Sfidat politike dhe juridike të Unionit Evropian në dritën e Traktatit të Lisbonës
Shikuar në retrospektivë, historiku i negociatave për Traktatit të Lisbonës ka filluar më 13 dhjetor 2007, liderët e BE nënshkruan Traktatin e Lisbonës. Gjatë dy viteve vijuese ky traktat u ratifikua nga të gjitha vendet anëtare, me vonesa të caktuara nga Irlanda dhe Çekia. Pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare të BE, Traktati i Lisbonës i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009. Por çfarë në esencë është ky traktat nga shumë të tjerë, në raport me vet sfidat e BE –së, krijimit të institucioneve të reja, aspektet e zgjerimit e sidomos atyre të zgjerimit drejt Ballkanit perëndimor.
Traktati i Lisbonës, pas takimit të kryetarëve dhe shefave të qeverive të 27 vendeve anëtare të Unionit Evropian, të datës 13 dhjetor të vitit 2007, të mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, u hodh në aprovim nga shtetet e unionit veç e veç dhe kaloi nëpër një rrugëtim dyvjeçar deri sa në fund pas disa ngërçeve edhe u aprovua nga të gjitha shtetet anëtare të UE-së.
Problem paraqitën Irlanda e cila një herë nuk e ratifikoi me anë të referendumit, për ta kaluar në herën e dytë, hezitimi nga ana e Polonisë dhe së fundi nga Republika Çeke dhe Presidenti i saj Vaclav Klaus. Meqë Gjykata Kushtetuese e Çekisë dha një verdikt sipas të cilit Traktati nuk është në kundërshtim me Kushtetutën Çeke dhe pas një presioni të madh ndaj Presidentit Klaus, ai e nënshkroi dhe sipas dispozitave, ai, më së voni hyn në fuqi më datën 1 dhjetor të këtij viti siç thuhet në artikullin në gazetën “InfoPress Prishtinë, 4 nëntor”, dr. Eqrem Zenelaj me temë: “Traktati i Lisbonës, Evropa më afër”.
Ky traktat do të sjellë një Epokë dhe mundësi të re në integrimet evropiane, duke dhënë mundësi që edhe vendet e të ashtuquajturit “Ballkan Perëndimor”, të ketë mundësi të integrohen në kuadër të UE-së. Sa i përket funksionimit, UE do të jetë më praktik, më dinamik dhe më i reformuar duke rritur rolin e Parlamentit Evropian dhe parlamenteve nacionale të shteteve anëtare. Tanimë, jo vetëm për vendet e përmendura më parë si, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia, por edhe Kosova do të jetë pjesë e këtyre integrimeve. Tash shtohen shpresat se Komisioni Evropian edhe për Kosovën do ta japë një “ROAD MAP”, për liberalizim të vizave.
Çfarë e ndryshon Traktati i Lisbonës BE-në e deritanishme?
Po i përmendim disa më të rëndësishme në pika të shkurtra, për të mos marrë shumë hapësirë. Për ushtrimin e kompetencave të UE-së vlejnë parimet themelore të subsidiaritetit, por vetëm në ato raste kur janë në kompetencë të Unionit dhe nuk mund të rregullohen ndryshe dhe më mirë nga ana e shteteve anëtare. Traktati i Lisbonës heq përfundimisht dëshirën dhe dilemat për ndonjë kushtetutë të UE-së. Me këtë Traktat, Unioni fiton Presidentin e vet me një mandat 2-vjeçar e gjysmë si dhe një ministër të jashtëm që do të zëvendësojë Përfaqësuesin e Jashtëm të UE-së dhe vendin e Komisionerit për Politikë të Jashtme.
Ky është i vetmi traktat që lejon dhe parasheh mundësinë e shteteve që të dalin me dëshirë nga UE-ja. “Neni 49 a”- ku thuhet se: “Çdo shtet anëtar i UE-së, ka të drejtë që në përputhje me kushtetutën e vet të dalë nga UE-ja. Sipas nenit 8, çdo qytetar i një shteti anëtar të UE-së është drejtpërdrejt shtetas i këtij unioni pa procedura të tjera.
Parlamenti Evropian nuk do të ketë më tepër se 750 deputetë, ku çdo shtet mund të ketë të përfaqësuar më së paku 6 deputetë e më së shumti 18, në bazë të numrit të popullsisë, ndërsa KE më nuk do t’i ketë 27 komisionerë por vetëm 15 sosh. Me të gjitha këto ndryshime e shumë të tjera që nuk u përmendën, UE bën reforma të mëdha, që e bëjnë më efikas dhe më të afërt me qytetarët Unionin, në dobi të tyre, lirive dhe mirë.
Institucionet që dalin nga Traktati i Lisabonës
”Presidenti”. Ndryshimi më i dukshëm që vjen nga ky traktat është krijimi i postit të Presidentit të Këshillit Evropian. Ky president do të drejtojë të gjitha mbledhjet e krerëve të ekzekutivit (kryeministra apo presidentë për republikat presidenciale) dhe do të përfaqësojë Bashkimin Evropian në marrëdhëniet e jashtme.
Analistët deklarojnë për mediat e huaja se roli dhe fuqia e Presidentit do të varet më së shumti nga personi që do të mbajë për herë të parë këtë post. “Nëse Presidenti i parë i Këshillit Evropian do të jetë një figurë qendrore politike, atëherë ky post mund të kthehet edhe në një rol presidencial, më shumë se ceremonial”,thotë profesori i studimeve rreth BE-së, Adam Uollig, për “The Guardian”. Posti i Presidentit do të ketë një mandat 2.5 vjeçar dhe do të zëvendësojë rotacionin çdo gjashtë muaj të presidencës së BE-së mes kryeministrave të vendeve anëtare.
“Ministri i Jashtëm”. “Kë të telefonojë, nëse dua të flasë me Evropën” – është pyetja retorike e mbetur në histori nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Henri Kisinger, i cili në këtë formë tregonte një mungesë të theksuar të bashkëveprimit në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Tashmë pasardhësit e tij, do të mund të telefonojnë “ministrin” de facto të Jashtëm të BE-së, i cili do të mbajë pozicionin e ri të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, si edhe pozicionin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian. “Krijimi i këtij pozicioni është hapi i parë i krijimit të një politike të përbashkët të jashtme të Bashkimit Evropian, krahas mundësisë ligjore që i jep tashmë krijimi i një personi juridik”, – thotë Robert Atikins, deputet konservator i Parlamentit Evropian. Përfaqësuesi i Lartë do të drejtojë jo vetëm ato Agjencinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe drejtoritë e përgjithshme të Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, por edhe mbledhjet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.
”Prokurori i Përgjithshëm”. Një ndryshim tjetër thelbësor i Traktatit të Lisbonës është krijimi i pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm, e cila pasohet nga “krimet ndërshtetërore” që ai do të mbulojë. Në këtë mënyrë, roli i Prokurorit të Përgjithshëm të Bashkimit Evropian do të jetë ndjekja e krimeve që ndodhin në më shumë se një shtet i BE-së, në një pozicion të ngjashëm me atë të Prokurorit Federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krime të cilat do të jenë në kompetencën e Prokurorit të Përgjithshëm të BE-së janë trafikimi i lëndëve narkotike, trafikimi i individëve, organizatat terroriste, e të tjera.
”Institucione të reja”. Ky traktat u jep rëndësi në rang unioni edhe disa institucioneve të tjera. Në këtë mënyrë, Banka Qendrore Evropiane bëhet institucioni qendror monetar i BE-së, përgjegjës për zhvillimin monetar të saj. Ndërkohë, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian merr kompetencat e gjykatës më të lartë evropiane, në të cilën do të mund të apelohen vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë, institucion i cili krijohet nga ky traktat. Qytetarët do të mund të padisin shtetet anëtare të BE-së, nëse këto shtete nxjerrin ligje që nuk janë në përputhje me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian, apo janë në kundërshtim me K.Drejtave Themelore të Njeriut të BE-së.
”Vendimmarrja”. Traktati i Lisbonës lehtëson edhe vendimmarrjen në institucionet e BE-së. Në këtë mënyrë, de fakto parlamenti evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së kthehen në institucione bashkëvendimmarrëse, pasi 80% e fushave që mbulon BE-ja do të duhet të merren me vendim të të dyja institucioneve. Këshilli i Ministrave i BE-së, që luan rolin e dhomës së lartë të legjislativit evropian do të ketë ende ekskluzivitetin në disa fusha, si ai i ushtrimit të kompetencave të BE-së në politikën e jashtme dhe në atë të mbrojtjes, por se me vendim të Këshillit Evropian edhe këto kompetenca kalojnë me bashkëvendimmarrje.
Sfidat në implementimin e Traktatit të Lisabonës
Një Evropë më demokratike dhe transparente. Në kuadër të këtij qëllimi Parlamenti Evropian merr rol më të fuqishëm, fuqizohet zëri i qytetarëve, dhe për herë të parë pranohet e drejta e shteteve për tu tërhequr nga BE nëse e ndjejnë nevojën.
Një Evropë më efikase. Me qëllim të rritjes së efikasitetit ndryshon procesi i vendimmarrjes, nga të votuarit me konsensus në të votuarit me shumicë. Kjo pjesë do të hyjë në fuqi në 2014.
Një Evropë e të drejtave dhe vlerave, lirive, solidaritetit dhe sigurisë. Për të promovuar vlerat evropiane, TL inkoropon Kartën për të drejtat fondamentale në Ligjin evropian, duke ofruar mbrojtje më të mire për qytetarët e Evropës dhe më shumë solidaritet me ta.
Një Evropë si protagoniste në skenën globale. Traktati i Lisbonës synon bashkimin e të gjitha instrumenteve të politikës së jashtme, duke zhvilluar dhe vendosur politika të reja. Me TL, Evropa fiton nj zë të qartë në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar si dhe promovohen interesat e saja në botë. Në këtë kuadër TL siguron shtetet anëtare se do të respektoj disa interesa të shteteve anëtare në politikën e jashtme, ku me të drejtë ka konstatuar Prof. Mr. Edita Tahiri në analizat e saj rreth sfidave të Traktatit të Lisbonës.
Në fund fare mund të themi se domosdoshmëria e Zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, madje e shtytur në dritën e Traktatit të Lisbonës varet shumë nga kapacitetet menaxhuese të vet BE-së për implementimin e këtyre synimeve. Të tilla strategji politike traktati i Lisbonës duhet ti intensifikoj varësisht prej zhvillimeve dhe koherencës drejt vendeve ndaj të cilave synohet hapja e BE-së dhe motivimit për ta pranuar këtë gjeosistem kontinental si domosdoshmëri e jo të kundërtën e saj.
(Autori është absolvent në Universitetin Iliria, në drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin