Sërish vjen marsi….
– Në përvjetorin e 11 marsit 1981 –
Strategjia e humbjes së gjurmëve iliro-shqiptare dhe shkatërrimit të identitetit kombëtar shqiptar në hapësirat e ish-Federatës jugosllave mori goditjen e parë vdekjeprurëse në Universitetin e Prishtinës.
Po bëhen gati tri dekada nga marsi i vitit 1981 kur studentët e këtij tempulli të dijes vërshuan rrugët e kryeqytetit të Kosovës për t’ua bërë me dije udhëheqësve komunistë në Beograd dhe argatëve të tyre në Prishtinë se “jemi shqiptarë e s’jemi jugosllavë”.
Kjo moto e afishimit të identitetit kombëtar dhe mobilizimi rreth kërkesës për krijimin e Republikës së Kosovës, pra të asaj formës shtetërore të organizimit politik që do ta pamundësonte realizimin e aspiratës asimiluese jugosllave, shënonte fillimin e fundit të politikës antishqiptare në ish-Jugosllavinë komuniste.
Të tërbuar nga dështimi i strategjisë së tyre që t’i shesin popullit shqiptar robërinë e re të diktaturës komuniste si rezultat i Luftës Çlirimtare, regjimi diktatorial aplikoi të gjitha masat e dhunës: vrasje, plagosje, arrestime, tortura, dënime, përjashtime nga puna, ndërrime të rektorëve të Universitetit, largime të profesorëve nga katedrat e fakulteteve, izolime, diferencime ideo-politike….
Me të vetmin qëllim që të “neutralizonin” reagimin e shteteve demokratike të perëndimit ndaj kësaj dhune, qarqet antishqiptare në Beograd, Shkup dhe Titogradin e atëhershëm, krijuan Teatrin e Kukullave Politike.
Në këtë Teatër Kukullash Politike shfaqej tragjikomedia, ku me rotacion, herë politikanët e llojit të “luftëtarit çlirimtar” Ali Shukriu e herë të llojit të dresuar të Rrahman Morinës aktronin vetëm një rol: aktronin para korit diplomatik realizimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve dhe të ngitnin në qiell sukseset e luftës kundër “ekstremizmit dhe organizatave kriminale shqiptare”.
Qarqet antishqiptare mbështetën shpresa të mëdha se taktika e ndërsimit të “politikanëve të ndershëm” kundër “politikanëve që nuk përfaqësojnë popullin”; e ndërsimit të “studentëve me librezë partie” kundër “studentëve pa librezë partie”; e ndërsim të “shqiptarëve të ndershëm” kundër “shqiptarëve të pandershëm”, e publikimit të shkrimeve të “përshtatshme” ideopolitike dhe humbjes së gjurmëve të “literaturës reaksionare”…. do t’ju sjellë rezultate në zhbërjen e qenies sonë kombëtare. Duke ëndërruar se kjo politikë do t’u mundësonte të Kremtonin Meshën e Fitores ndaj popullit shqiptar, vendosën që mbi themelet e Tempullit të Dijes të Kompleksit të Universitetit të Prishtinës të fillojnë ndërtimin e Kishës Ortodokse Sllave…
Por….. Sërish erdh marsi!
«Epopeja e Jasharajve» i dha dimension legjendar historisë moderne shqiptare! Kjo Epope që u shndërrua në sinonim të sakrificave kombëtare krijoi kushtet që në skenën politike të dalin përfaqësuesit e vërtetë të popullit. Ata që i dhanë vulën fitores! Teatrit të Kukullave Politike në Kosovë i ra perdja dhe Kisha e Papërfunduar Ortodokse mbetet si fosil në zemër të Kompleksit Universitar…
Gjeneratat e ardhshme do të mësojnë se falë kësaj Epopeje të lavdishme të UÇK-së dhe sakrificave të mëdha projektet antishqiptare mbeten si fosile të një politike të ngordhur.
I lë lexuesit të imagjinojë se çka ndodhi në Kosovë me politikanët e “ndershëm”, redaktorët e gazetave partiake, studentët “me libreza” …..
Populli shqiptar në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ballafaqohet me intensitetin e njëjtë të dhunës….
Nuk është faji im nëse analogjia e situatës së rëndë që kalon populli shqiptar në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi provokon imagjinatën e lexuesve të shohin ngjashmëri mes Teatrove të Kukullave Politike dhe tragjedisë kombëtare shqiptare në këto shtete….
Unë shpresoj….
Sërish vjen marsi…!
(Autori është kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës