LAJMI I FUNDIT:

Shëngjin, gjendet një trup i dekompozuar

Shëngjin, gjendet një trup i dekompozuar

Një 25-vjeçare u gjet e vdekur, të premten, në bregdetin e Shëngjinit. Anisa Opingari 25 vjeç u gjet nga disa pushues të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vdekjes së 25 vjeçares. Trupi i pajetë është pjesërisht i dekompozuar dhe policia dyshon që 25-vjeçarja ka ditë që ka vdekur.

Trupi i pajetë nuk ka shenja dhune dhe mendohet se 25-vjeçarja mund të jetë mbytur.

Policia po heton për të zbardhur nëse ngjarja ka qënë aksidentale apo 25-vjeçarja është vetëmbytur./Telegrafi/