LAJMI I FUNDIT:

Serbofilët kërkojnë ta turpërojnë BE-në

Serbofilët kërkojnë ta turpërojnë BE-në

Evropa, për nga pozicioni gjeografik ku e ka vendosur Zoti, për nga resurset që i janë falur pa kursim, duhet të ishte superfuqia numër një e botës. Në fakt, duke qenë "e prishur" nga truri, prishje e cila i ka ardhur kryesisht nga ndikimi mbi të i barbarisë dhe primitivitetit sllavofil, është bërë disa herë me radhë fatkeqësia dhe tragjedia e botës. Dy luftërat botërore, me miliona viktima njerëzore dhe dëme kolosale, nëse analizohen thellë, del se burimin, nxitjen, shkakun thelbësor e kanë patur prej "trurit të sëmurë" serbofil.

Dhe për t’i vënë "kapak" tragjedive dhe poshtërsive qindravjeçare që ka prodhuar pa hesap Evropa, "virusi" i saj i qëmotit, Serbia, në prag të shekullit XXI, nisi luftën e tretë botërore kundër sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve të Kosovës dhe turqve që jetojnë në Bosnje e Kosovë! Mijëra viktima të tjera i dha botës serbofilia e Ballkanit, me ndihmën dhe indiferencën e përkrahësve të saj sllavofilë të Evropës.

Falë principeve demokratike, qytetëruese dhe drejtësisë së SHBA-ve, Anglisë, Gjermanisë dhe të një numri të konsiderueshëm shtetesh perëndimore, të inkuadruar në NATO, Serbia, pjella më fatkeqe e fatkeqësive që ka pësuar i gjithë Ballkani dhe vetë Evropa, në vitin 1999, pas gjenocidit që bëri mbi shqiptarët e Kosovës, mori goditjen e merituar, duke e ndalur furinë e saj të barbarizmit.


Mirëpo, sllavofilët e Evropës, pas bombardimeve të Beogradit në vitin 1999, si edhe pas shpalljes së Kosovës shtet të pavarur, në vend që ta mbyllnin kapitullin e Ballkanit si "fuçi baruti", që e mbante dhe e mban të ndezur Serbia, gjetën "sebepe", duke mos e njohur shtetin e Kosovës, duke u bërë kështu njësh me barbarinë dhe primitivitetin serb, megjithëse janë pjesë e BE-së. Dhe kështu po e ringrenë "perandorinë" gjenocidiste dhe raciste të Serbisë! U desh vetëm një ndeshje futbolli midis Serbisë dhe Shqipërisë, që kjo pjesë e Evropës serbofile, të shfaqej përsëri "truthare" dhe përkrahëse "e sëmurë" e dhunës, e barbarisë, e racizmit dhe e antiqytetërimit të Serbisë ardhacake, kundër kombit dhe popullit më të qytetëruar të Evropës, sikurse janë shqiptarët.

Viktimat, siç ishin 11 futbollistët shqiptarë në stadiumin famëkeq të Beogradit, vetëm pse janë shqiptarë, u trajtuan nga mishelët serbofilë të Evropës, sikur të ishin ata serbët banditë, kriminelë dhe racistë nga zori, të cilët bënë masakrën barbare në stadiumin e Beogradit, pa sportdashës shqiptarë brenda tij!

Paturpësitë dhe pafytyrësitë e pjesës serbofile të Evropës, mungesa e drejtësisë prej saj, janë shkaku dhe nxitja kryesore që i detyron shqiptarët të bashkohen më mirë! Të 10 milionë shqiptarët, të kudondodhur në të gjitha kontinentet e botës, rreth 6 milionë prej të cilëve jetojnë në Ballkan, janë të detyruar dhe të nxitur nga Evropa serbofile që të bëhen bashkë dhe të përballojnë racizmin, ksenofobinë dhe psikologjinë e "trurit të sëmurë" të padrejtësive të kësaj pjese të Evropës, sipas së cilës, po të jesh shtet i vogël, dhe po të jesh i kombësisë shqiptare, nuk ke asnjë të drejtë!

Bërjen e Shqipërisë së vërtetë, të Shqipërisë siç e ka falur Zoti, me 84 mijë kilometra katrorë territor në Ballkan, me të gjashtë milionë shqiptarët brenda saj, e nxisin dhe e imponojnë në radhë të parë dhe kryesisht shtetet serbofile të Evropës dhe vetë Serbia, e cila racizmin e egër kundër shqiptarëve e shfaq vetëm nga inferioriteti, nga fakti se e di mirë që jeton në trojet iliro-dardane, në një kohë që atdheun e vet e kanë lënë shkretë, iç ishte dhe janë të shkreta Karpatet që ata braktisën në fillim shekullin VII!

Të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen në botë, kanë momentin dhe shansin historik, që duke marrë shkas prej padrejtësisë vandale të Komisionit Disiplinor të UEFA-s së mishelëve serbofilë të Evropës, të mobilizojnë dhe zbrazin kudo, në të gjithë botën e qytetëruar, në të gjitha organizmat ndërkombëtare, para të gjitha dyerve të kancelarive të botës së qytetëruar, por edhe të vetë vendeve serbofile, nxitëse të barbarisë dhe racizmit kundër shqiptarëve, të gjithë arsenalin e tyre qytetërues, juridik, kulturor, historik, shkencor, letrar, tradicional, diplomatik, politik për t’i thënë me protesta, por jo vetëm, “Jo Evropës serbofile të mishelëve”; “Jo racizmit dhe gjenocidit serb”; “Jo padrejtësive dhe paragjykimeve raciale ndaj kombit shqiptar” dhe “Po Evropës së Bashkuar, nën udhëheqjen e Gjermanisë; “Po SHBA-ve dhe të gjithë aleatëve të tyre të principeve demokratike, liridashëse e paqedashëse, të drejtësisë dhe barazisë, të lirive dhe të drejtave të njeriut”.

Në trend

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kalo në kategori