LAJMI I FUNDIT:

Shëngjin, mbytet 38 vjeçari

Shëngjin, mbytet 38 vjeçari

Një 38-vjeçar u mbyt mesditën e të hënës në plazhin e Shëngjinit pasi dyshohet ka pësuar një infarkt me të hyrë në ujë.

Dëshmitarët në vendngjarje ishin ata që thanë se “burri vdiq menjëherë sa ra në kontakt me ujin”, çka të bën të dyshosh se ka pësuar një atak kardiak, raportoi BW.

Ngjarja ndodhi në plazhin e quajtuar Rëra e Hedhur, ndërsa viktima është shtetasi Preng Dedgjonaj. Trupi i pajetë i tij, u çua në morgun e spitalit, ku pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar edhe shkakun e vdekjes së tij./Telegrafi/