.
(Autori është drejtor i informacionit në Tribuna Media Group)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi