Mehmet Emërllahu
Vizita e para pak ditëve e kryeministrit turk, Erdogan në Kosovë dhe takimet e tij me dy kryeministrat shqiptarë,Thaçin dhe Ramën, takimet dhe bisedat e tyre reciproke për çështje të ndryshme, ishin të themi të përzemërta dhe produktive në planin e bashkëpunimit të sotëm dhe të nesërm të tri shteteve: Turqisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Ndoshta shkas i vizitës ishte, ndër të tjera, përurimi i aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, një investim prej më shumë se 130 milionë dollarësh i Qeverisë turke në Kosovë, që është një nga investimet e rëndësishme të Turqisë në vendin tonë.
Kryeministri turk, Erdogan, erdhi më këtë rast në përurimin e aeroportit në Kosovë dhe mbajti një fjalim rasti, ku përveç të tjerëve , morën pjesë edhe dy kryeministrat shqiptarë, të cilët po ashtu folën për rëndësinë e këtij projekti të ndërsjellë. Përveç aeroportit, derisa po qëndronte në Kosovë, kryeministri turk pati edhe takime e biseda të tjera me personalitete, të cilat kaluan në një atmosferë miqësore. Nga këto takime dhe biseda të ndërsjella ndërmjet udhëheqësve të lartë, kryeministrave të tre vendeve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të sotëm dhe të nesërm në favor të zhvillimit të fushave të ndryshme, të investimeve në vende të ndryshme të rajonit, siç janë edhe Shqipëria dhe Kosova.
Deri këtu jemi në rregull, por në mbyllje të kësaj vizite, gazetarë dhe përfaqësues të asociacioneve të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri dolën në opinion me vërejtje dhe kritika kundër fjalimit të Erdogan, i cili paskësh thënë ndër të tjera se “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”?! Por, ndaj këtij fjalimi menjëherë kanë reaguar me nguti organet më të larta të qeverisë serbe, sepse sipas tyre, “Kosova është Serbi” dhe ndryshe s’bën fare! Kështu, Serbia që s’ka lënë gjë të keqe mbi tokë pa bërë kundër Kosovës dhe shqiptarëve , e vazhdon çdo ditë e më shumë, qenka prekur shumë nga fjalimi i Erdogan, sepse iu paska cenuar “integriteti territorial i saj”! Edhe më keq, ministri i Jashtëm turk, Davautogli, paska biseduar me ministrin e Jashtëm serb Mërkiç dhe në njëfarë mënyre janë dhënë sqarime rreth bisedave të kryeministrit turk Erdogan në Prishtinë dhe sidomos për fjalinë që u tha më lartë dhe që qenka nxjerr nga konteksti i një fjalie më të gjatë dhe që sipas tij nuk është krejt njësoj…
Atëherë shtrohet pyetja: pse u dashka dhënë shpjegime Serbisë për një fjalim të mbajtur në Kosovë, aq më parë kur ai s’ka dhe s’kishte të bënte fare më Serbinë, por vetëm me Kosovën? Serbia dihet se vazhdon edhe më tutje me pretendimet ndaj Kosovës edhe pse Kosovën e ka të humbur sepse ajo kurrë nuk ka qenë as kurrë nuk do të jetë serbe, aq më shumë kur në luftën e fundit me Aleancën Euroatlantike, ku ka marrë pjesë edhe Turqia, e ku Serbia përfundimisht e ka humbur dhe është përshëndetur me Kosovën. Të tjera janë pretendimet, sepse humbësi gjithmonë ka pretendime.
Tani, Turqia, një ndër të parat e Aleancës ka marrë pjesë në dëbimin e Serbisë nga Kosova pikërisht për gjenocidin që ka ushtruar ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë, u dashka ta pyes Serbinë kur të shkojë dhe çfarë të flasë në shtetin e ri të Kosovës?! Një absurditet i skajshëm: qenka “cenuar integriteti i Serbisë” dhe Serbia qenka prekur shumë. Punë e madhe… Të tjera janë raportet me shtetet sovrane, Kosovën dhe me Shqipërinë, të cilat Turqia dita më ditë po i zgjeron në plane të zhvillimit dhe të tregtisë që janë me interes reciprok dhe që duhet vazhduar, kurse Serbia është e mbytur deri në fyt me dhunën dhe problemet që i ka shkaktuar Kosovës dhe që pa fijen turpi vazhdon me pretendime të tjera… Borxhi i saj ndaj Kosovës është aq i madh, sa duhet vazhdimisht ta ulë kokën, të mendojë si të sillet tani e tutje me Kosovën, e jo të bëjë zhurmë kot së koti. Marrëdhëniet me Turqinë ajo i ka të ndara, siç i ka të ndara edhe Kosova dhe këto marrëdhënia secili vend i zhvillon sipas interesit të vet, pa iu përzier njëri-tjetrit.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri