Sfidë e re për Gjykatën Kushtetuese
Kosova e cila ngriti flamurin në Mont Everest, në bjeshkët e Himalajeve, që deri vjet kishte marrë 216 jetëra, tregojë vendosmërinë dhe stoicizmin e njerëzve të rëndomtë për të ndërtuar themelet e qëndrueshme të shtetit më të ri në botë. Por përpjekjet e shumta të “bjeshkatarëve” kosovarë, edhe të shumë sportistëve…vullnetarëve të tjerë, përfshirë edhe dy pilotët njëri nga Amerika e tjetri nga Islanda po ua zë frymën atmosfera e korrupsionit, e cila shihet kudo, po moleps çdo gjë, madje kërkon të ngjitet deri edhe në shkatërrimin e dinjitetit të njeriut.
A nuk po shikojmë individë të caktuar, që manipulojnë me shuma të mëdha në duar, kërkojnë të tallen me varfërinë e njerëzve dhe përpiqen që vesin ta shesin për virtyt? A nuk po shikojmë se nga të gjitha anët flitet për korrupsion dhe ai mbetet i papërcaktuar? A nuk është krijuar një situatë e tillë që ajo ç’ka po mbetet nga liria e porsafituar të bëhet e padurueshme dhe arbitrarizmi të na shpjerë drejt autoritarizmit. Krejt ndoshta shkaku i një realiteti të hidhur që nuk duam ta pranojmë se Kosova nuk e ka pasur të zhvilluar asnjëherë shoqërinë civile për shkaqe historike. Prandaj qytetarët po e shohin zgjidhje të vetme angazhimin e drejtpërdrejtë në politikë. Vërtetë nuk di se çka na ka ofruar politika diçka të veçantë, komunistët e përbetuar jugosllavë e ata të punës ndërruan gëzofin dhe komunizmin etatist e mbuluan me velin e kapitalizmit të egër të Wyaat Erp e Doc Holliday, ata bile ishin në anën e ligjit.
Në Kosovë politika ka gjeneruar shumë konflikt dhe polarizim për shkak se ajo nuk vjen si politikë e lindur prej vlerave dhe parimeve, por motivohet nga interesat meskine, individuale dhe të ditës. Shoqëria Civile, Media, rrethet akademike të cilat duhet të ndikojnë në zhvillimin e jetës normale në vend, nuk duken fare, përveç ndonjë promovimi, apo takimi kurtuoz. Kush mbetet të gjykojë atëherë pengesat kryesore në ngadalësimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe social në vend, nëse janë në deficit mungesa e besimit dhe e bashkëpunimit reciprok?
Krahas zhvillimit të ndërtimit të institucioneve të shtetit dhe funksionimit të tyre normal drejtësia ka çaluar seriozisht, zhvillimet ndërkombëtare pas opinionit këshillëdhënës të GJND-së nuk janë përcjellë me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore, sidomos me shtetet të cilat e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës, ka munguar bashkëpunimi ndërministror i MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, por edhe nënshkrimi bilateral ndërshtetëror i marrëveshjeve për ekstradim, pastaj kërkesa për mbrojtjen juridike të qytetarëve të Kosovës, të cilët gjenden në listën e Interpolit, të kërkuar nga Serbia, duke përfshirë interesimin më të zëshëm të qeverisë, sidomos të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me “rastin Haradinaj”.
Kohët e fundit janë ngritur shqetësimet e qytetarëve me punën e Gjykatës Kushtetuese, e cila më herët ka ndërmarrë një vendim të ngutshëm lidhur me logon e qytetit të Prizrenit, pa u thelluar në të kaluarën historike të qytetit, ngase qyteti dhe historiku i këtij qyteti është shumë i hershëm, nga aty fillon edhe gjeneza e shtetit të Kosovës, prandaj vendimet e përshpejtuara dhe të papeshuara janë të dëmshme juridikisht.
Vendimet e gjyqtarëve, të cilët interpretojnë dhe të zbatojnë Kushtetutën në raste të veçanta, krijojnë ligjin kushtetues. Për shembull, interpretimi gjyqësor i të kuptuarit të frazave të përgjithshme në Kushtetutë, të tilla si “procesi i rregullt ligjor” apo “kërkimet-hetimet e paarsyeshme dhe konfiskimet” ose “tregti ndërshtetërore”, krijon ligjin kushtetues. Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Lartë luan një rol qendror në zhvillimin e të drejtës kushtetuese. E drejta kushtetuese në Shtetet e Bashkuara është produkt i interpretimit juridik të Kushtetutës së SHBA-ve në përgjigje të çështjeve kushtetuese në rast se vijnë para gjykatave. Kështu, gjykatat zhvillojnë një organ të praktikës gjyqësore. Vendimet e gjykatave në këto raste juridike krijojnë precedentë, vendimet shërbejnë si model për vendimet e ardhshme.
Zhvillimi i të drejtës kushtetuese amerikane është e bazuar në fuqinë e Gjykatës Supreme për të marrë parasysh nëse ligjet federale dhe shtetërore janë të veçanta dhe se veprimet ekzekutive janë në përputhje me Kushtetutën. Nëse është kështu, ligjet ose veprimet në fjalë janë konfirmuar. Nëse jo, ato deklarohen antikushtetuese. Kështu, fuqia e shqyrtimit gjyqësor dhe parimi i konstitutionalismit janë faktorë themelor në zhvillimin e të drejtës kushtetuese nga ana e pushtetit gjyqësor të qeverisë. Ligji Kushtetues përfshin marrëdhëniet midis ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit dhe të të drejtave të njeriut ose liritë civile të individëve kundër shtetit. E drejta kushtetuese dhe administrative qeverisë me punët e shtetit. Shumica e juridiksioneve, si Shtetet e Bashkuara dhe Franca, kanë një kushtetutë të vetme të kodifikuar, me një ligj të të drejtave të njeriut “Bill of Rights”. Disa të tjera, si Britania e Madhe, nuk kanë asnjë dokument të tillë. “Kushtetuta” është e thjesht, me ligje që përbëjnë trupin politik, nga statuti, praktika ligjore dhe konventa.
Parimi themelor kushtetues, i frymëzuar nga John Locke, mendon se individi mund të bëjë çdo gjë, përveçse atë që është e ndaluar me ligj, dhe shteti nuk mund të bëjë çdo gjë, përveçse atë që është i autorizuar me ligj. Mbi këtë parim është edhe nisma e deputetit të pavarur Naim Rrustemi e adresuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka gjetur përkrahjen e disa deputetëve të cilët mendojnë se presidenti i vendit Fatmir Sejdiu ka shkelur kushtetutën, Neni 88 [Papajtueshmëria] 1). Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik. 2). Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike. Si fakt se Presidenti po e shkel Kushtetutën, Rrustemi ka përmendur atë se LDK-ja në zgjedhjet e fundit lokale ka garuar si parti politike që udhëhiqet nga Fatmir Sejdiu. Kështu, edhe në KQZ vërtetohet se LDK-ja edhe për vitin e fundit ka mbushur formularët e regjistrimit dhe ka shkruar se kryetar i saj është Fatmir Sejdiu. Ky fakt jo që mund të merret vendimtar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por as që duhet të merret për bazë, meqenëse kryetari i shtetit ka ngrirë funksionin politik, apo thënë troç ka shtyrë për një kohë të caktuar pozitën e kryetarit në LDK.
Kërkesa e deputetëve në këtë rast është e motivuar politikisht dhe juridikisht e paqëndrueshme; vet pyetja e parashtruar dhe gjetja e fakteve nuk korrespondojnë me realitetin, ngase LDK është subjekt i regjistruar politik si të gjitha partitë tjera politike, e cila vendimet politike i merr në mënyrë të pavarur, këtë nuk e ka kontestuar as KQZ-ja. Në Presidencë dhe LDK vazhdimisht e kanë mohuar se Fatmir Sejdiu po e shkel Kushtetutën duke e mbajtur postin e Presidentit dhe atë të Shefit të ngirë të Partisë. Përndryshe është thënë se “Presidenca do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Fatmir Sejdiu vazhdimisht ka shprehur gatishmëri për respektimin e ligjit dhe ka kërkuar që institucionet shtetërore të punojnë në bazë të kompetencave dhe pa ndërhyrje nga jashtë”, ka thënë Zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.
Në ligj, një moratorium (nga latinishtja morari, për të shtyrë) është një autorizim ligjor i shtyrjes për një kohë të përcaktuar. Termi gjithashtu përdoret-nënkupton periudhën e shtrirjes së vendimit, autorizimi është i ashtuquajturi “ligji i moratoriumit” – duke e përmbledhur vet si ligj shtyrjen e afatit. Ligji i moratoriumit (ngrirjes, shtyrjes) jep shtyrje të afatit, duke kaluar zakonisht në disa periudha të veçanta të stresit politik; për shembull, në disa raste gjatë luftës franko-gjermane qeveria frënge ka miratuar ligje moratoriumi që vet ligjeve u jep shtyrje të afatit. Vlefshmëria e tyre ndërkombëtare u diskutua gjerësisht, dhe fitoi në përmbajtje në rastin e ligjit anglez në rastin Rouquette v Overman (1875).
Përkrahësit e një moratorium argumentojnë (njëri ndër ta është edhe autori) që ky është një vendim sovran i presidentit të pezullojë aktivitetin në parti për të mirën e qytetarëve, në rast të kundërt do të bënte dëm të pariparueshëm. Moratoriumi-ngrirja mori formën e një ndërprerje të tërësishme të zhvillimeve brenda partisë, apo të një ndërprerjeje të pjesshme, ka raste të shumta të praktikës ligjore që njohin praktikisht ligjin e moratoriumit-ngrirjes, përfshirë edhe rastin e presidentit të Kosovës, i cili ndërmori në hap të tillë për shkak të zhvillimeve shumë të rëndësishme politike brenda vendit dhe ato në arenën ndërkombëtare, të cilat nuk kishin komoditetin e marrjes së vendimeve për mbajtjen e zgjedhjeve partiake në të gjitha nivelet. Përndryshe deri më tash kuvendet zgjedhore partiake kanë shkaktuar shumë kokëdhembje të brendshme dhe kanë vështirësuar stabilitetin politik. Vet akti i ngrirjes së funksionit politik në LDK i presidentit të Republikës së Kosovës ka ndërgjegjësuar kryesinë e LDK-së për të kuptuar seriozitetin e këtij vendimi për të mirën e vendit, një vendim shumë i drejtë ligjor, i cili në fakt ka dëmtuar këtë subjekt politik dhe është ndier i hendikepuar sidomos gjatë zgjedhjeve lokale nëpër komuna.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin