LAJMI I FUNDIT:

Serbia, nesër ka për ta kërkuar Planin e Ahtisaarit

Kur Serbia, por edhe ballkanasit tjerë, flasin për do far vijash të kuqe, duken komik. Këto ditë, shumë herë foli zëvendësi i S.Milosheviqit, Daçiç. Ai madje përmendi edhe do far vijash të kuqe dhe vetëm sa nuk tha se ato ishin dhe kanë mbetur ëndërr e Vozhdit.

Fatkeqësisht, mu për shkak të politikes gjakatare serbe, shumë herë kufijtë e vendeve të Ballkanit janë shënuar me gjak të viktimave të pafajshme të popujve jo serb. Gabimi me i madh i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë dhe mbetet njohja e vazhdimësisë së Jugosllavisë nga Serbia dhe mos detyrimi i krijesës se mbetur për të nënshkruar kapitullimin e pakusht.

Gjithçka që po ndodhe sot, dhjet vjet lufte, në trevat e ish RSFJ-se, dëshmon se Serbia vazhdon të imitojë Jugosllavinë. Beogradi po flet edhe më tutje në emër të ish RSFJ-së. Madje, prokuroria serbe ende shkruan e shpërndan aktakuza të reja në bazë të ligjeve të ish Jugosllavisë.


Serbia nuk ka synim vetëm destabilizimin e Kosovës

Serbia me politiken dhe veprimet saj më shumë se njëzet vjeçare nuk ka për qellim të destabilizojë vetëm Kosovën. Serbia vazhdon te mbetet e përkushtuar dhe me apetit për ta gëlltitur jo vetëm Kosovën, por mbi gjysmën e Bosnjës (Republika Serpsken) dhe një pjesë të madhe të Malit të Zi. Serbia aktuale po shpreson se nga një lufte e re eventuale, vet do të dali me pak viktima dhe me shumë territor etnikisht të pastër. Serbia po mendon se do të kalojë pa ndëshkuar si në luftën e fundit.

Serbia po harron se vendet që dolën nga ish krijesa sllave tashmë janë shtete të pavarura e kanë formuar e zhvilluar edhe forcat e tyre të armatosura, e disa janë edhe anëtare të NATO-s. Serbia kobzezë, ende llogarit edhe përfshirjen eventuale të Rusisë në Luftë. Nga zhvillimet aktuale mund të ndodhë lehtë që Serbia një ditë të kërkojë Planin e Ahtisarit, si atë Z4 në Kroaci, por do të jetë vonë. Edhe Milorad Dodik i cili përditë vazhdon të tallet me Shtetin e tashëm, me emrin Bosnja e Hercegovina, nesër do ta kërkojë një Dejton tjetër, që po ashtu do të jetë vonë.

Bashkësia ndërkombëtare serish duhet t’i fuqizoj sanksionet ndaj Serbisë

Evropa ia hoqi sanksionet Serbisë, në të cilën ende qeverisë partia dhe ideatorët e politikes së Millosheviqit.
SHBA dhe Evropa, Serbisë ia hoqën sanksionet ndërsa ajo vazhdon të ngre barrikada.
Evropa po mendon se duke financuar regjimin serb, ai do të zbutet dhe do të evropianizohet, por deri tash doli e kundërta.

Mitet dhe gënjeshtrat serbe ende po shiten si në mesjetë

Nëse dikush mendon se Serbia do të kënaqët vetëm me zgjidhjen e problemit të saj me Kosovën, gabon rënd, historia e dëshmon të kundërtën. Jo fort moti, kur Ish Jugosllavia ende po funksiononte dhe kur vozhdi kishte filluar ngritjen e tij, sulmi kryesor ishte përqendruar mbi Kosovë. Ishin mbledhur falangat serbe në Gazimestan për të thënë se aty është tokë e shenjtë serbe dhe pak më vonë edhe në Beograd, para masës se shfrenuar doli të flas ish anëtari i Kryesisë se RSFJ-së, Raif Dizdareviq, i cili i garantoi ata se me Kosovën do të mund të bënin ç’farë të donin. Kishte menduar ai, dhe jo vetëm ai, se duke kënaqur apetitet serbe gjithçka do të mbarojë me Kosovën, po aty në Kosovë, por ishin mashtruar të gjithë.

Gjithë ajo që po ndodh sot, pak dallon nga ngjarjet e vitit 1990, sa nuk do koment. Askush nuk ka nevojë të jetë shumë i mençur për të lexuar dhe kuptuar politiken serbe. Serbia realisht nuk njeh fare jo vetëm Kosovën, por as Malin e Zi e Bosnje e Hercegovinën, dhe vetëm pret rastin për t’i zhbërë ato.

Nëse faktorët relevant vendimmarrës harrojnë historinë e zhvillimeve të fundit në Ballkan, ata le të përgatiten që sot për luftë të re, për viktima dhe kolona të reja refugjatesh. Kësaj radhe Serbia duhet të llogarisë mirë se raporti i krimeve nuk do të jetë, njëqind kundruall një në favor të saj, por lehtë mund të ndodhë e kundërta.

Nëse serbet nuk e duan planin e Ahtisarit, shqiptarët nuk do të kishin më as edhe një arsye të zbatojnë atë.

Plani i Ahtisarit, gur i paqes në Ballkan

Nëse në çfarëdo rasti cenohet plani i paqes që u vendos nga NATO e pastaj me shkrim dhe ndërmjetësim edhe nga Ahtisari, në Ballkan më nuk vlen asnjë vi kufitare. Shumë skena ndarëse u vendosen nga opinionit, analistë e gazetarë të ndryshëm në medie. Shume projekte u panë të botohen nëpër gazeta, por, pak kush u mor me esencën e problemit të kufijve në Ballkan.

Nëse dikush cenon paqen e vendosur me aq mund në Ballkan duhet të ketë parasysh të gjitha skenat e mundshme të zhvillimeve të pakontrolluara të cilat mund të ndodhin. Edhe durimi I bashkësisë ndërkombëtare një dite mund të shterojë.

Serbia ende nuk është përballur me kriminelët e vet

Ata që kanë faj me se paku, një ditë, lehtë mund të bëhen refugjat. Një ditë mund të bien viktimë, jo kriminelët që po bëjnë orgji në pjesën veriore të Kosovës, por popullata e pafajshme që jeton atje me njëmijë halle.

Jeremiq, Ivanoviqi, Bogdanoviqi, Irinej, Artemije, po as ata që sot me dhunë nxjerrin njerëzit nga shtëpitë për të qëndruar në barrikada nuk do të jenë refugjat, as pa shtëpi, por do të jetë popullata vendase viktimë e bandave kriminale.

Nuk do te vriten djemtë e Jeremiqit e Dacicit në luftë, por bijtë e punëtorëve dhe fshatarëve serbë, të cilët mëzi arrijnë të sigurojnë ekzistencën lakuriqe.

Në cilindo konflikt të mundshëm të cilin po e ndjell Serbia, nuk do të këtë refugjat që ikin vetëm nga trojet boshnjake apo shqiptare, por shumë mund të ikin edhe nga Beogradi.

Serbisë nuk i bëjnë përshtypje fare, serbët e Kosovës të cilët jetojnë në jug të Ibrit. Serbisë, një copë toke e Kosovës i mjafton për të ngarendur të shkruaj mite të reja për toka pa njerëz. Serbisë, pas çdo disfate, i është dashur edhe një disfate tjetër, për të krijuar edhe një mit tjetër.

Serbia është bërë demokratike vetëm sa ka qenë ulur në tryezë të bisedimeve. Derisa në njërën anë Serbia po pranonte vulat e doganave të Kosovës, në anën tjetër, nuk po i njihte kufijtë e shtetit me të cilin po bisedonte. Krejt kjo, dukej tragjik-komike. Vetëm djalli mund të merrte vesh atë që po mendonte diplomati serb gjatë bisedimeve.

Mediet serbe ende në rolin e piromanëve të luftës

Mediet serbe vazhdojnë të kenë rolin e dirigjentit në Barrikada. Gazetari i RTS-it edhe tash sikur para njëzet e më shumë vjetëve po i prinë valles së luftës. Në barrikada gjendet reporteri i B-92-shit. Direkt nga barrikadat njoftojnë edhe reporterët e të përditshmes Pravda dhe të javores Peçat. Atje, vështirë ose fare, nuk mund të afrohen gazetarët shqiptarë e as të huaj nga bota.

Nga informacionet e medieve serbe duket sikur forcat e NATO-s po i komandon Tadiqi, Jeremiqi apo G.Bogdanoviqi. Nga informacionet serbe duket sikur popullata lokale po u shtron kushte ushtarëve të KFOR-it, ndërsa të gjithë e dinë mirë rolin dhe pse ata ushtarë gjenden aty.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Magazina
Kalo në kategori