Serbia në rrugën e vetëmashtrimit
Gjithë përpjekjet dhe takimet ndërmjet treshes Thaçi-BE-Daçiq, nuk rezultuan me nënshkrim të marrëveshjes. Të gjithë e prisnim këtë, sepse deshëm apo nuk deshëm, ishte një alternativë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, mbi të gjitha, ishte hapje rruge e atyre banorëve që jetojnë në mes te tmerrit që 14-të vite – mundësi për tu integruar në shoqërinë e re dhe për tu mësuar me realitetin e ri. Ata banorë të veriut të Kosovës më në fund duhet ta kuptonin që ardhmja e tyre është e lidhur me Kosovën dhe me institucionet e saj. Po ashtu ,kjo marrëveshje ishte një indikacion që të dy shtetet janë në rrugë drejt integrimeve evropiane. Por, siç duket, Serbia e ka zhytur veten thellë në zgavrën e vetëmashtrimit dhe e ka të vështirë që të dalë nga aty. Por, akoma më të vështirë e ka që të reformojë diskursin nga ultra-nacionalizmi – në diskurs të vlerave demokratike.
Ndonëse Serbia e ka shumë të qartë se veri i Kosovës është territor i shtetit të Kosovës, po përpiqet të luajë lojë me top dhe në minutat shtesë ta jep një gol. Ndërsa, shihen të parealizueshme përpjekjet e saja, meqë e ka të njohur qëndrimin e zyrtar të Prishtinës, por edhe të faktorit ndërkombëtar.
Kjo lojë e tyre është e njohur si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. Kosova ia ka bërë të qartë faktorit ndërkombëtar se Serbia është duke vepruar në veri të Kosovës dhe duke i mbajtur peng ata banorë. Po ashtu, është fakt i njohur ndikimi i kishës ortodokse në bashkëveprim me qeverinë e Serbisë. Ky bashkëveprim doli haptazi kur kryetari i Serbisë dhe kryeministri serb Daçiq, me disa qeveritarë nga kabineti i tij, ende pa marr vendim qeveritar-shtetëror për bisedimet që i zhvilloi radhazi si treshe, u taku me Patrikun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej. Ky takim ishte përcaktim përfundimtar se si të veprohej më tutje. Pas këtij takimi Serbia doli me vendimin se nuk do të nënshkruaj marrëveshjen. Bashkëveprimi flet qartë se Qeveria e Serbisë, politikat e saja karshi Kosovës i zien në bashkëpunim me Kishën serbe.
Nga kjo mbeti për të kuptuar se qeveria serbe nuk është e aftë të marr vendim konform përgjegjësive që ka dhe bëri të ditur se Kisha serbe nuk e ushtron vetëm funksionin e saj religjioz. Kjo dëshmoi edhe atë se kisha serbe është e involvuar në çështjet politike, pasi që është e thirrur që të merret me çështjet politike, siç është marr gjatë gjithë historikut të saj dhe luftës së fundit në Kosovë.
Burrështetasit serbë kërkuan sinjal nga Kisha se si të veprohet më tutje. Ata në radhë të parë do të duhej të ishin më hapur dhe t’i qaseshin çështjes në realitet siç është, të jenë më konstruktiv, jo vetëm karshi qeverise serbe, por edhe karshi popullit të tyre; t’i fundosin ato mite të rrejshme se pikërisht nga Kisha janë krijuar ato mite e që nuk gjejnë forcë të lirohen.
Siç duket nuk po mjaftojnë vetëm bashkëveprimet e qeverisë së Serbisë me kishën. Por, po duhet edhe me Rusinë. Për këtë Daçiqit ju desh që të shkojë edhe në Rusi e të mirët vesh se si duhet vepruar dhe çfarë me bë më tutje?
Megjithëkëtë, po supozohet se mund të ndryshohet në mënyrë drastike qëndrimi i qeverisë serbe. Topi po sillet në mes dhe se a do të vazhdojë apo jo loja me minuta shtesë, nuk ka qartësim të saktë. Por, nëse nuk vetëdijesohet dhe nuk bëhet e përgjegjshme qeveria serbe të nënshkruaj marrëveshjen e cila është duke e pritur në zyrën e Baroneshes Ashton, me siguri që nuk do të ketë pritje në pafundësi dhe më pas do t’u vije radha penaltive.
Nëse loja politike nuk përfundon me marrëveshje, por me penalti, atëherë do të jetë një lajm i ithët, por njëherësh edhe një fiasko e rënd për BE-në dhe për baroneshën Ashton.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë