LAJMI I FUNDIT:

Serbia rehatohet vetëm në kufijtë e Pashallëkut të dikurshëm të Beogradit

Kisha Ortodokse Serbe autore e të gjitha fatkeqësive

Historia e kasaphanës që shkaktoi Serbia në Ballkan sikur nuk ka të sosur. Ledhatimet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe pushtetarëve të saj, bënë që shtetet që u pavarësuan nga ish krijesa me emrin RSFJ, ende ndihen të rrezikuara nga Serbia. Në mos për asgjë tjetër, Serbia tash e 21 vjet ngacmon në mënyrat më të ulëta fashiste, të gjitha shtetet që dolën nga ish Serbosllavia e madhe të cilën e kishte krijuar Kisha Ortodokse Serbe me ndihmën Rusisë dhe të fuqive të kohës.

Nuk ka nevojë të shfletohen shumë libra të vjetër të historisë se Ballkanit për të vërtetuar se Serbia ka punuar me dredhi në një rajon ku interesimi i popujve të tjerë duke qenë të pushtuar nga perandori të ndryshme sikur kishte rënë në gjumë. Të gjitha rrethanat e kohës i shfrytëzoi me djallëzinë e saj nazifashiste KOS-i dhe produkt i kësaj politike ishte edhe krijimi i Mbretërisë SKS por edhe i krijesës që doli pas Luftës së dytë botërore me emrin RSFJ.


Ish Jugosllavia nuk ishte realisht asnjëherë territor serb, por brenda kësaj formule u fsheh vetë Serbia me të gjitha politikat e saja shfarosëse ndaj popujve tjerë më të vegjël.
Megjithëse Serbia shkaktoi të gjitha luftërat në ish trevat e Jugosllavisë ajo i shpëtoi dënimit kapital për gjenocid nga tribunali për krime lufte në Hagë. Edhe pse dihet ashiqare se kush nisi luftën dhe kush shfarosi dhjetëra mija civil duke filluar nga Sllovenia deri në Kroaci, BeH e Kosovë. Në këto lufta, që janë të gjitha krime të ndyta mbi popullatën civile, morën pjesë më shumë se 800 mijë trupa ushtarake, paramilitare e policore nga territori i Serbisë së sotme, ky fakt asnjëherë nuk u zyrtarizua për të marrë dënimin e merituar.

Serbia nuk bëri luftë në Maqedoni dhe në Mal të Zi ngase sot e kësaj dite ajo këto dy shtete të njohura ndërkombëtarisht nuk i njeh dhe i nënçmon me metodat më të ndyta, duke u tallur shpeshherë me to në format më poshtëruese. Malaziasve u mohon edhe vetë qenien kombëtare ndërsa kombin maqedonas nuk e njeh fare.
Me Kroacinë,sado që në kohen e fundit janë parë disa vizita kurtuazie nga drejtuesit politik serb në Kroaci dhe anasjelltas,armiqësia serbe ndaj kroatëve nuk ka qenë asnjëherë në nivel më të lartë. Madje urrejtje të madhe Serbia vazhdon të ketë ndaj Sllovenisë, më së shumti për çështjen e Kosovës ngase siç dihet Republika sllovene përherë ka përkrahur çështjen e drejt të shqiptarëve të Kosovës.

Në raport me Kosovën, përkatësisht me shqiptarët, Serbia nuk ka ndryshuar në asnjë aspekt përveç atij ushtarak, të cilin ia kanë penguar fuqitë perëndimore me luftë.
U harruan viktimat që shkaktoi Serbia në të gjithë territorin e ish RSFJ-së dhe tash disa vjet vendet që u pavarësuan sikur u ndien të akomoduara dhe madje nuk u morën as me përshkrimin dhe dokumentimin e gjithë e atyre krimeve që bëri Serbia mbi ta. Duke i lenë hapësirë të gjerë medieve kriminale serbe, doli sikur të gjithë popujt tjerë benë krime mbi serbet e jo ashtu siç kishte ndodhur me të vërtetë. As edhe një nga vrasësit serb nuk u burgos e as u gjykua nga drejtësia. Të gjithë ata liderë serbë që u nxorën para tribunalit të Hagës në të shumtën e rasteve as që kanë parë luftën dhe janë dënuar vetëm si urdhërdhënës.

Vrasësit iu shmangen mirë të gjitha arrestimeve të mundshme duke u strehuar atje prej nga kishin ardhur, në Serbi. Kur dihen të gjitha faktet dhe personat me emër e mbiemër, nuk mund të pretendohet se Serbia e tashme mund të bashkëpunojë për vendosjen e paqes në rajon. Në Serbi, shumica dërmuese e atyre që sot drejtojnë shtetin ,janë ose vrasës të deridjeshëm ose bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vozhdit.

Diplomacia ndërkombëtare duhet të qartësoj shumë më tepër politikën e saj karshi Serbisë ngase format e deritashme jo që nuk kanë dhenë rezultat por gjithë investimi i bërë deri tash mund të shkoj huq nëse vazhdohet kështu. Sot ose kurrë mund të shihet haptazi se si Serbia tallet me të gjitha ata që flasin për paqe në Ballkan.

Atëherë kur u harrua Kosova

Atëherë kur u harrua Kosova dhe kur faktikisht ish republikat sllave,përveç Sllovenisë, ia lanë duart e lira Serbisë që të bëjë çka të dojë me shqiptarët, u pa se Serbia nuk rehatohet me kaq. Të gjithë atyre që votuan për Serbinë u doli jo pak problem. Nëse nënçmohet tallja e tashme serbe me bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet fqinje situata një ditë mund të dali lehtë nga kontrolli dhe atëherë do të nevojitet angazhim i dhjetëfishtë për t’ia bërë Serbisë,vendin që meriton.

Kush ndërmjetësoi për paqe me Serbinë?

Atëherë kur plasi luftë e hapur pushtuese e Serbisë mbi të gjitha republikat ish jugosllave,bashkësia nderkombëtare shpresonte se me negociator të rangjeve të ulëta do të mund të vendoste paqen në rajon. Kjo doli të jetë mashtrim. Në Slloveni, APJ-ja e dikurshme u vu nen komandën serbe. Sllovenia hyri me zor në luftë, e cila për fat të mirë por edhe në saje të organizimit të shkëlqyeshëm e të vendosur të mbrojtjes se kësaj republike nuk zgjati shumë.

Vetëm në Slloveni ushtria serbosllave kapitulloi pa kushte duke lënë edhe shumicën e armatimit. Në Kroaci serbët shpallën dy Republika të quajtura SAO Kraina serbe dhe shkëputën përkohësisht shumicën e territorit kroat. Lufta në Kroaci zgjati më shumë dhe asnjë negociator i jashtëm nuk ia doli të arrij çfarëdo marrëveshje me serbet, megjithëse ato oferta paqeje ishin shumë më të favorshme për serbet, se sa lufta. Krimet më të rënda ushtria dhe paramilitarët serb i bënë në rajonin e Kninit dhe në Vukovar. Epilogu i luftës dihet.
Stuhia (Oluja)e ushtrisë çlirimtare kroate bëri që të mos ketë më as SAO Kraina por as popullatë serbe në ato vise ku ata ishin edhe shumicë etnike.

Dhe derisa BeH po bënte sehir dhe pa shpresonte dhe ëndërronte për mundësi paqeje, doli krejt mashtrim dhe Serbia u hodh me të gjitha forcat dhe potencialin ushtarak, paramilitar e policor mbi popullatën muslimane boshnjake. Në republikën e pranuar ndërkombëtarisht dhe në OKB të Bosnjës e Hercegovinës Serbët bënë krimet më të tmerrshme që mund të jenë parë që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. As nga BeH nuk u nxor mësimi i duhur dhe në Dejton të SHBA-së marrëveshja e paqes legjitimoi Republika Serpsken , krijesën gjenocidale dhe të pastrimit etnik të territorit nga boshnjakët mysliman. Bosnja,po edhe bota së bashku me te, pa kampe përqendrimi si në kohën e nazizmit dhe likuidime masive të popullatës civile si në Srebrenicë dhe Sarajevë. Kosova as atëherë nuk u përfshi në asnjërin nga kombinimet e paqes,megjithëse ,vetëm ata që nuk kanë asnjë lidhje me diplomaci kanë mund të shpresojnë se këtu nuk do të ketë luftë.

Negociatoët e urtë si Jasushi Akashi, Sajrus Vens apo Lordi Oven do të vizitojnë shumë herë Beogradin dhe do të marrin premtime boshe për paqe nga Vozhdi, por në terren gjaku rridhte lumë.
Vetëm atëherë kur në skenë dolën negociatorët si Gelbard e Hollbruk dhe gjeneralët Klark e Nojman dhe atëherë kur Vozhdi po ballafaqohej me fjalorin konkret të masave që do të ndërmerren, u pa se rrugëdalje tjetër nuk ka mbetur përveç luftës.
Vozhdi megjithëse kishte parë me sy se nuk po i shmangej dot bombardimit, asnjëherë nuk kishte besuar se bombat vërtetë do të binin mbi vendin e tij.

Serbia është dashur të nënshkruaj kapitullimin pa kushte, gjë që nuk u detyrua ta bëjë

Serbia nuk nënshkroi kapitullim as në Kroaci, as në Bosnje e Hercegovinë,por së fundi as në Kosovë. Ushtria serbe doli e pa dënuar nga lufta dhe prej andej tërhoqi gjithë forcën e gjallë dhe arsenalin e armatimit.

Të gjithë ata që bënë krimet më monstruoze që janë parë pas Luftës së dytë botërore u tërhoqën në Serbi, në territorin e “Republika Serpskes” por edhe në pjesën veriore të Kosovës ku vazhdojnë të bëjnë jetë të qetë pa asnjë mungesë dhe pa asnjë rrezik për çfarëdo dënimi apo ndjekjeje ngase ata edhe sot e gjithë ditën i mbron pushteti serb i cili në të shumtën e rasteve përbëhet nga ish eprorët dhe përkrahësit e Vozhdit. Historikisht nuk dihet edhe një rast kur Serbia ka nënshkruar një marrë veshje paqeje dhe e ka respektuar. Ajo përherë për mes obstruksioneve nga më të ndryshmet iu ka shmangur cilitdo zbatim të cilës do pikë të marrëveshjeve. Sa herë ka nënshkruar ndonjë marrëveshjeje Serbia ka shpallur referendum për te dhe kështu gjithçka ka mbaruar. Është përfolur së fundi, prapë një referendum lidhur me marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën.

Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që t’i besojnë Serbisë, së paku atyre që sot drejtojnë këtë fatkeqësi të Ballkanit dhe nuk do të duhej ta ndien vetën komod. Paqja jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan do të mbetet peng gjithë derisa Serbisë të mos i caktohen kufijtë e saj, atje ku i kishte para se të fillonte aneksimin e territoreve të huaja dhe gjenocidin mbi popujt tjerë të këtij rajoni. Serbia rehatohet vetëm kur do të ketë kufijtë e Pashallëkut të dikurshëm të Beogradit, ku dihet se kishte më shumë se 100 xhami dhe ku kishte shumë më shumë agallarë e bejlerë turq dhe jo më shumë se numër të mjaftueshëm shërbëtorësh serb.
Serbia është dashur të nënshkruaj kapitullimin pa kusht, gjë që nuk u detyrua ta bëjë.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori