Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka apeluar tek të gjithë konsumatorët e Kosovës që t’i bojkotojnë prodhimet e Serbisë, madje të gjitha ato produkte që vijnë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovës.
Në një intervistë dhënë për KosovaPress, Shahini, ka treguar se kampanja e cila ka nisur më 15 tetor do të vazhdojë deri më 28 nëntor dhe se deri atëherë, ai shpreson se konsumatorët do të vetëdijesohen edhe më shumë duke konsumuar prodhime vendore.
“Qëllimi kryesor i kampanjës ‘Unë konsumoj prodhime vendore, po ju?’, javët e biznesit tashmë nga viti 2003 e këndej, organizohet në të gjithë Kosovën. Këtë vit ky projekt do të realizohet edhe në shtetet e tjera duke përfshi edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Luginën e Preshevës, edhe te shtetet të Azisë, siç është Turqia, vendet e tjera të Bashkimit Evropian me qëllim të promovimit të bizneseve vendore, prodhimeve të veta duke ngritur vetëdijen kombëtare, duke konsumuar prodhim vendi, prodhim autoktone ne do të kemi mundësinë që së pari ta ngritim nivelin e mirëqenies sociale në tërë kombin shqiptar dhe së dyti të marrim edhe ne një hise nëpër tregjet e huaja për arsye se edhe Kosova edhe Shqipëria por edhe vendet e tjera, janë vërshuar nga produkte të huaja”, ka thënë Shahini.
Sipas tij, me këtë kampanjë i ftojmë të gjithë konsumatorët anembanë kombit që t’i konsumojnë prodhimet që shkruajnë shqip që janë në gjuhën shqipe, që prodhohen në gjuhën shqipe në mënyrë që mos të jemi konsumues të produkteve të huaja, por të prodhimeve të vendit.
“Vetëdija konsumuese duhet të ndryshojë, neve na vijën keq që ndodhen të gjitha ato ndodhi ditëve të fundit në fushat e futbollit dhe ende nuk po kuptohet që futbolli është lojë, humbës apo fitues, në momentin që pranon të luash me dikë, t’i duhet të jesh prejse e humbjes apo e fitores. Në ketë drejtim neve na ka prekur shumë rasti që djemtë e Kombëtares tonë u keqpërdoren, u keqtrajtuan në sytë e presidentit të shtetit të Serbisë, në sytë e 3500 policëve të Serbisë që kanë pasur siguri për gjithë atë ndeshje dhe nuk patën mundësi që ata t’i mbrojnë. Mendo se si do të mbrohet dikush nëse do të lëviz në atë anë”, ka thënë më tej ai.
Kampanja, “Unë konsumoj prodhime vendore, po ju?”, ka filluar me 15 tetor dhe do të vazhdojë deri me 28 nëntor, ku kjo kampanjë do të jetë me gjata sa ka ndodhur viteve më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!