Në disa marrëdhënie, një femër mund të zbulojë se njeriu me të cilin ajo po shoqërohet është një posesiv i lindur, i cili mund të bëhet protagonist në lidhje dhe mund të kontrollojë gjithçka bën e dashura e tij.
Nëse je në takim me dikë, natyra e tij posesive mund ta zbulojë veten menjëherë, është vetëm çështje kohe, kur problemet në marrëdhënien tuaj të fillojnë e të shfaqen duke u bërë serioze. Ja disa shenja që të tregojnë se je në një marrëdhënie posesive.
Xhelozia
Një mashkull posesiv, shpesh bëhet xheloz për gjithçka në jetën tënde. Ai përpiqet të mbajë në kontroll çdo lloj situate, oraret dhe takimet e tua gjatë ditës, është në gjendje të kontrollojë dhe menaxhojë edhe kohën tënde të lirë, madje mund të xhindoset kur ti ke bërë plane pa komunikuar më parë me të ose nuk e ke përfshirë në planet e tua. Ai mund të të akuzojë për çdo lloj komunikimi online, mund edhe të të izolojë nga njerëzit që do dhe të të kërkojë të provosh dashurinë e tij duke i shkëputur marrëdhëniet me ta.
Monitorimi i vazhdueshëm
Një mashkull posesiv mund të të mbajë në mënyrë të vazhdueshme nën kontroll për çdo gjë që bën, edhe atëherë kur ti i thua fiks në ç’vend ndodhesh. Ai mund të të dërgojë mesazhe, mund të të telefonojë ose mund të kontaktojë me miqtë/mikeshat e tua për të konfirmuar vendin ku ndodhesh. Ka gjithmonë supozime, por të pyet vazhdimisht në ç’orë mbërrite në shtëpi, në ç’orë dole nga shtëpia, madje mund edhe të të akuzojë se po gënjen duke mos i treguar të vërtetën. Posesiviteti i tij mund ta bëjë atë edhe të të ndjekë në kohën kur nuk je me të, por në të njëjtën kohë mund edhe të kontrollojë me minuta dhe sekonda çdo mesazh që ke shkëmbyer me miqtë më parë.
Egoizmi
Egoizmi mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Shembulli konkret është kur ai mund të dalë me miqtë e tij deri në orët e vona, por ama nuk të lejon të bësh të njëjtën gjë me mikeshat e tua. Nga ana tjetër, mund të të kërkojë ta kalosh ditën e diel me atë dhe familjen e tij, por nuk të lejon me familjen tënde. Vazhdimisht, ai i kontrollon marrëdhëniet në mënyrë të tillë që gjithçka të shkojë sipas dëshirave të tij. Rregulli kryesor në mendjen e tij është që të të kontrollojë vazhdimisht në gjithçka, ama nuk të lejon që edhe ti të bësh të njëjtën gjë me të. Nëse e provon, atëherë ai do të tërbohet.
Ekzagjerimet
Një tjetër shenjë posesiviteti është tendenca që ka ai për të treguar dashurinë për ty që në javët e para të marrëdhënies suaj. Ai mund të fillojë të flasë për ju të dy, të ardhmen tuaj, martesën, dhe se ai dëshiron që pjesën tjetër të jetës ta kalojë me ty. Të gjitha këto janë ekzagjerime, të cilat mund të të kënaqin në fillim, sepse të tregon se lidhja juaj është serioze, por shumë shpejt ai do fillojë me presionet për një angazhim për të cilin ti nuk ndihesh gati.
Komplimentet
Atij nuk i pëlqen kur ti flet për vlerat e dikujt tjetër. Sa herë që ti thua diçka të mirë për një person, një shoqe a një familjar, ai hidhet menjëherë të nxjerrë në pah të metat, shkruan revista class. Ai është ekstremisht konkurrues më këdo dhe kërkon që të besosh se ai është i vetmi që duhet të shohësh dhe i vetmi njeri nga i cili duhet të varesh.
Agresiviteti
Shpeshherë këto lloj marrëdhëniesh janë të shoqëruara edhe me shenja të theksuara agresiviteti. Një njeri posesiv mund të shndërrohet shumë shpejt në një njeri të dhunshëm, mjafton që t’i japësh një shenjë, si p.sh të kundërshtosh një mendim të tijin. Shpeshherë, kur ai kërkon t’i tregosh gjithçka ke bërë gjatë ditës, ti mund të harrosh që ke marrë një telefonatë nga një shoqe shkolle. Pasi të ka parë telefonin, mendon se e gjitha ka qenë diçka e fshehtë dhe e qëllimtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos