LAJMI I FUNDIT:

Serbisë i ngrehet veshi

Projekt-rezoluta serbe adresuar Nju Jorkut, e jo Brukselit ka ndezë zjarret e reja në mes të shteteve që përkrahin pavarësinë e Kosovës dhe të atyre që kundërshtojnë atë. Serbia e cila ka influencë të konsiderueshme në shtetet e Lëvizjes së Painkuadruarve, si një pandam i atëhershëm në mes të Bllokut të Varshavës dhe të NATO-s, në kohën e Titos, Naserit dhe Nehrus, ka arritur të sensibilizojë nostalgjinë vëllazërore të jugosllavëve me Afrikën dhe po përpiqet që t’i instrumentalizojë ata në një garë diplomatike në Asamblenë e Përgjithshme kundër Kosovës. SHBA dhe aleatët e saj të cilët mbështetën pavarësinë e Kosovës; kanë shtuar seriozitetin diplomatik duke ashpërsuar retorikën përball Beogradit. Vizita e Ministrit të Jashtëm gjerman, i cili është në vazhdën e takimeve në kuadër të turneut treditor ne Ballkan, ka paralajmëruar Beogradin se do të ndryshoj qasja e BE-së ndaj Beogradit nëse nuk e modifikon projekt-rezolutën duke përfshirë faktet që ka gjetur GJND-ja.

Derisa shtypi botëror po përcjell me vëmendje vizitën e Ministrit të Jashtëm gjerman, pala shqiptare ka planifikuar të ndërroj adresën e qëndrimit nga Prishtina në Nju Jork, ku do të përpiqet që në hollin e OKB-së të zhvilloj ndonjë takim me ambasadorët e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Treshi i pazakontë kryetari, kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, kanë treguar realisht se Kosova mundet edhe pa ta. Koha e pushimeve verore ka ulur edhe angazhimin e parlamentarëve, edhe pse elita politike në Kosovë “përbehet” se është duke punuar 24 orë pa ndërprerë, pa gjumë, dhe pa dritë. Paralajmërimet e bujshme të pranimit të Kosovës nga një grup shtetesh të pohuara nga Ministri i Jashtëm i Kosovës po dalin shterpe, ai tash as që po guxon të jap ndonjë operacionalizim kohor, gojor, të pranimeve të reja. Është keq që në MPJ të Kosovës është krijuar opinioni se takimet e niveleve ministër i jashtëm-ambasador janë të mjaftueshme, edhe pse dihet që ambasadorët janë vetëm “postier” të qëndrimeve të shteteve nga vijnë, ata nuk kanë asnjë të drejtë të premtojnë, ata bartin qëndrimin e shefave të tyre. Pra mungesa e takimeve e niveleve të barabarta diplomatike mungon, ky është një hendikep i madh, meqë MPJ dhe Qeveria aktualisht nuk kanë ndonjë informacion të veçantë.

Pa mëdyshje udhëtimi i treshes së Kosovës është një kuriozitet i llojit të vet, ka aty edhe dozë mosbesimi institucional, ata nuk kanë shpalosur para opinionit agjendën e vizitës, a është protokollare, zyrtare, private…apo? Përndryshe fjalori diplomatik zyrtar është kulminativ, fitoret historike janë rekuizit dëfrimi për qytetarët, të cilët janë bë sy e vesh, edhe pse situata ekonomike në vend është alarmante. Është mirë që opinioni nuk preokupohet aq shumë me premtimet e tyre megalomane, por edhe me prognozat e tyre, ngase shteti amerikan dhe diplomatët e saj të jashtëm kanë kaluar kohën e orarit ditor për të penguar Serbinë që përpiqet te përçaj anëtarët e OKB-së, në sesionin e saj të shtatorit, kur pritet të hyjë në agjendën e Asamblesë çështja e Kosovës. A do të ketë dy rezoluta apo do të mbetet vetëm një është solucion i hapur, edhe pse ky version duket shumë i përafërt.


Pavarësia e Kosovës tash për tash e njohur nga 69 vende, duke përfshirë të gjitha fuqitë e mëdha, përveç Rusisë dhe Kinës, ka krijuar një situatë relaksuese në Ballkan, fatmirësisht në vend të borisë luftënxitëse ka ulur kundërshtarët në tryezë bisedash, dhe konfrontimi luftarak i është rikthyer vlerave të civilizimit dhe demokracisë, artit të diplomacisë. Janë të përafërt titujt në shtypin botëror, përfshirë atë “Nine O’clock, Gulf Time, EU business, INO…”, e shumë të tjera të cilat kanë përçuar fjalët e Ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. Është shumë i veçantë titulli në gazetën “Gulf Time”; “Gjermania paralajmëron Serbinë: nuk ka vend në BE pa marrëveshje me Kosovën”, e cila përcjell vizitën tre-ditore të Westerwelle në ish Jugosllavi. Ministri i jashtëm gjerman e paralajmëroi Serbinë se ajo nuk ka asnjë shans për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, nëse nuk miraton një “qëndrim bashkëpunues” me Kosovën.

Serbia reagoi shpejt se ishte e gatshme për bisedime konstruktive për të gjitha çështjet që lidhen me Kosovën, dhe shtoi se ajo kurrë nuk do të pranojë se pavarësia e Kosovës është një çështje e kryer. Westerwelle tha, pas bisedimeve me kryeministri serb, Mirko Cvetkovic se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, por theksoi se blloku nuk do të pranoj anëtarë të rinj ata që kanë bartin mosmarrëveshjet e jashtme. “Sipas mendimit tonë, anëtar i Bashkimit Evropian mund të bëhet vetëm ai vend që ka për qëllim bashkëpunimin dhe është përgatitur për të zgjidhur vështirësitë e fqinjësisë me bashkëpunim”, tha ai kur u pyet për marrëdhëniet e serbëve dhe Kosovës.

Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës u ndezën muajin e kaluar pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) lëshoi një mendim jo-detyrues se shpallja e Prishtinës për pavarësi nga Serbia më 2008 nuk e shkel ligjin ndërkombëtar. Mosmarrëveshja është drejtuar për një përballje në Kombet e Bashkuara muajin e ardhshëm, me rezoluta rivaliteti që Beogradi e Prishtina kanë për qëllim të paraqesin në Asamblenë e Përgjithshme. Serbia ka paraqitur një rezolutë të re për Kosovën duke bërë thirrje për bisedime të reja për të gjitha çështjet e pazgjidhura, por në të njëjtën kohë ajo dënon shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht nga kritikat e shumta evropiane ndaj rezolutës serbe, qeveria serbe është zotuar se nuk do të tërhiqet. “Serbia nuk do të tërheq rezolutën e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, megjithatë ne jemi të gatshëm për bisedime konstruktive për të gjitha çështjet, duke përfshirë rezolutën”, tha ministri i jashtëm Vuk Jeremiç pas takimit Westerwelle.

Kosova, me banorë të saj 2mn – më shumë se 90% e tyre shqiptarë etnikë – njëanshmërisht shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008, pas negociatave të ndërmjetësuara nga OKB për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të dështuar.
Westerwelle, i cili gjithashtu zhvilloi bisedime me presidentin serb Boris Tadic dhe krerët e opozitës serbe, tha gjatë një diskutimi me studentët që kanë studiuar në Gjermani se shkëputje e Kosovës është një fakt që Serbia do të duhet të pranojë. “Pavarësia e Kosovës është realitet”, tha ai. “Nuk ka asnjë pikë në mohimin e fakteve”.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori