Mund të mos jeni të pasigurta në shumicën e gjërave. Mund të zgjidhni karrierën, shkollën, shoqet apo shtëpinë. Po çfarë nuk zgjidhni dot? Një burrë.
Takimi me dikë, duket si sektori i vetëm ku humbisni plotësisht aftësinë për të marrë një vendim. Siç mund ta imagjinoni, kjo është shumë problematike në fushën e dashurisë.
Ja ku janë betejat më të vështira të cilat do ju bëjnë të mendoni që ka dhe të tjera si ju.
Nuk mundesh kurrë që thjesht ta shijosh takimin
Nuk mundesh që thjesht të rrish e qetë e të kënaqesh, je shumë e zënë duke analizuar çdo detaj të tij për të kuptuar si ndihesh me të.
E sheh veten si gruaja e tij dhe e refuzuar nga ai
Në harkun e pak orëve, ti shkon nga projektimi I dasmës tënde përrallore te gjetja e daljes më të afërt për t’u larguar urgjentisht.
Mendon vazhdimisht "po sikur"
Po sikur të funksionojë dhe unë të bie në dashuri? Po sikur të martohemi dhe unë ta bind të vijë të me mua në Spanjë për dy vjet trajnim dhe atij mos t’i pëlqejë Spanja?!!
Ti nuk ke pasur kurrë marrëdhënie të gjata
Ti e ke të vështirë të qëndrosh në një marrëdhënie të gjatë, sepse ajo përmbledh gjithçka që ti urren. Ti e ke shumë inat idenë që të zgjedhësh vetëm një njeri dhe të dish çfarë do nga ajo marrëdhënie.
Ti nuk ke një tip djali të preferuar
Kjo është ana jote optimiste. Ti sheh një lloj tërheqjeje në çdo tip djali.
Ti nuk e di çfarë do
Kjo e bën gjithë bisedën me temë “Çfarë jemi duke bërë?” shumë të vështirë. Një pjesë e jotja nuk ka energji për të takuar këdo përveç atij të duhurit, por është edhe një pjesë e jotja që nuk është kurrë gati për atë person. Dhe ku të çon kjo?
Nuk mund të angazhohesh me një njeri
Të angazhohesh me një person do të thotë të vendosësh për atë. Nuk do të ndodhë.
Ti ke humbur njerëz që i ke pëlqyer
Kjo ndodh kur e ke problem të angazhohesh.
Ti nuk mbyll kurrë diçka zyrtarisht me dikë
Lidhëzat e tua nuk mbarojnë, tunden në ajër. Ty të pëlqen t’i lësh dyert hapur. Ti je mjeshtrja e mesazheve “hej, i panjohur” tre muaj më vonë. Po pse nuk e analizon, cili është qëllimi i një dere të hapur nëse nuk do hysh më përmes saj herë pas here?
Do që të jesh ti ajo që i drejton njerëzit
Ti je ngacmimi i fundit. Do ta kesh atë në zonën tënde nëse vendos që do doje diçka më shumë, shkruan revista class. Në të njëjtën kohë, ti ke nevojë për distancë, për veten tënde.
Je gjithmonë e shqetësuar mos do vijë dikush tjetër më i mirë
Je super e ndërgjegjshme për numrin e peshqve në det
Ti nuk i bindesh kurrë një plani
Ti je mbretëresha e ndoshtave kur duhet të planifikosh aktivitete me të dashurin.
Dhe përfundon pa plane
Je kaq e zënë duke kontrolluar agjendën saqë harron ta mbushësh.
Nuk ndihesh fajtore, por pyet veten nga të vjen kjo mungesë e ndjenjës së fajit
Nuk ndihesh fajtore kur e lë atë djalin që ishte aq shumë I përfshirë me ty, por pastaj pyet veten për këtë mungesë të ndjesisë së fajit. Mos jam gjë e keqe?
Je në ankth
Bota jote nuk është vetëm e bardhë dhe e zezë dhe të jetosh nën hijen e grisë, është shumë stres.
Të duhen tre ditë dhe me dhjetëra foto për të zgjedhur veshjen e takimit të parë
Si ta gjesh balancën perfekte mes të qenit seksi dhe e lezetshme?! Duhet të gjesh një veshje që ta bëjë atë të të dëshirojë që në atë çast dhe gjithashtu të dojë të të prezantojë te prindërit ditën tjetër.
Ajo që vlerëson te një partner, ndryshon gjithë kohën
Ndonjëherë të duket sikur je gati për gjithçka për atë bankierin që duket sikur ka dalë nga katalogët e Brooks Brothers. Në ditë të tjera, do aq shumë të shtrihesh në plazh me një sërfist seksi dhe të dëgjoni Slightly Stoopid.
Fshin dhe rishkarkon aplikacionet e takimeve online
Në një minutë ti më mirë do vdisje sesa t’u thoshe mbesave që e ke njohur gjyshin e tyre në internet. Tjetrën, je e mërzitur, e eksituar dhe po e shkarkon për të shumtën herë atë ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Pse nuk duhet të lani kurrë dritaret në një ditë me diell?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare