Lidhur më çështjen e shamisë, shkrimin e filloi me Tarik Kulenoviqin, i cili ka cituar Karen Armstrongun (e cila kaloi shtatë vjet si një murgeshë katolike romane). Ajo ka theksuar se shaminë të parat kanë filluar ta bartin femrat nga familja e Muhamedit a.s., që t’i pengonin thashethemet potenciale për lidhjet e tyre me familjet jashtë asaj të Muahamedit a.s. Për shkak të kulturës egalitare të islamit, edhe myslimanet tjera filluan ta bartin shaminë. Bile, edhe femrat e krishtera që jetonin afër myslimaneve filluan ta përcjellin këtë trend, duke parë se sa respekt gëzojnë myslimanet në bashkësinë e tyre (Kulenoviq, Tarik, “Islami politik”, fq. 285).
Çështja e shamisë, tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme, është ngritur si njëra nga temat në debatet televizive, që po iu shtrohet si pyetje liderëve të partive politike.
PDK-ja përsëri ka bërë koalicion me PD-në dhe në kuadër të koalicionit mendohet se PDK-ja kanë rënë dakord se, po qe se e fiton pushtetin do ta lejojë bartjen e shamisë në shkolla. PD-ja e Ferid Aganit ka qenë pjesë e Qeverisë Thaçi 2, por nuk ka mundur ta realizojë një gjë të tillë. Nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodh edhe në rast se përsëri qeverisin. Sepse, vetë Ferid Aganit i intereson shumë më shumë pozita e tij në Qeverinë e ardhshme, se sa pozita e komunitetit islam që e jetojnë jetën duke iu përmbajtur më strikt rregullave të fesë islame.
Ndërsa, në anën tjetër, sipas mediave, ministri Ramë Buja ka nënshkruar një udhëzim administrativ të ri (6/2014), por aty s’ka ndryshuar asgjë sa i përket uniformës fetare. Në nenin katër të Udhëzimit Administrativ të vjetër 6/2010 thuhet se ndalohet bartja e uniformës fetare (nenin 4 1.13.).
Ndryshe, Ferid Agani insiston se shamia nuk është uniformë fetare dhe se nxënëset që bartin mbulesë të tillë s’duhet të përjashtohen nga shkollat e Kosovës. Po ashtu, edhe ministrja për integrim Vlora Çitaku, ka deklaruar se: Jam kundër shamisë dhe pikë!
Imagjinoni ekstremet në listën e PDK-së për deputetë: Ferid Agani, Gëzim Kelmendi, në njërën anë dhe Vlora Çitakun, në anën tjetër! Pra, PDK dhe PD, janë duke bërë lojë me ndjenjat e këtij komuniteti. Dhe krejt kjo për të fituar vota.
Ndërsa, LDK-ja ende nuk është prononcuar lidhur më çështjen e shamisë se çfarë do të bëj ajo nëse e i fiton zgjedhjet dhe merr pushtetin. Por, një gjë është e sigurt se, ata nuk dëshirojnë të humbasin vota sa i përket çështjes në fjalë. Dhe këtë e ka treguar në listën për kandidatë për deputetë/e, duke e lënë goxha poshtë në renditje ish-deputeten Alama Lama, në vendin 42, pikërisht nga frika se ajo është treguar shumë kritikuese kundër islamit radikal në Kosovë për çka është vetëlarguar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke mos u pajtuar me qëndrimet e LVV.
Ajo ka kritikuar ashpër ish-partinë e saj, duke thënë se ka devijuar rrugën dhe programin e saj sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla, duke iu bashkëngjitur LDK-së. Në anën tjetër, Alma Lama, tërthorazi e ka kritikuar edhe LDK-në, tashmë partinë se saj, për shkak se nuk i ka pëlqyer fare numri 42, duke ironizuar me një koment që e ka postuar në FB: “Kjo puna e renditjes së kandidatëve për deputetë në listat e partive, është si puna e atyre festivaleve ku çmimi i parë është produkt i dallavereve të jurisë, ndërsa kënga më e mirë është ajo që e vlerëson publiku”. Mendoj se ironia e saj vjen pikërisht nga frika se numri 42 mund ta lë pa karrigen e Kuvendit.
Ndërsa, Lutfi Haziri, kryetar aktual i Gjilanit, gjatë zgjedhjeve lokale 2013, pati deklaruar se është pro shamisë dhe se nëse fiton ai, shamia do të lejohet të bartet në shkolla. Dhe ja ekstremi tjetër, Luta dhe Alma, së bashku në LDK.
Lideri i LVV, Albin Kurti, më 22 maj 2014, në një debat televiziv ka ripërsëritur qëndrimin e tij se LVV është pro lejimit të shamisë në shkolla. Pra, LVV nuk ka rënë në grackë të kësaj çështjeje, tashmë problematike. Pikërisht për atë se mund të humb vota. Por, qëndrimin e saj e ka arsyetuar edhe më parë, duke u thirrur në të drejtat e njeriut.
Ndërsa, AAK tash për tash nuk është deklaruar se a është për a kundër shamisë në shkolla. Por, një gjë është e ditur se AAK-ja, më parë, ka qenë kundër shamisë dhe mësimit fetar në shkolla.
Kështu që çështja e shamisë është politizuar dhe po përdoret për të fituar vota nga partitë politike të lartcekura dhe individët e caktuar të partive, duke harruar në tërësi të drejtat e njeriut.
Unë mendoj se është a pamoralshme nga ana e partive politike të bëjnë lojë me ndjenjat e njerëzve, duke bërë pazare për interesa individuale dhe grupore, duke ia imponuar njerëzve mënyrën e jetesës.
Të njëjtën e gjë janë duke e bërë disa klerikë fetarë islamë, dhe disa “intelektualë” të shoqërisë sonë.
Njeriu si qenie – pa marrë parasysh, përkatësinë etnike, fetare, racën, gjininë, ngjyrën, vendbanimin, historinë, kulturën, bindjet politike, bindjet seksuale – nuk duhet dalluar. Njeriu duhet lejuar ta jetojë jetën e tij. Jetën individuale. E rëndësishme është se njeriu, duke bërë jetën e tij, mos t’ia cenojë të drejtat tjetrit. E kjo nënkupton se duhet respektuar konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe të drejtën e shtetit ku jeton.
Shteti jonë duhet respektuar të gjitha të drejtat pozitive, më qëllim që mos t’i bëhet askujt padrejtësi. Shteti jonë duhet lejuar që njerëzit ta jetojnë jetën e tyre individuale.
Shteti duhet respektuar diveristetet e vlerave dhe kulturave njerëzore. Po qe se respektohen këto të drejta, atëherë urrejtja-si sëmundja më e keqe në ndërdijen, vetëdijen dhe iracionalen e njeriut, do të ishte shumë më pa e pranueshme në shoqërinë njerëzore, respektivisht në shoqërinë tonë.
Shteti jonë duhet kultivuar duke e ndihmuar tolerancën racionale të triumfojë mbi irracionalen e njeriut të irracionalizuar (kriminalizuar) për shkak të interesave të ngushta politike (materiale).
Demokracia dhe irracionalja (kriminalja) nuk shkojnë. Nuk ka demokraci kur urrejtja nëpërmjet irracionalës kalon në veprim dhe vendos për fatin e tjetrit. Nuk ka demokraci pa respektimin e të drejtave të njeriut. Nuk ka demokraci pa diverisitet vlerash njerëzore. Nuk ka demokraci pa rregulla.
Shtetet e BE-së e kanë të zgjidhur çështjen e bartjes së shamisë nëpër shkolla. Ato kanë lejuar një gjë të tillë, me përjashtim të Francës në vitin 2005, që ka ndaluar bartjen e shamisë në shkolla.
Në fund të këtij shkrimi, po citoj njërin ndër filozofët më të mëdhenj të empirizmit, John Locke. Ai në “Letter Concerning Toleration”, botuar si në latinisht ashtu edhe në anglisht më 1689, arrin në përfundim se “as paganët, as muhamedanët, as edhe hebrenjtë, nuk duhet përjashtuar nga të drejtat qytetare të republikës për shkak të fesë së tyre” (Luis, Bernard, “Islami dhe Perëndimi”, fq. 227).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania