Se Serie A identifikohet me emrin e klubit më të fortë italian aktualisht, Inter, ishte ditur që moti, por që Roma do t’i bënte rezistencë këtij klubi, vërtet askush nuk e priti. Roma erdhi nga humnera për ta tejkaluar Interin që bënte shaka në një pjesë të sezonit, por që seriozisht rrezikoi titullin. Ky sezon nënvizon sezonin më katastrofal në histori të klubit më të mirë në histori të futbollit italian, Juventusit dhe ringjalljen e mjeshtrit Ronaldinho.
T’i hedhim një shikim më të mirëve të këtij sezoni në Serie A:
Portier
Marco Storari (Sampdoria)
Të themi të drejtën, ky sezon nuk ishte prej më të mirëve për portierët në Serie A. Vetëm dy kanë shkëlqyer për një periudhë të caktuar kohore, e ata janë Marco Storari dhe Julio Sergio i Romës. Nuk ka nevojë të flitet shumë, por paraqitja ndaj Romës, ku Storari pothuajse luajti vet ndaj një Rome të fuqishme, tregon faktin se pse Marcello Lippi bëri një gabim të rëndë që nuk e ftoi në përfaqësuesen italiane për Botëror.
Mbrojtja
Leonardo Bonucci (Bari)
Padyshim, befasia më e madhe e këtij sezoni në Serie A. Pak i njohur, si një 23-vjeçar, ai u transferua nga Interi te Genoa si pjesë e transferimit të Diego Militos dhe Thiago Mottas tek Interi, me ç’rast menjëherë u transferua te Bari në bashkëpronësi me Genoan, duke formuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Andrea Ranocchian. Leonardo Bonucci pritet të vazhdojë formën e tij të mirë edhe në Kampionat Botëror.
Alessandro Nesta (Milan)
I rilinduri, mungoi atëherë kur i duhej më së shumti skuadrës, por vlen të përmendet partneriteti i formuar me Thiago Silvan. Kjo dyshe, se bashku me Ronaldinhon, mbajti gjallë Milanin në garën për titull, por që nga koha kur ai pësoi lëndimin e famshëm, Milani pranoi gola pareshtur duke rrezikuar madje pozitën e tretë.
Walter Samuel (Inter)
Interi përfundoi sezonin me mbrojtën më të mirë në Serie A, duke pranuar vetëm 34 gola në 38 paraqitje. Kjo ndodhi për shkak të bashkëpunimit të dyshes metalike Samuel dhe Lucio. Argjentinasi gradualisht e inkuadroi në ekip brazilianin Lucio, ndërsa ky i fundit paraqitjet më të mira i ruajti për Ligën e Kampionëve. Për momentin, nuk ka mbrojtës më të mirë se ‘Muri’.
Javier Zanetti (Inter)
Thuajse çdo sezon thuhen të njëjtat gjëra për Zanettin. 36-vjeçari vazhdon të thyejë ligjet e fizikës, pas një sezoni tjetër të suksesshëm. Edhe pse roli bazë i tij është në mesfushë, duke luajtur në krahun e majtë në pjesën më të madhe të këtij sezoni, ka pasur raste kur veterani heshti edhe më të mirët e globit. Rasti i fundit është futbollisti më i mirë në histori të futbollit, Lionel Messi, i cili u ‘prangos’ për 180 minuta nga Zanetti, në kualifikimin historik të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve. Se pse Zanetti nuk është në skuadrën e Argjentinës për këtë Botëror, e di vetëm Diego Maradona.
Mesfusha
David Pizzaro (Roma)
Kiliani ‘i vogël’, pa kurrfarë dyshimi, ishte mesfushori më i mirë në Serie A këtë sezon. Gjatë një sezoni ku Daniele De Rossi ishte më shumë i fjetur se sa spektakolar, është Pizzaro ai që mori përgjegjësinë në mesfushën e romake. 30-vjeçari ishte ajo që Xavi ishte te Barcelona, duke diktuar tempin, duke shpërndarë topa gjithandej dhe duke krijuar raste me pasime inteligjente.
Wesley Sneijder (Inter)
Për shumë vite, sidomos pas Calciopolit, Interi ishte kritikuar për mungesë kreativiteti në mesfushë. Kjo ishte arsyeja se pse Interi dështoi aq gjatë në Ligën e Kampionëve. Ardhja e holandezit ka sjellë tek zikaltrit një elasticitet dhe lëvizshmëri më të madhe në mesfushë dhe vijën sulmuese, ndërsa lëndimet nuk e penguan atë të paraqitej atëherë kur më së shumti i nevojitej skuadrës. Me tetë gola dhe shumë asistime, Sneijder ishte njeriu vital në suksesin e Nerazzurëve.
Ronaldinho (Milan)
Këtë sezon Milani shënoi 60 gola në Serie A. Ronaldinho kontribuoi direkt në 27, 12 prej tyre gola dhe 15 tjera si asistime. 30-vjeçari është rikthyer përsëri në një nivel të klasit botëror, duke u kënaqur sërish me futbollin. Nëse Nesta mbajti mbrojtjen rossonere gjatë këtij sezoni, atëherë Ronaldinho mbajti sulmin. Një gjeni kreativ me top në këmbë. Është tragjedi që nuk do ta shohim në Botërorin e këtij viti në Afrikën e Jugut.
Sulmi
Mirko Vucinic (Roma)
Fabrizio Miccoli i Palermos meriton të jetë gjithashtu në formacionin më të mirë të këtij sezoni, por humb pozitën e tij për shkaqe ‘politike’, sepse Roma ka zënë vendin e dytë dhe duhet të ketë dy përfaqësues në formacionin më të mirë. Pas një starti të mjerë të malazezit, ai në fund të sezonit ishte bartësi kryesor bashkë me Tottin, duke shënuar 14 gola dhe duke krijuar shumë gola.
Diego Milito (Inter)
Makina argjentinase e golave nuk mund të quhet më sulmuesi më i nënvlerësuar në botë. Në fakt, këtë sezon ai ishte njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë. Me 22 gola në Serie A, ai përfundoi i dyti në listën e realizuesve të Kampionatit italian, ndërsa ishte vendimtar në rrugën e Interit drejt finales së Ligës së Kampionëve, ku shënoi ndaj Chelseat, CSKA Moskës dhe Barcelonës. Milito shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Sienas, shënoi golin e vetëm ndaj Romës në finale të Coppa Italia dhe dëshmoi edhe njëherë se është njeriu i ndeshjeve të mëdha. Do të jetë skandal i vërtetë nëse ai nuk do të përfshihet në listën përfundimtare të përfaqësueses argjentinase.
Antonio Di Natale (Udinese)
Sezoni më i mirë në karrierën e tij me 29 gola në 35 paraqitje, që e sheh atë në krye të listës së më të mirëve në Serinë A. Di Natale shënoi më shumë se gjysmën e golave të Udineses, duke shpëtuar skuadrën e tij prej rënies nga elita e futbollit italian. Pyetja më e madhe që shtrohet tani është se, a është 32-vjeçari i gatshëm të vazhdojë formën e tij të pandalshme edhe në Botëror, pasi që mbetet shpresa e vetme kreative në sulmin e Italisë?
Skema e Formacionit më të mirë në Serie A (4-2-1-3):
Storari
Zanetti – Samuel – Nesta – Bonucci
Sneijder – Pizzaro
Ronaldinho
Di Natale – Milito – Vucinic
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Manchester United interesohet për yllin e Real Madridit
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Real Madridi interesohet për transferimin e yllit të Interit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë