LAJMI I FUNDIT:

Shëndetësia dhe legjislacioni aktual në Kosovë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Qendra për Hulumtime Shëndetësore (QHSH), kanë organizuar këto ditë debat me temën “Shëndetësia dhe Legjislacioni aktual në Kosovë”. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin ministri shëndetësisë Alush Gashi, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqës të institucioneve shëndetësore publike dhe private, anëtarë të Qendrës për hulumtime shëndetësore, ekspertë dhe gazetarë.

Gjatë diskutimeve doli e nevojshme rritja e transparencës dhe dialogut me qytetarin dhe profesionistët shëndetësorë gjatë reformimit shëndetësor dhe rritja partneritetin e sektorëve publik e privat.

Vazhdimi e reformimit i sistemit shëndetësor në Kosovë dhe zbatueshmëri e plotë e ligjeve ekzistuese duke gjetur forma sa më të mira të financimit shëndetësor, duke aplikuar sigurime shëndetësore, ishte kërkesë e të gjithë pjesëmarrësve.


Po ashtu u pa e nevojshme ndryshimi i udhëzimi administrativ për Fondin për trajtim jashtë vendit ku do të parashihen shërimet brenda vendit në institucionet private duke rregulluar ndërkohë çështjen e licencimit te tyre.

Te siguruarit ne sigurime private dhe të huajt që jetojnë apo punojnë në Kosovë marrin shërbimet shëndetësore falas. Për këtë arsye krijimi i një ligji të veçantë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të huajt dhe të siguruarit privat të ndërmarrjeve publike u pa si nevojë e ngutshme.

Por si është gjendja e legjislacionit e sferës së shëndetësisë?

Ne bazë te ueb faqes zyrtare të Kuvendit te Kosovës ne rubrikën e ligjeve të miratuara deri më tani kemi mbi 15 ligje kanë të bëjnë me shëndetësinë ndërsa 3 projektligje janë në shqyrtim. Riadamentimi i ligjit për shëndetësi që pritet të ndodhë së shpejti do të duhej t’i përshtatej ndryshimeve të reja në sistem tonë shoqëror juridik dhe shëndetësor që kanë ndodh në vitet e fundit.

Fuzionimi i ligjit për veprimtarinë private në ligjin për shëndetësi do ishte vendim i drejtë. Një nga pikat më diskutabile që ka shkaktuar dilema mes shumë profesionistëve është pika ku pritet të thuhet: ”Punëtori shëndetësor i punësuar në orar të plotë të punës në institucionin publik shëndetësor nuk mund të zbatojë veprimtari private në kujdesin shëndetësor”.

Nëse nuk krijohen kushte materiale më të dinjitetshme shumë mjek profesionist do punojnë aty ku paguhen më shumë dhe mundësia është që ose do ikin në shtete evropiane ose në sektor privat duke ç’rregulluar punën e shumë institucioneve publike dhe rënie të kualitetit.

Përsa i përket procesit legjislativ në Kosovën e pasluftës, qasja analitike e konfirmon cilësinë e dobët të strategjisë legjislative. Ashtu si në shumicën e vendeve në tranzicion, edhe të ne legjislatura vuajti nga këto mangësi. Kjo ka të bëjë si në procesin e hartimit dhe rezultatet nga aplikimi këtyre ligjeve në praktikë. Vetëm 30% e ligjeve të shëndetësisë kanë gjetur një aplikim në realitetin e sistemit tonë shëndetësor. Shembulli i këtij fakti është dështimi i aplikimit praktik të ligjit për sigurime shëndetësore i cili është dashur të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2005.

Pse nuk mund të ka Kosova sigurime shëndetësore edhe një kohë ka një mori shkaqesh.
Fillimisht kërkohet sistem unik informacionit shëndetësor përmes kartelave elektronike shëndetësore që ka një kosto dhe kërkon kohë deri në ngritjen e saj.

Ngritja dhe administrimi i fondit në Kosovë ku nuk dihet saktësisht as numri i saktë i të punësuarve por edhe i banorëve e bën të vështirë funksionimin e saj.

Përveç saj, edhe numri i vogël i të punësuarve në Kosovë dhe paga mesatare nuk mbulojnë as për së afërmi kërkesat dhe nevojat për një fond që do të mbante ne këmbë të shëndosha financimin e sistemit shëndetësor .

Me ligjin e tanishëm të shëndetësisë nga pagesat për shëndetësinë, lirohen me ligj fëmijët, nxënësit dhe studentët; pleqtë, invalidët e luftës dhe invalidët e tjerë; Personat me aftësitë kufizuara. Po ashtu edhe shumë shërbime mjekësore janë liruara nga pagesa duke përfshirë kujdesi shëndetësor parandalues: Kujdesi shëndetësor riprodhues, Kujdesi shëndetësor për pacientët të cilët lëngojnë nga sëmundjet e pashërueshme. Duke parë se lirimet nga pagesat mbulojnë një përqindje të lartë të banorëve institucionet shëndetësor do ballafaqohen me barrën e kostos së shërbimeve për këto kategori.

Punësimi informal, korrupsioni i rritur dhe akcesi i vështirësuar i popullatës së varfër në shërbime shëndetësore, janë probleme që mund të vinë ne shprehje më vonë.

OBSH deri më sot s’ka mund të thotë se cili sistem financiar shëndetësor është sistemi më i mirë. Në Angli s’kemi sigurime shëndetësore por kjo s’do të thotë se anglezët kanë sistem më të dobët shëndetësor se gjermanët.

Prandaj, para se të bëhet reformimi i sistemit dhe i financimit shëndetësor, ndoshta më së miri është studimi i hollësishëm i sistemeve të ndryshme duke i matur me kujdes avantazhet dhe disavantazhet e secilës metodë të financimit shëndetësor dhe specifikat vendit tonë.

(Autori është drejtori i Qendrës për Hulumtime Shëndetësore)

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori